"Gërdeci", gjykata liron edhe Delijorgjin e Pinarin. PD: I nxori nga burgu Edi Rama e mafia e tij. PS: U provua kapja e drejtësisë nga Berisha

7 Shkurt 2011, 11:32Politika TEMA

Pas lirimit të Dritan Minxollit, gjykata ka liruar edhe Ylli Pinarin e Mihal Delijorgjin. Dy të akuzuarit e tjerë të dosjes “Gërdeci” do kalojnë pjesën tjetër të gjykimit në “arrest shtëpie” për shkak se u kanë kaluar afatet e paraburgimit. Kështu, tre personat më të rëndësishëm në gjyqin e Gërdecit kanë arritur fitoren e parë me drejtësinë shqiptare. Pas rreth tre vitesh, ngjarja e Gërdecit nuk ka asnjë fajtor.

Ndërkohë pas kësaj ka reaguar edhe Partia Demokratike përmes deputetit Enkelejd Alibeaj. Ai tha se dënon lirimin e Delijorgjit dhe shtoi se “Druan se pas kësaj qëndron Edi Rama e mafia e tij”. Alibeaj tha se lirimi i tyre ishte nje vrasje e dyte per viktimat dhe familjaret e tyre.

Kurse PS ka reaguar me ane te deputetit Taulant Balla. “Sot u riprovua se ku ka rënë drejtësia shqiptare. Sot e riprovua kapja dhe presioni i Sali Berishës mbi sistemin e drejtësisë. Sot u riprovua lidhja e drejtpërdrejtë e Sali Berishës, djalit të tij me të akuzuarit e Gërdecit. Sot u riprovua se ku po e zhyt korrupsioni drejtësinë dhe Shqipërinë bashkë me të,” tha Balla.

“Është e pafalshme që Ministri i Drejtësisë sot të qëndrojë me gojë të mbyllur dhe të mos veprojë, duke e sorollatur çështjen në fjalë deri në këtë pikë të turpshme e të papranueshme për ndërgjegjen tonë kombëtare, sepse përgjegjësia e Gërdecit është tek kryeministri, tek djali i tij, tek ministrat e qeverisë së tij që kanë qenë në detyrë atëherë e janë ende në detyrë sot,” vijoi me tej Balla.

Kurse gjykata ka kerkuar qe kjo ceshtje te mos politizohet.

13 komente në ““Gërdeci”, gjykata liron edhe Delijorgjin e Pinarin. PD: I nxori nga burgu Edi Rama e mafia e tij. PS: U provua kapja e drejtësisë nga Berisha”

  1. arber says:

    cfare turpi nuk ka te ardhme ne kete vend deri sa kriminele hajduta vrasesa si puna a tyre lirohen ketu duhet nje revolucion ti kapim edhe keta gjygjtare mjeke drejtora dhe politikane dhe ti fudim ne burg nuk behet shtet ….turp

  2. Nabukodonosor says:

    Po Lul Bashen dhe Mediun Edi Rama i nxori.Dihet qe ne Shqiperi gjykata eshte me ate qe ka pushtetin ndaj mos thoni budallalleqe.

  3. Claus says:

    Nuk ke c`fare shkruan me se logjika ka dale me kohe jashte loje…

  4. fortunato65 says:

    deputeti ALIBEAJ duhet te tregoj skenen qe PD nuk ka votuar per heqjen e imunitetit te FATMIR MEDIUT .po te ndodhte tani ne burg do te ishin shume te tjere edhe familjar te BERISHES .ne amerike po heton FBI dhe do te shohim si do te vene ngjarjet pasi GERDECI eshte nje skandal me permasa biblike per shqiperin pasi ka kryer shume trafiqe armesh deri edhe me alkajeden .shite blerjet e armatimeve me iranin ato me turqine jane kryer me mungesa te thella trasparenze.perfshirja e civileve ne keto shiteblerje bie ndesh me disa konventa internazionale midis partnereve te natos apo edhe te vete sistemit tone te prokurimit te armatimeve.per fatin tone te keqe ne shqiperi ligjet behen nga qeveria ne te cilen jane perfshire deputet qe sillen si ne kohen e ENVERIT qe ngrene thjeshte doren per numer votesh .dhe shperblimi i tyre eshte duke perfshire familjare ne keto afere.

