Para selisë së presidentit të Kosovës është organizuar një protestë kundër zgjedhjes së Behgjet Pacollit president. Të rinjtë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe anëtarë të organizatës studentore “Reforma” kanë vendosur posterë me mbishkrimin “Pacolli nuk është president i popullit”, “Pacolli president i Hashimit”.
Po ashtu në këtë protestë është kërkuar që të respektohet Kushtetuta e Kosovës, ndërkohë që vazhdimisht përmes një zmadhues zëri është lëshuar të dëgjohet fjala e kryeparlementarit Jakup Krasniqit, në seancën e 24 shkurtit ku i bënë me dije Hashim Thaçit se veprimi i tij për të marrë pauzë pesë minutëshe është antikushtetues, raporton Telegrafi.
Protesta të tilla janë paralajmëruar edhe ditëve në vijim.
Ndryshe, vazhdon të kontestohet zgjedhja e Pacollit president. Derisa, shoqatat e luftës nuk e njohin zgjedhjen e Pacollit president, Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dërguar këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese.
Megjithëkëtë, faktori ndërkombëtarë ka mirëpritur zgjedhjen e institucioneve të Kosovës./zëri/
Comments are closed.
PO SHYQYRE MORE QE ME NE FUNDE PO TREGONI QE KA EDHE NE KOSOVO OPOZITE BRAVO DHE JU UROJE SUKSESE NE REZIMIN E KETIJ SLLAVO GJYSEM SHQIPFOLES
Gazetaret duhet te bejne kujdes dhe te mos e perdorin me shprehjen -faktori nderkombetar- se na perzihet dhe nuk mbarojme dot se lexuari shkrimin