Apeli lë në qeli gardistin e akuzuar për vrasjen e Ziver Veizit

10 Mars 2011, 17:15Politika TEMA

Gjykata e Apelit ka lënë në qeli gardistin e akuzuar për vrasjen e demonstruesit Ziver Veizi më 21 janar. Apeli ka kundërshtuar kërkesën e Agim Llupos, i cili kishte kërkuar lirimin nga burgu.

Llupo ka kërkuar që të bëhet riekspertimi i predhës së gjetur në trupin e Ziver Veizit. Kjo, pasi punonjësi i gardës pretendon se predha ka bërë rikoshet.

Agim Llupo është i vetmi nga gardistët e akuzuar për vrasjet e 21 janarit që ndodhet në burg, pasi gardistët e tjerë të akuzuar, Mark Nikolli, Sadik Çela dhe Gazmend Ahmetaj, u lanë të lirë pak ditë më parë nga ana e Gjykatës së Apelit.

1 komente në “Apeli lë në qeli gardistin e akuzuar për vrasjen e Ziver Veizit”

Comments are closed.

Lini një Përgjigje