Gazeta National Enquirer ka publikuar fotot e shefit të kompanisë Apple, Steve Jobs, më i dobët se kurrë. Ai vuan nga kanceri dhe gazeta thotë se i kanë mbetur vetëm gjashtë javë jetë. Trupi i tij duket si një skelet. Gjeniu 55 vjeçar deklaroi në janar se po tërhiqej për arsye shëndetësorë. Edhe mjekët e tij thonë se nuk mund të rezistojë më shumë pasi ka humbur shumë në peshën trupore. Pasuria personale e Jobs llogaritet 6 miliard dollarë.