Ambasada amerikane në Tiranë qartëson intervistën e Arvizu tek Zëri i Amerikës

8 Shkurt 2011, 19:02Politika TEMA

Ambasada e SHBA në Tiranë ka bërë një qartësim në lidhje me një intervistë që ambasadori Arvizu dha për radion Zëri i Amerikës më datë 5 shkurt. Deklarata e Arvizu shkaktoi reagime të forta pasi ai e quajtir korrupsionin një problem shqiptar dhe jo problem të qeverisë shqiptare. “Edhe diçka tjetër që desha të përmend: korrupsioni është një problem i shqiptarëve dhe jo “i qeverisë shqiptare”. Është një problem i përhapur në shoqërinë shqiptare,” pati deklaruar në intervistën e tij më 5 shkurt, ambasadori amerikan. Ndërsa në sqarim thuhet se ambasadori ka dashur të deklaruar se korrupsioni nuk është një problem vetëm i qeverisë. “Diçka tjetër që desha të vë në dukje është se korrupsioni është një problem shqiptar; nuk është [vetëm] një problem i qeverisë shqiptare – është një element i përhapur i shoqërisë…”, kjo është fraza që ka sqaruar ambasada amerikane. Ndërkohë që edhe në faqen në internet të Zërit të Amerikës është bërë sqarimi i nevojshëm.

Reagimi i ambasadës

“Ambasada e SHBA në Tiranë dëshiron të qartësojë deklaratat e bëra nga Ambasadori Arvizu gjatë intervistës së tij për edicionin e lajmeve të Zërit të Amerikës që u transmetua të shtunën, datë 5 shkurt 2011. Duke folur mbi korrupsionin në Shqipëri, ai tha, “Diçka tjetër që desha të vë në dukje është se korrupsioni është një problem shqiptar; nuk është [vetëm] një problem i qeverisë shqiptare – është një element i përhapur i shoqërisë….”

Siç Ambasadori Arvizu ka thënë më parë, korrupsioni është një problem që ka pushtuar gurët e themelit të shoqërisë shqiptare – qeverisjen, biznesin, arsimin, shëndetësinë, dhe të tjera. Populli shqiptar meriton më shumë. Shtetet e Bashkuara vazhdojnë t’i bëjnë thirrje udhëheqësve shqiptarë të marrin hapa vendimtare kundër korrupsionit.”

Deklarata e Arvizu në VOA

“Jam i kënaqur që e ngritët këtë çështje sepse dëshiroj ta bëj tepër të qartë mendimin tim. Korrupsioni është një problem tepër, tepër serioz në Shqipëri. Ai ka një efekt gërryes mbi shoqërinë dhe mbi rritjen ekonomike. Shqetësimi im më i madh është tek rinia në Shqipëri. Unë nuk kam shumë kohë në Shqipëri, por nga disa biseda që kam patur me të rinjtë jam dekurajuar sepse ndjej një farë cinizmi në rritje mes tyre, në kuptimin që njerëzit e kuptojnë korrupsionin si mënyrë jetese në Shqipëri. Kjo është shumë e rrezikshme. Të gjithë shqiptarët, pavarësisht nëse janë në qeveri apo në opozitë, duhet ta marrin këtë shumë seriozisht. Edhe diçka tjetër që desha të përmend: korrupsioni është një problem i shqiptarëve dhe jo “i qeverisë shqiptare”. Është një problem i përhapur në shoqërinë shqiptare”.

16 komente në “Ambasada amerikane në Tiranë qartëson intervistën e Arvizu tek Zëri i Amerikës”

  1. urtaku says:

    Well, Your Exellency. It would be better elaborating your thinking in your brain before sending it to your tongue. Being fair and square is mandatory in such delicate issues.

  2. ben says:

    Po,po dyll dyll, u bete edhe ju si ne.

  3. saimir says:

    Ambasada Amerikane ka bere mire qe ka sqaruar opinionin ,me pak fjale na ka rithene se korupsioni nuk eshte vetem problem i qeverise por i gjithe shqipetareve!Nuk e kuptojme se ku ndryshon deklarata e pare me sqarimin e dyte perveçese kllapave!Humori nga ky njeri qe prezantimin e tij e ka bere si zedhenes i Qeverise kerkon te na thote qe te koruptuar jemi edhe ne(per vehten e tij) se une i nderuar Ambasador nuk jame i kooruptiuar e as i molepsur me nje qeveri hajdutesh e kriminelesh.I ke hyre shume vone diplomacise per pasoje edhe sikur te mos pronencohesh fare ,eshte Saliu qe na i thote ato qe Ju personalisht keni ne mendje!Fli i qete z.Avizu se Sala me (ekspertet) vetem nje gjeten te vrare nga gardistet ,te tjeret me siguri i ka vrare ai qe vrau 26 persona te pafajshem ne Gerdec!Pas kesaj ekspertize e konkluzioni te grupit te prekuroreve une jam i mendimit qe Ju personalisht te dekoroheni jo nga presidenti i vendit por nga Sala se e meritoni.Per kaq kohe sa keni asnje ambasador amerikan nuk i ka bere kaq çorap punet sa Ju!

