Kirsty Nicholson, 23 vjeç, kur ishte e vogël vuante nga një gjendje e rëndë e klaustrofobisë (frikë nga hapësirat e vogla dhe të mbyllura). Por nëna e saj vendosi që ta kurojë në mënyrën e saj. Ajo e urdhëroi të hynte në një kosh të vogël plehrash. Që atëherë ajo ia ka dalë më sukses të mposhtë sëmundjen dhe është bërë një performuese brilante në cirk, ku përdor aftësinë e saj për të hyrë në hapësira tepër të ngushta.