“Do dalim vendosmërisht në bulevard për largimin e Saliut”

17 Shkurt 2011, 13:04Politika TEMA
“Do dalim vendosmërisht në bulevard për largimin e

Nga Edi Rama

Nesër në orën 4 ne do të jemi në bulevard me këdo që dëshiron të demonstrojë paqësisht, por vendosmërisht për largimin e Saliut dhe zgjedhje të reja, të lira e të ndershme. Do të jemi në bulevard për këdo që sot nuk e shtyn dot me jetën e përditshme për shkak të vuajtjeve e vështirësive të pafundme që regjimi vrastar i kusarisë shton përditë mbi kurrizin e shqiptarëve të zakonshëm.

Me këdo e për këdo që sot nuk përballon dot më çmimet e ushqimit të përditshëm. Të cilat rriten përditë sepse ata që vodhën zgjedhjet po e vjedhin përditë Shqipërinë duke zbrazur xhepat e familjeve të zakonshme të këtij vendi dhe duke vrarë edhe te ardhmen e këtij vendi.

Nesër në 4 në bulevard me këdo e për këdo që sot nuk duron dot më të jetë i papunë dhe të shohë sesi qeveria grabit me një dorë 1280 pasuri të këtij populli. Të cilat janë 1280 episode si ai i videokusarisë që llahtarisi të madh e të vogël dhe duhen ndaluar me forcën e protestës popullore kundër kusarisë. Kjo kusari në pushtet s’ka parti, s’ka fe, s’ka atdhe. I grabit të gjithë njësoj, socialistët e demokratët e zakonshëm.

Nesër në 4 në bulevard me këdo e për këdo që sot nuk e sheh dot më si të veten këtë qeveri përgjegjëse për katër vrasjet makabër dhe për të gjitha plagosjet me arme zjarri në mes të Tiranës. Të cilat u shkrepën mbi popullin nga regjimi i kusarisë që vrau për të vazhduar të vjedhë. Nuk u vranë socialistët, u vranë të gjithë, u vra liria dhe dinjiteti i katër shqiptarëve, prindër të papunë fëmijësh që u bënë jetimët e regjimit të kusarisë.

Nesër në 4 në bulevard me këdo e për këdo që nuk e pranon më padrejtësinë si normë dhe drejtësinë si nj aspiratë të parealizueshme as kur vriten njerëz, 4 demonstrues si në 21 janar, 26 skllevër si në Gërdec, një deputet si para zgjedhjeve të shkuara, një kryekomunar si pak kohë më parë. Të cilët janë viktimat njerëzore të padrejtësisë që vret çdo ditë ëndrra, shpresa, të drejta, duke dëshpëruar përditë shqiptarë të pafajshëm që s’gjejnë dot të drejtën e punës, të drejtën e pronës, të drejtën e të jetuarit denjësisht në atdheun e tyre, për shkak se Shqipëria është marrë peng nga një regjim vrastar kusarësh.

Nesër në 4 në bulevard për këdo që sot nuk i dëgjon dot më gënjeshtrat e përditshme të Saliut. I cili duhet të largohet dhe t’i hapë rrugë zgjidhjes përfundimtare të krizës duke i rikthyer përfundimisht këtij populli të drejtën që të zgjedhë lirisht qeverinë e vet dhe lirinë që të mos jetë më vartës po gjykatës i qeverisë që zgjedh.

18 komente në ““Do dalim vendosmërisht në bulevard për largimin e Saliut””

  1. gnt75 says:

    Po si nuk u merzite or burr i dheut. Po i cmende njerezit me keto karagjozlluqe. Dilni, i fusni i xhiro dhe nga nje pace me pilaf dhe ikni ne shtepi.www.informohem.com Bllokoni qarkullimin, mbyllen bizneset heret e ne nuk dalim dot me familjen vetem prej budalliqeve te tua. http://www.informohem.com Ik or vella futu ne zgjedhje dhe leri gam gamet. Shpresoj ta botoni kete koment kundra linjes tuaj opozitare

    http://www.informohem.com

    1. AlbinoBlackSheep says:

      Se pari i lutem moderatorit qe te fshije gjithe komentet qe bejne spam si ky i gnt75.Linku qe ka postuar ska lidhje me artikullin e botuar. Merre familjen dhe dil se une dhe shume te tjere do dalim me familjet tona. Vetem kujdes mos rri me duar ne xhepa se do hash ndonje plumb kokes nga snajperat e mbretit.

    2. fule says:

      Shume mire qe e botojne komentin tend, se na lene te kuptojme se lehte mund te manipulohen disa njerez nga propaganda mjerane e nje njeriu te vetem me delirin e madheshtise.

      1. AdrianGJ says:

        I gjithe arena nderkometare i thote Edit the Sales qe te gjeni nje zgjidhje politike – Edi vazhdon me iden e tije per te rrezuare Salen – kjo nuk do te ishte dicka e keqe por ama Shqiperia do te shkoje 10 vjet mbrampesht… Europa e ka kuptuare nje gje te tille dhe to beje gjithcka qe ta ndaloje, pasi polikanet tane nuk e kane vullnetin e duhur….
        Edi ka thuajse 2 vjet qe vazhdon me ceshtjen e zgjedhjeve dhe se ato ishin vjedhur – nese une do te ishe nje suporter e Edit atehere do pyetja se cfare arrite Edin ne ket periudhe 2 vjecare????

