Prestigjiozja britanike, në një shkrim të publikuar sot, rimerr çështjen e trafikut të organeve. Ajo shkruan se reputacioni i Kosovës është dëmtuar rëndë pas këtyre akuzave. Por dy dokumente të dala në dritë së fundmi, që publikohen nga “The Economist” janë tepër të rëndë. “Këto dokumente do alarmojnë edhe kritikët më të mëdhenj të Martit,” shkruan e përjavshmja. Sipas saj, bëhet fjalë për një dokument të tribunalit të Hagës dhe një tjetër të UNMIK. Dokumentet japin të dhëna për trafikun e organeve. Por dy gjëra bien në sy: së pari sepse në dokument flitet për Ramush Haradinajn, e vëllain e tij, dhe së dyti dokumenti sekret thotë se “operacionet bëheshin me mbështetjen e operativëve të policisë sekrete të ish- qeverisë së Sali Berishës”.
“The Economist” thotë se që tani ka nisur gjuetia ndaj këtyre dëshmitarëve dhe panorama është e zezë. “Kjo është tragjedi,” shkruan “The Economist”, “pasi të gjithë tashmë duam të dimë të vërtetën, jo vetëm ata njerëz që kanë humbur të afërmit”.
Comments are closed.
O bo bo, tani Saldafi do hiqet dhe si viktime e konspiracionit
eshte montim…keta jane puciste qe duan te marrin qeverine me force
Nuk kam dyshuar kurrë në inkriminimin e Berishës. Ai është viktimë e personalitetit të tij. Një karizmatik fodull ku higjena e mendimit të tij politik është kanceri që i ka mbjellë Shqipërisë. Nëse nuk zbardhen në Shqipëri të gjitha krimet politike (të majta e të djadhta); nëse nuk zbardhen krimet e segmenteve të pushtetit e të ministrave, deputetëve nuk do të kemi paqe kurrë. Duhet një operacion i DUAREVE TE PASTRA. Vetëm kështu do të kemi besim tek shteti që duam të ngrejmë. Sjelljet e politikës, të pushtetit e shumë segmenteve të tjera janë kriminale, antipolullore e banditeske. Këto pjellin krime e zëmërimi bëhet si tehu i shpatës.
Sal-iu ka bere shume te keqia, po te doni le te themi edhe krime, por keto ja ka bere popullit shqiptar e jo serbeve. Per kete aresye nuk e besoj ate cka thote “The economist” Jam i bindur se jane dokumenta te servirura te manipuluara nga sherbimet sekrete serbe, miqte e Sal-iut, per ta bere me te besushme goditjen e Kosoves, se ajo eshte qellimi final i goditjes nepermjet ketyre publikimeve.
Serbet po e marrin kalane nga brenda, me zotin Pacolli… pasi rruga per ne Prishtine sot e tutje kalon nga Moskva! (Ky eshte itinerari me i shkurter!)
Mos more se do I plasi buza prap sales
Keta te huajt genjejne ne mneyren me qesharake te mundeshme
S’e kane haberin fare se cfare thone . Duket hapur q e keta jane nen influencen financiare te Serbise dhe keta o burra te akuzojme sa me shume ne menyre qe te nxijne imazhin e Kosoves dhe te Shqiperise
Saliu atehere kur thone keta te Economistit ka qene ne opozite , dhe tjetra eshte se transplantimi organeve ne Shqiperi
per here te pare eshte bere para nje 4 vjetesh me ndihmen e mjekeve italiane
Ndersa keta thone eshte bere transplantim ne shtepin e nje fshatari ne Shqiperi
Genjehstra bajate fare
— Kjo tregon edhe nje aspekt tjeter se armiqte tane jane te shumte , dhe genjene ne menyre bajate ,por duhen kundershtuar se ndryshe keto genejshtra e bejne punenew tyre , krijojne nje imazh shume engativ per ne si shtet dhe si komb