Sot në orët e para të mëngjesit, në orën e fillimit zyrtar të punës, disa qytetarë të Tiranës u tubuan përpara zyrave të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. “Disa organizata të shoqërisë civile dhe grupimi i tifozëve Kuq e Zi krijuan një dekor në mbështetje te iniciativës se Zëvendëskryetarit te Këshillit te Larte te Drejtësisë, Kreshnik Spahiu për çështjen e ndryshimit te kombësisë,” thuhet në një njoftim të zyrës së shtypit pranë KLD.
“Pas 30 minutash, të thirrjeve pro iniciativës dhe në mbrojtje të Kushtetutës Zëvendëskryetari i Këshillit të Larte te Drejtësisë Kreshnik Spahiu ka pritur një përfaqësi të qytetarëve të Tiranës duke i garantuar ata që rruga ligjore dhe kushtetuese është zgjidhja me e mire për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive themelore te njeriut. Ndër të tjera Z. Spahiu theksoi, “prania dhe inkurajimi juaj është mbështetje me e madhe se sa 100 politikanë se bashku”. Qytetarët deklaruan se do te grisin ne mënyrë demonstrative formularët e regjistrimit të popullsisë dhe kërkuan qëndrim dinjitoz të gjyqtarëve në mbrojtje te kushtetutës. Zëvendëskryetari i Këshillit te Larte te Drejtësisë deklaroi se mbështet fuqimisht kërkesën e Kryetarit te Gjykatës se Rrethit Gjyqësor Sarande për shfuqizimin e dispozitave për kombësinë ne Ligjin për Gjendjen Civile. Nder te tjera pas këtij tubimi Zëvendëskryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë është larguar drejt qytetit të Vlorës ku do te zhvillohet një takim i radhës me gjyqtare, juriste, prokurore për çështje te ndryshme juridike përfshirë dhe debatin e ndryshimit te kombësive,” vijon njoftimi.
Comments are closed.
Kush e ka penguar,deri tani,zv.kreun e Keshillit te Larte te Drejtesise te ndjeke rruget ligjore e kushtetuese,te beje punen e tij,te justifikoje rrogen qe merr??????Kete duhet te beje ky te denoncoje publikisht “penguesit” e tij e te hiqet menjane meqe s’eshte i zoti te permbushe detyrimet e tij.
Hajde estrade hajde! Po familiaret e Gerdecit pse nuk i priti Spahiu para pak ditesh? Spahiu eshte Halimi2. Nuk eshte ne gjendje te rregulloje dhembet e tij e jo te jape leksione kushtetueshmerie.
NUK JETOJE NE SHQIPERI POR JAM KURRIOZE TE DI SI MUND TE NDEROHET NATIONALITETI ATY A KA NDONJE TE MA SHPJEGOJE SE ME DUKET DICKA E CUDITSHEME SHUME MIRE QE POPULLSIA RREGJISTROHET PASI NE KETU E BEJME CDO VITE ME ANE TE NJE FORMULERI QE E MBUSHIM NE DITET E PARA TE VITIT NDERSA PER TE NDERUAR NJE NATIONALITET KA SHUME PROCEDURA DHE ZGJATE DERI NE 5 VJETE SI U BEKA ATY VJEN DIKUSH TE SHTEPIA DHE JU THONI QE JAM AMERICANE DHE OPA U BERE AMERICANE NORMALISHTE KETU KA TRE OPSIONE PER NATIONALITETIN NJERI ESHTE ME NATURALISATION TJETRI OPTION DHE I TRETI ESHTE DE SOUCHE
Ku je ti ne France, Zvicer, Belgjike apo Canada, se e shoh qe shkruan “De Souche” ?
Nese ke nje problem te tille, kthehu shpejt dhe te ben Sala, çfare te dush, kinez, japonez, francez, zviceran, belg, tajlandez, ose bangladeshas. Ne jemi shtet demokratik dhe nuk kemi burokracira si ju ne Europe… Por ke edhe nje opsion tjeter: te japin greket 250 evro dhe deklarohu grek. Pa merak edhe po te jesh nga veriu i Shqiperise; Vorio-Epiri shkon deri ne Viçidol te malesise se Gjakoves. Dihet boterisht qe ai plehra qe eshte kryetar bashkie ne Himare, Bollano eshte nga nje fshat i Tepelenes, Salaria me duket, e vertetuar kjo me regjister te gjendjes civile te pakten 200 vjeçar. Ndersa justifikimi bajat i Berishes pas pyetjes qe iu be per kete ishte: e çfare t’i bej une Bollanos; derisa ai ndihet se eshte grek, le te jete i tille. Po Shteti prej letre higjenike i S.Berishes ku eshte?
FLM NUK KAM NEVOJE PER NATIONALITET SE E KAM NJE ..KUPTOHET JO SHQIPETARE SE DO ME VINTE SHUME TURPE TE KISHA NJE NACIONALITET SI BERRISHA .POR SINQERISHTE JAM KURIOZE SI U BEKA NDERIMI NATIONALITETIT ATY TE JU
Regjistrimi i popullsise eshte nje gje e vlefshme vetem per statistika, ndersa nderrimi real i nacionalitetit behet me gjykate nese ka elemente apo fakte se je i nje nacionaliteti tjeter, ose me dekret presidencial per ata qe lene ate shqiptar sepse marrin nje pashaporte te huaj. Gjermania psh nuk e pranon dyshtetesine. Ky duhet te jete edhe rasti yt qe mesa duket je ne Suisse apo Quebec.
Ja paske fut si kau peles.Po qe je pasardhes i skenderbeut ,nene terezes ,nolit, faik konices kete e din?
Mbaje mend nje here e mire ti dhe kushdo qe mendon si ty vetem dy gjera nuk shiten dhe blihen ne kete bote dhe qe nuk ka asnje justifikim,
NDERI I FAMILJES dhe NDERI I KOMBIT
Hhahaha je i modh fare
Ku ka krize e problem ka Sali Berishe brenda. Nuk eshte ai qe eshte shprehur se nuk ka gje kunder deklarimit te kombesise. Sikur te kishte nje qeveri pro-shqiptare kjo ceshtje do mbyllej brenda dites.
HALLALL QUMSHI I NONES ÇUNA .
E Kreshniko ke kujton se ben budalla me kete show idiot.
Kreshnik i dashur:Populli shqiptar te quajti hero me insiativen qe more,per te shpetuar cthurjen dhe shkermoqjen e kombit!Nuk ishte nevoja te beheshin keto show tubime…Tani duhet aksioni per te permbushur ne praktike insiativen tende!
Spahiu po na del si njeri qe zbaton vetem ligjin por ne fakt ketu kemi 2 probleme te ndryshem.E drejta e kombesise eshte e drejte e çdo kujt ,kjo kur eshte e vertetuar nga dokumenta te ndryshem,problemi tjeter qe Spahiu e ben nje me te parin eshte se gjykatesit e tij te korruptuar kundrejt shumave te ndryshme te parave qe kane perfituar kane nderruar kombesite pa pik dokumentacioni qe ta vertetoj kete rast,athere kjo eshte thjesht çeshtje korruptive e gjykatave dhe jo greqizim.
http://www.informohem.com