Një 13-vjeçar në Rusi ka vrarë motrën e vet 17-vjeçare me pushkë, pasi kjo e fundit nuk i jepte telekomandën e televizorit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në një fshat siberian, në kohën kur dy fëmijët ndodheshin në dhomën e tyre, duke parë versionin rus të “Big Brodher”. Djali kërkonte që të shihte një program tjetër, ndërsa e motra donte të shihte versionin rusë të “Big Brodher”. Për këtë arsye, ai e ka qëlluar me pushkën e të jatit në kokë. 13-vjeçari nuk mund të ndiqet penalisht, për shkak të moshës së tij. Ai është shtruar në një program psikoterapik. Mediat ruse thonë se 13-vjeçari nuk ka shfaqur asnjë akt pendimi për vrasjen e së motrës.