        Poshte esthe nje pjese nga intervista me nje te parlametit Europain qe Tema ka botuar:

        Por në të njëjtën kohë është e nevojshme që drejtuesit politikë të Shqipërisë të gjejnë mënyrën sesi të veprojnë. Në krye tani qëndrojnë zgjedhjet e ardhshme lokale të 8 majit, organizimi dhe zhvillimi i tyre në atë mënyrë që ato të plotësojnë kriteret demokratike europiane për zgjedhje të lira dhe të ndershme, që rezultati i tyre të mos vihet në dyshim. Prandaj është e domosdoshme që në Kodin Elektoral të Shqipërisë të plotësohen të gjitha sugjerimet, gjithsej 31, të OSBE/ ODIHR-it. Nisur nga koha e shkurtër që ka mbetur, duhet punuar shpejt për t’ i realizuar ato brenda afatit kohor për datën e caktuar të zgjedhjeve lokale me 8 maj.

  2. albaniac says:

    Ndalohen stilolapsat dhe bicaket si dhe nuk lejohet te pihet duhan na menyre absolute ndalohen cadrat ne rast shiu perdoren vende si poshte pemes ose kafene derisa te pushoje shiu.As mushamate e shiut nuk lejohen se jane konsideruar aksesore per armet e ftohta…..

  3. Dajti says:

    Do dalim por me kusht qe te mos levizim qe andej deri sa Berisha te deklaroje doreheqjen .N.q.s.nuk
    e ke kete vullnet Z.Rama athere mos na u drejto me .

    1. velo says:

      Ne nje mendje jemi. te ngulemi ne bulevard e te mos shkulemi deri sa Sala te jape doreheqjen.Ne te kundert kot e kemi.

  4. AlbinoBlackSheep says:

    Shpresoj qe organizimi nga rrethet te jete bere mire gjithashtu. Te mos lejojme policine te na ndaloje autobuset e makinat si me 21 Janar.Te marrim me vete kamerat dhe aparatet fotografike.Cdo situate provokuese duhet dokumentuar.

  5. rexha italia says:

    Cfar proteste po ben ti kur na kerkon leje tek AI qe te vret
    CFAR eshte kjo protesta qe po ben ju CDO DITE PREMTE SI PAZARI QEMOTI ma ditet e tjera cfar ndodh nuk ecen pazari
    Nxireor popullin ne rruge tre jave derisa te arrij ate qe do

  6. bbb says:

    Banditet ne pushtet, bien vetem ku i bie me hu. Shembulli i Egjiptit eshte tregues me i qarte. Deri me tani rezistenca e opozites ka qene qesharake. Hjdutet dhe vrasesit duhen larguar NGA PSUHTETI, DUHEN KAPUR NE HU DHE CUAR NE BURG ne menyre qe per here te pare ne Shqiperi te vihet drejtsi.

  7. nicolla disha says:

    Protestat duhen te behen pa u ndalur. Vetem keshtu pushteti i Berishes falementon.
    Protesta eshte dialogu me i mire per te larguar Berishen dhe klanin e ndyre Berishjane.

  8. dorand says:

    dilni po rrini urte se do ju vrasin o te shkrete. Si e ka thene populli ai qe shkon ne dasem kercen ai qe shkon ne lufte vritet. Tani zgjidheni vete ku do shkoni. Per mendimin tim te kercesh eshte me mire se te shkosh per lesh.

    1. dymi says:

      Duhet te jesh gardist o Dorand. Kujton se po na tremb me keto qe thua? Kaq pa tru je sa na ben nje propagande kaq bajate.

  9. nicolla disha says:

    Dorand si kur te ishte populli mburracak siq je ti, do ti vinte fundi Shqiperise.

  10. halo says:

    Dorand nese te demostrosh nenkupton lufte per ty ,ti paske rrjedhur .Une ne balle te turmes do jem e ti beju burre e dilme per ball .

  11. raimondi says:

    — Sala njef vetem dhunen—Mitingje bej sa te duash –nuk e ruan Saliu

  12. don2you says:

    I bej thirrje qytetareve te mos perdorin guret e bulevardit se Edi Rama keto gure qe ka shtruar ne bulevard i ka blere nga CIA, KGB, dhe sherbimet inteligjente Kinezo-Japoneze pasi e dinte shum mir qe ne shqiperi do kishte protesta. Dhe po te mblidhen bashke keto gure mund te shperthejne dhe te shuajne jo vetem shqiperine, jo vetem ballkanin, po gjysmen e botes. Po po kam fakte te pakundershtushme un po nuk dua ti nxjerr dhe skam per ti nxjerre ndonjehere. Mos tju duket cudi nqs SALI GERDECI ka keto fakte pas protestes dhe thote qe vret dhe rreh shqiptaret per te mbrojtur boten. codo gje pritet sot nga doktor TYRYRYRYRRYRYRYRRYY qe e ka lene mendja me kohe.

  13. luzasa15 says:

    A e di ti nikoll se ne nga laberia TRIMIT I THEMI RR. KA

Comments are closed.

Lini një Përgjigje