Eros Ramazoti, për herë të dytë baba

16 Shkurt 2011, 10:29Lifestyle TEMA

Këngëtari i njohur italian, Eros Ramazoti, pret që të bëhet baba për herë të dytë. Kështu bëhet e ditur në sajtin oggi.it. E dashura e këngëtarit, modelja Marica Pellegrinelli, sipas sajtit, është shtatzënë në muajin e tretë. Fëmija pritet që të lindë gjatë qershorit. Ramazoti ka edhe një fëmijë tjetër, 14-vjeçaren Aurora, nga lidhja e tij e mëprashme me aktoren e njohur, Michelle Hunziker.

Lini një Përgjigje