Një grua nga zona e Pizës në Itali, ka marrë patentë në moshën 88-vjeçare. Miranda Brigiotti, e lindur në vitin 1923, nuk ka drejtuar asnjëherë automjet në jetën e saj. Por, duke qenë se në lokalitetin ku ajo jeton automjetet e shërbimit publik mungojnë, është detyruar që të hyjë në një kurs patente, në mënyrë që të drejtojë makinën, pasi nuk ka se me çfarë të lëvizë. “Në rajonin e Calambrones, ku jeton unë, kalojnë shumë pak autobusë. Për këtë arsye, automjeti është fondamental për të lëvizur”, ka thënë 88-vjeçarja për mediat italiane. Në Itali, ajo është personi më i vjetër në moshë që ka marrë patentë dhe me humor kanë filluar ta quajnë “gjyshja e shpejtësisë”.