  5. brace1 says:

    sekretari i byrose,sh nga tropoja,me shoket gjyqtare doli hapur se vrasesi i gerdecit,na qenka djali i komunistit xeni e fatmir mediu.Keshtu gjykatat e komanduara nga komunistat e kriminelat e shqiptarve,dalin hapur qe ne SHqipri nuke funksionon asnji lloje drejtesiee,ky eshte turpi e krimi me i malle, i hapin rrugen vete gjyqsise,ne SHqipri ska shtet,ka hajdute kriminele e poshtrues qe komandohen nga sekretari i byrose,kesaje pa drejtesie po i vjen fundi,familjaret e viktimave zdo te flene gjume,do gjejne drejtesine o nga gjykatat, ose do e gjejne vete,rruge te mesme ska.Keshtu eshte kure te munde zollumi,te duken kufomat e gerdecit,e familjaret e tyre si topa lecke,gjaku i tyre do ju zere frymen,ju e femive tuaj,qofshi te mallkuar edhe me fimijte tuaj qe nuke denoni vrasesit.

  6. riza says:

    kjo eshte pike e zeze, vrane 26 vete dhe tani prap e ka fajin opozita, si duket edhe shkelzenin e do rama me shume se berisha……………

  7. andri says:

    Cfar fytur e qelbur ky miu keta e mbyllen me kohe gerdecin se ishte zeni ai qe duhej nfjekur penalisht per te,keta te bejn budall me zor

  8. Falcon says:

    duhet ti vihen prangat shkelzenices qe te zgjidhet ceshtja ,perndryshe kjo ceshtje sdo mbaroje kurre sa te jete sali shpella ne ate karrige ,po do kthehet si pelhura e penelopes ..behet diten cbehet naten

  9. huri says:

    Ne qytetaret e kesaj republike,duam pergjegjesit e masakres se Gerdecit.Them masaker se eshte vrasje e vet qeverise se babezitur.Nese gjykata i liron te akuzuarit e Gerdecit,atehere ajo dihet te gjeje fajtoret e vertete.Ka fakte,nese nuk ka ti gjeje faktet:Ato fakte jane aty,tek gropa e Gerdecit,ato fakte jane aty,GJURMET E MASAKRES SE GERDECIT TE COJNE TEK KUPOLA QEVERITARE,TEK FAMILJA KRYEMINISTRORE,PRANDAJ GJYKATA BASHKE
    ME GJYKATESEN FATMIRA HAJDARI DUHET TE ZBATOJNE LIGJET E SHTETIT SHQIPTAR DHE TA NXJERRIN PARA DREJTESISE KETE FAMILJE.NESE NUK DO TA BEJE SOT ZONJA FATMIRA HAJDARI,DO TA BEJE NESER NJE GJYKATESE ME E PERGJEGJSHME.SALI BERISHA DO TE DALE PARA TOGES SE DREJTESISE PER MASAKREN HAJDARI,NUK KA ZOT QE FSHEH TABULATET…

  10. ne shqiperi me teper vlere kane njerzit e vrare nga qeveria, sesa te tjeret qe vecse bejne hije mbi dhe. dhe pjerdhin me goje 24-ore rrjesht,

  11. fule says:

    Po tabulatet e Deliorgjit sikur thone qe ky filste perdite me shoket Shkelzen e Ilir.
    Po ama Ilir Meta te gjendet si vella kur ke nevoje, ske cthua. Prandaj qeshte ky miush kur arrestohej.

  12. Ndoc Sukaj says:

    Qe ,,Gerdeci,, i Qeverise Demokratike do te kalonte pa fajtore kjo ka qene e ditur me kohe pasi te gjithe ,,Miqte,,e e pushtetit cfardo krimi te kene bere kane kaluar lumin pa u lagur sepse ndikimi i tyre ne shum drejtime ka qene shum i forte.Dhoj-Dhoj ,,Akrobacishe ,,proceduriale u kombinuan qe te akuzuarve per vrasjen e 26 Shqiptareve dhe shkaterrimit te jetes te kush e di se sa te tjereve tu krijoheshin kushtet qe te mos denoheshin per krimin e rralle.Kjo eshte Drejtesia ,,Made in Berisha,, Cfardo model ,,Biznesmeni,,ti hidhet ne ere vendi i Punes nuk mund te jetoje i Lire edhe sikur te jete me te vertete ,,Aksident,,teknologjik.Gerdeci u studjua qe te prollonte para me miliona… per njerezit e pushtetit dhe perfundoj si shperthimi ne ,,Hiroshima,,Te mos gezohen para kohe ata qe mendojne se ia hodhen Drejtesise pasi e Verteta nuk do te rrije pa Dale nga gropa ku e fshehen Kriminelet e Pushtetit te Korruptuar.

  13. Dino USA says:

    Kush i futi ne burg?_Rama! Kush i nxorri?_Rama!Kush i vrau demostrusit?-Rama!Kush e drejton gjykaten?-Rama!Kush e drejton qeverine?-Rama!Kush e meson Berishen te flas budallalleqe?-Rama!
    O pike e zeze!Me ke po flet keshtu ky njeri,ku po flet ne spitalin e Jovan Bregut?Sikur ka ngrene pilaf me miza!!!!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje