Topalli njeh Priftin me kërkesën e prokurorisë

12 Shkurt 2011, 10:19Politika TEMA

UPDATE- Kuvendit i ka mbërritur që pasditen e djeshme kërkesa për heqjen e imunitetit të ish-zv/kryeministrit Ilir Meta dhe ish- ministrit të Ekonomisë, Dritan Prifti. Ndërkohë që pritet mbledhja e Këshillit të Mandateve për të marrë në shqyrtim kërkesën e prokurorisë. Kjo e fundit kalon më pas për miratim në seancë. Kryetari i LSI  ka deklaruar se i ka shkruar një letër kryetares së Kuvendit ku i kërkon heqjen e imunitetit. Ai e bëri këtë deklaratë të nesërmen e publikimit të videos. Por duhen respektuar këto procedura që imuniteti të quhet i hequr.

Ndërkohë kryetarja e Kuvendit ka takuar deputetin Prifti për ta njohur me kërkesën e prokurorisë. Prifti dyshohet se ka filmuar veten duke marre 70 mije euro. Prokuroria kërkon qartësimin e pozicionit të Dritan Priftit në lidhje me një filmim të dytë, që ishte fshirë, por që kishte mbetur në memorien e kompjuterit, sipas të cilës edhe Prifti, është i përfshirë në një aferë përfitimesh në zyrat e shtetit.

6 komente në “Topalli njeh Priftin me kërkesën e prokurorisë”

  1. gnt75 says:

    muniteti duhet ti hiqet ne menyre te rregullt, ligjore, sic e parashikon ligji dhe procedurat parlamentare. http://www.informohem.comCdo procedure tjeter ne kundershtim me ligjin, sado “demokratike” te duket, eshte ne kundershtim me Ligjin dhe do ta beje “neser” te pagjykueshem Meten, pikerisht per kete arsye. http://www.informohem.com Ai do te dale dhe do thote “qe une isha i gatshem, por skam faj une pse Topalli shkeli procedurat…” Nuk duhet ta hame kete “hile” parlamentare. Shteti funksionon me ligje, jo me politike.

    http://www.informohem.com

    1. zana19 says:

      Ne tere boten demokratike te perendimit, drejtesia perdor nje “peshk me te vogel” per te vene para ligjit nje “peshk me te madh”.

      Kushdo qe ben denoncimin per korrupsion, bie fakte si videoja Meta-Prifti, dhe eshte gati te deshmoje ne ceshtjen e ngritur nga organet ligjore kunder nje korrusioni te nivelit me te larte, i jepet imunitet nga organet ligjore, dhe shumicen e rasteve behet nje compromis midis paleve, per te siguruar akuze sa me te besueshme e me te forte per organet e persekutimit.

      Prifti eshte i korruptuar, por Ilir meta eshte nje kriminel kombetar qe po urdheron ministrin e tij te beje marreveshja qe i shkojne atij ne xhep dhe po i ofron nje cope Priftit. Mbase prifti pati nje moment koshiente dhe na e beri te njohur ne te gjitheve se cfare prapaskenash po behen ne qeveri duke ma dheme fakte se deri ku arritur korrupsioni.Me sa kuptoj une Prifti pati nje brerje te ndergjegjes
      .
      NQS Prokuroria i heq imunitetin Priftit, kush do guxoje te deshmoje kunder Sales edhe sikur te kete nje thirje te ndergjegjes?

      Zonja Rama,
      Mos kerkoni heqjen e a imunitetit te Priftit, se ju do te perfundoni te mos keni ceshtje korrupsioni fare te akuzoni Meten e shitur deri aty ku nuk mban.

      Nuk e di kush jua a dha kete keshille Zonja Rama qe ti hiqni imunitetin Priftit, por ata qe jua kane dhene e kane bere me qellim qe te realizojne pikerisht kete: kushdo ne qeveri, apo midis deputeteve mendon te bashkepunoje me ju per te prure faktet e korrusionit perpara drejtesise do mendoje dy here para se te hapi gojen.

      Une i keshilloj Zotit Prifti qe te punesoj sa me shpejt nje avokat dhe te marri keshille ligjore nqs se se ka bere deri tashti.

  2. nicolla disha says:

    Tani Meta eshte me veper kriminale dhe nuk ka te drejte te shkoje dhe ti kerkoje popullit voten si politikane.
    Ato qe jane zyrtarisht te shpallur nga prokororia te korroptuar, dhe qe hetohen per kete veper kriminale nuk duhet te perzihen me ne politike.

  3. hajri says:

    KUR SHEF FOTON ILIRI TE JEP PERSHTYPJEN SIKUR PO JA LYP,NDERSA XHOZI TE JEP PERSHTYPJEN SIKUR THOTE : PO IK O ILIR VIDH SE NUK JE PER KETE PUNE.

  4. nicolla disha says:

    Ha ha ha ha. Hajri ckam qeshe me komentin. te lumte.

  5. fri says:

    Nje foto shume romantike.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje