Berisha: 1280 objekte e sipërmarrje do privatizohen tani

10 Shkurt 2011, 17:46Politika TEMA

Kryeministri Sali Berisha drejtoi sot mbledhjen e Task Force për privatizimin, në të cilën u diskutua mbi procesin e privatizimit të aksioneve në pronësi të qeverisë në sipërmarrjet strategjike, sipërmarrjeve të tjera, të vogla e të mesme dhe objekteve publike të përcaktuara për privatizim, me përjashtim të hidrocentraleve e digave të mëdha, shkollave, spitaleve, ndërtesave publike e zyrave.

Berisha tha se janë 1280 sipërmarrje dhe objekte publike për privatizim.

“Ky proces, – tha Kryeministri – është i një rëndësie përcaktuese, së pari, për luftën kundër korrupsionit, që mbetet gjithnjë kriteri dhe shtylla e parë e reformës sonë ekonomike. Të gjithë këto sipërmarrje dhe objekte duhet të kalojnë në duart e sektorit privat për menaxhim.”

Berisha kërkoi të procedohet me shpejtësi. “Për çdo vonesë do të mbahet qëndrim dhe nuk do të tolerohet. Po kështu, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të pronave do të ketë përparësi absolute përgjigjen ndaj kërkesave të Drejtorisë së Privatizimit. Theksova këtë se në këto dy hallka, sipas Drejtorisë së Privatizimit, janë edhe vonesat më të mëdha në përgjigje. Natyrisht që problematika e tyre është më serioze por kjo nuk do të thotë që ata ta zvarrisin. Përgjigja në kohë është e domosdoshme. Ky nuk është një proces i thjeshtë, është një proces me hallka të caktuara burokratike, por është një proces që ne duhet ta finalizojmë këtë vit, për ato që disponojmë e kemi ndërmend t’i privatizojmë. Ato që krijohen në zhvillim e sipër do të kenë axhendën e vet të privatizimit,” u shpreh kryeministri.

4 komente në “Berisha: 1280 objekte e sipërmarrje do privatizohen tani”

  1. fule says:

    Do i kalojne sektorit privat te drejtuar nga ju me firma me presidenta kukull, sic tregoi Dritan Prifti.
    Ore po duhen fundosur keta me cfare kane, ska zgjidhje tjeter

  2. po i vjen fundi plehres, dhe do te vjedhi (privatizoje), edhe ato pak gjera qe kane mbetur pa u vjedhur, ku jemi katandisur si shoqeri te na skllaveroje nje shpellar ,e te na vjedhi,ky kriminel duhet te denohet, me varje ne litar

  3. Epirioti says:

    Edi Rama te dale pikerisht tani e te deklaroje mosnjohjen e vendimeve te qeverise per privatizimet, pasi sipas Rames kjo eshte qeveri e votave te vjedhura, pra e jashteligjshme, si rrjedhoje cdo vendim i saj i njeanshem duhet konsideruar i paligjshem

  4. halo says:

    Ketij qelbesire i ka ardhur fundi shpresoj qe Edi mos bej gabimin e madh te lere te lire kete monster ,Te gjithe pasurin qe ka i duhet konfiskuar se prap do bej trazira ky gjak prishur

Comments are closed.

Lini një Përgjigje