Kryetari i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadori Eugen Wollfarth, u bëri thirrje partive politike sot t’i dorëzojnë “urgjentisht Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) propozimet e kërkuara për anëtarë të Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor me qëllim përgatitjen siç duhet të zgjedhjeve për qeverinë vendore”.
Ai theksoi se në bazë të Kodit Zgjedhor dhe të dekretit të Presidentit të Republikës, KQZ-ja duhet të vazhdojë urgjentisht me të gjitha përgatitjet e nevojshme për zgjedhjet e planifikuara për 8 maj 2011. Ai vuri në dukje se asnjë nga partitë politike nuk ka arritur të përmbushë afatin zyrtar të 24 janarit 2011 për dërgimin e propozimeve për anëtarë të komisioneve zgjedhore.
“Jam jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me problemet që po has aktualisht KQZ-ja. Nga 66 Komisione të Zonave të Administrimit Zgjedhor, vetëm 12 prej tyre janë ngritur pjesërisht brenda afatit të 7 shkurtit 2011,” tha Wollfarth. “Një situatë e tillë tregon një shpërfillje të hapur për aspiratat demokratike të qytetarëve shqiptarë nga partitë politike. Unë u bëj thirrje partive politike të respektojnë të drejtën e qytetarëve për të votuar dhe për ta adresuar këtë çështje në mënyrë të menjëhershme, pasi dita e zgjedhjeve po afron.”
Comments are closed.
Qe kur – OSBE-JA vendos per qytetaret shqipetare, ky eshte injorim total,qe na behet,opozita dhe shoqeria civile duhet te reagoje, ose ketu lind dyshimi, per afera te ndyra te politikes sone,dhe ne vritemi rruges per mosperputhje deshirash, apo edhe OSB-ja eshte kapur nga sala, na rrofshin editorialet, dhe anale-tiket, dhe po te njenjtat fytyra te konsumuara qe shfaqen ne TV private,
Kujdes me zemren z.Wollfarth mos u shqeteso shume se s’te ben mire per shendetin.Ben mire qe kjo OSBE-ja mos na merzite me. Ata te shqetesoheshin per zgjedhjet e kaluara qe mos kishim probleme sot.Apo le te vidhen dhe zgjedhjet e 8 Majit vetem te rruhet stabiliteti. Po cili stabilitet ate qe keni per vete se per popullin shqiptar nuk pyetni fare. Turp se 4 njerez u vrane z.Ambasador.
Stabilitet per cfare, stabilitet per ke? Te rofte stabiliteti Ambasador se populli po mban mbi kurriz diktatoret si ne pikturen e famshme