Ndërsa rrjetet sociale si Facebook, kanë shtuar mundësine e takimeve virtuale, ato kanë shtuar edhe mundësine e rritjes së shkallës së stresit. Shkëmbimi i mesazheve, kërkesat e miqësive, të jesh prezent gjithmonë etj, po bëhet gjithnjë e më shumë e vështirë dhe stresuese. Kështu bëhet e ditur nga një studim i kryer nga ana e Universitetit Edimburgo . Një pjesë e njerëzve kanë deklaruar në këtë studim se vuajnë nga një lloj ankthi nëse nuk janë në korrent me ato që thuhen dhe shkruhen në Facebook. Më shumë se një person në 10, ka deklaruar se “nëna” e rrjeteve sociale, Facebook i shkakton shqetësim, 3 në 10 kanë deklaruar se mërziten kur refuzojnë kërkesat e miqësive, ndërsa 12 % e të anketuarve thonë se i bezdisin kërkesat e shumta të miqësive.