Aksident me 300 km/h, shpëton

19 Shkurt 2011, 11:09Lifestyle TEMA

Një 28-vjeçar nga Xhenoa mund të quhet njeri me fat, pasi ka mundur që të shpëtojë për mrekulli gjatë një aksidenti, teksa udhëtonte me 300 km/h. I riu ka marrë disa lëndime, por është jashtë rrezikut për jetën. Por, ndërsa duhet t’i gëzohet jetës, duhet të ndjejë edhe keqardhje, pasi automjeti i tij, një Pagani Zonda e vitit 2007, e cila kushton më shumë se një milionë euro, u shkatërrua plotësisht.

Lini një Përgjigje