Debati nëse telefoni celular shkakton probleme trurit është gjithmonë i hapur. Por, një studim i fundit ka treguar se celulari nuk ka lidhje me tumoret cerebrale. Studimi është kryer nga ana e Universitetit të Mançesterit, që ka marrë në analizë një numër të madh persona të prekur nga tumoret cerebrale mes viteve 1998-2007. Të dhënat kanë treguar se celularet dhe tumoret cerebrale nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Deri më tani, ka pasur teori të shumta, të cilat pohonin se telefoni celular shkakton probleme dhe tumore në kokë.