Ndoshta limuzinat kanë dalë nga moda për dasma. Për këtë arsye, një britanik ka menduar një ide origjinale, duke krijuar një agjenci, e cila, në vend të limuzinave, për dasëm ofron tanke. Këto të fundit përdoren për të shoqëruar nusen. Agjencia i shpërndan tanket pothuajse në gjysmën e botës, me çmime që ndryshojnë në varësi të kërkesave të klientëve.