  4. lavdosh says:

    Nuk e prisja qe Ambasadori is shtetit me te fuqishem ne bote, qe ne shqiptqret e kemi enderuar per vite, te pergenjeshtroi ato qe ne i degjuam me veshet tone.
    Turp, turp dhe vetem shame per ta.
    Jane kthyer ne sherbetore te Berishes. Kane gelltitur nje luge corbe te prishur dhe hedhin valle sipas oreksit te neo fashistit, demagogut Berisha
    Kjo eshte nje shenje tjeter qe perpjekjet tona per demokraci do fitojne mbi korrupsionin galopant jo te shoqerise shqiptare, por te qeverise dhe lakenjve te tyre
    Une propozoj qe ne shqiptaret e ndershem, te paperlyer me korrupsionin e qeverive shqiptare (Berisha, Nano, Meta dhe pse jo Rama) te marrim nje shoqeri avokatesh dhe te hedhim ne gjyq qeverine amerikane dhe ambasadorin e saj per shpifje publike.
    Ky do te jet kontributi me i madh qe mund te bej keta pseudo demokrate (Pack, Daul, Fyle, Arviziu and so on), por te lyer me korrupsionin e Berishes te mbyllin gojen njehere e pergjithome.
    Mbeshteteni kete ide dhe do ja shikojme hajrin

  5. nicolla disha says:

    Shqiptaret duhet qe te protestojne perpara Ambsades se Amerikes per te kerkuar largimin e Ambasadorit te Amerikes qe eshte ne Tirane. Ai paska arrdhur ne shqipri per te mbrojtur nje qeveri te korroptuar qe po i merre shpirtin shqiptareve. Ne asnje vend te botes Ambasadoret nuk bejne thirrje qe te mos protestohet, kurse ne shqiperi ndolle kjo marrine. Ky ambasadore mendon t’ia mohoje shqiptareve te drejten e nje proteste. Denoje edhe nje pronocim te ambasadorit. Kur i thote bershes burre shteti mbas qe vravi 4 burra, qe sot ato 4 burra nuk munden qe te shohin driten e diellit dhe femijet e tyre, sepse berisha i denoje me pushkatime. Prandaj shqiptaret duhet qe te protestojne perpara ambasates. Sepse nga nje ambasadore po na kthehet si nje avokate i berishes.

  6. raimondi says:

    Tani ja ka futur kot ky miku ———-Ky ne ket menyre kekron te fajesoje gjithe shoqerine shqiptare
    –Jo ore mik, Korupsioni eshte vetem i qeverise ,sepse vetem qeveria i ka ato mekanizme qe ben korupsion—
    –Pra jane nepunesit e qeverise se SALES qe nga me i thjeshti e deri tek SALA qe bejne korupsion,
    Keta vertet jane pjese e shqoerise sone , por keta perfaqsojne ADMINISTRATEN E SHTETI TONE JO SHOQERINE TONE
    ———–Shoqerine tone e perfaqson populli yne, dhe populli eshte nen presionin e Pasojave te korupsionit te nepunesve te Qeverise
    –Ndaj i ke ngateruar me keq tani o zoti Ambasador

  7. Dino USA says:

    Ambasadori amerikan ben mire te mos flas si zedhenes qeverie,se Berisha ka plot zedhenesa.Korrupsioni eshte natyre e shqipetareve???Zoti ambasador:kete mund ta thote nje pijanec te klubi dhe jo nje ambasador:Eshte shume akuze e rende nga nje ambasador nje shabllon i tille.Une p.sh. nuk e pranoj te jem i korruptuar dhe jam, edhe une shqiptar.Nuk ke mundesi te tregosh me gisht ndonjerin???

  8. LexuesiTemes says:

    Haa,haa, haaaaa!
    Z.Alexander Arvizu ka bere nje gabim te trashe! Ai, per arsyet e veta; nga mospregatitja profesionale, nga marrja lehte e detyres ne nje vend ‘te pazhvilluar’, nga nxitja e dikujt tjeter, nga detyrimi i institucioneve, apo nga qindra arsye te tjera, beri nje deklarate shume jo-profesionale. Tani fatkeqesisht ai eshte paraqitur nje “diplomat shume i mire” por vetem “per burrin e shtetit” Sali Berisha. Nderkohe qe per gjithe masen e asaj demostrate te stermadhe, si dhe per shume Shqiptare te tjere qe nuk kane qene dot ne Demostrate, z.Arvizu, eshte nje “ai diplomati koti, apo gjasem diplomati”. Me nje fjale eshte bere shume qesharak, apo dhe i bezdisshem kur shfatqet ne TV.
    Ne lidhje me ‘korrupsionin e shqiptareve”, ai thjesht te lexoje historine e Gerdecit ku kishte disa zyrtare shqiptare qe bene korrupsion (dhe fituan bajagi mire nga kjo) dhe me ideator & assistence te nje amerikani(qe dhe ai fitoi bajagi mire), por kishte dhe qindra punetore (e mijera mijra te tjere) qe e vuajten. Tani na e shpjego pak; jane Shqiptaret qe jane korruptuar deri ne themelet e shoqerise, apo eshte dikush tjeter qe kerkon arme e fisheke, pastaj eshte dikush tjeter qe ben korrupsion me kete kerkese, dhe eshte dikush tjeter (qeveritare) qe fiton me kete korrupsion?
    z.Arvizu, ai “burri i shtetit” i joti, ka thene njehere ne kohen e konvertimit te tij nga komunist ne ‘demokrat’; jemi te gjithe bashkevuajtes dhe te gjithe bashkefajtore.
    Intervista juaj eshte po me te njejtin kontekst; jemi te gjithe bashkevuajtes te korrupsionit dhe te gjithe bashkefajtore. Mendoni ju se ja mbushni mendjen Shqiptareve per ta pranuar ate teze??

  9. gnt75 says:

    Tani filloi plani B,pasi e vune ne gjume dhe qetesuan Berishen organet e prokurorise dhe ato sekrete punonin,pasi gjerat u qartesuan dhe u evidentuan dhe Sala vazhdonte te hidhte helm e te mashtronte fillon revanshi.

    http://www.informohem.com

  10. ...question says:

    …Mr. Arvizu, u are a shame!!

  11. plaku says:

    …Mr.Arvizu, shame on you.
    “Korupsioni ne Shqiperi eshe problem shqiptar dhe jo problem i qeverise”
    Kush ju dha te drejten juve te flisni keshtu per nje popull. Si mund te jem une i korruptuar kur kam nje rroge prej vetem 200.000 leke te vjetra ne muaj dhe mesi e shty diten.
    Nuk e di ne se e dini qe Napoleoni e luftoi korrupsionin duke ju rritur rrogat doganjereve, policeve dhe njerzrve ne pushtet ? Ai e beri kete se ishte i zgjuar dhe e kuptonte se njerezit qe kane pushtet dhe pa mjete financiare koruptohen.
    Mendoj se ne Shqiperi jane me se 60% e popullsise me nje rroge prej 200.000 leke te vjetra ne muaj.
    Mendoni se edhe keta 60% jane te korruptuar?
    Une personalisht kam respekt te madh per ameriken dhe popullin amerikan. Pyes veten si si juve ja lejoni vehtes te jeni Ambasador i ketij vendi dhe populli.
    Shkoni me mire ne Amerike se me fjalet qe thoni i hidhni balte vendit dhe popullit amerikan qe une i dua.

  12. Falcon says:

    eshte vetem nje mendim personal i arvziut ,ndoshta i pa autorizuar nga qeveria e USA ,por mund te jete dhe nje lapsus i tij pa njohur shqiperine ..nuk prejashtohet mundesia te jete pre e mashtrimeve te sali berishes..mos harroni diplomate te huaj kane marre prona ne shqiperi kryesisht ne bregdet dhe ne te gjitha vendet turistike nga sali shpella dhe jane zhytur ne korrupsionin e tij,keshtu qe shpesh jane ne ane te atij,,,,ne fund te fundit shqiptaret keto pislliqe nga bota i mesuan,se ku ka tru saliu pergjithe keto inskenime..inteligjenca e ketij mavrije eshte shume e kufizuar

  13. ky legeni, me sa kame marre vesh eshte legen ne kariere(bolitikan),sepse ju desh te lepinte peshtymen e vet, s’ja vlen te komentosh kete sharlatan

  14. napolon says:

    ambasador jo kompetent

  15. gent says:

    Ambasadori tha ate qe qe donte te thoshte, keto te tjerat me mbrapa jane thjesht diplomaci.

  16. beso says:

    Ky ambasadori s’do veje gjate.Per mendimin tim kot u ngaterrua me korrupsionin,sepse ne momentin qe doli te flase ishin vrare tre vete,dhe shteti yne kishte rene;dhe nje pjese te pergjegjesise e mban SHBA,qe fut te dy duart ne punet tona dhe na ben lemsh.SHBA jane demokraci me e zhvilluar,por absolutisht jo modeli global i demokracise.Madje ne mjaft vende,ne emer te staus-quo,ben perpjekje te mbaje ne kembe rregjime te verteta antidemokratike,si mbreterine arabe.Nejse,duket qe Berisha po ben gati valixhet.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje