Berisha dëshmon për puçin: Donin të më eliminonin

31 Janar 2011, 17:00Politika TEMA

Sali Berisha ishte dje i pyeturi i parë në komisionin hetimor parlamentar që u ngrit fill pas 21 janarit me 6 deputetë të mazhorancës. Pasi nxori të pafajshme Gardën e Republikës dhe Policinë e Shtetit për vrasjen e  tre demonstruesve të opozitës, ky komision dëgjoi dje për rreth dy orë kryeministrin Berisha për argumentin e tij se 21 janari ka qenë një grusht shteti i mirëpërgatitur dhe financuar nga biznesmenë pranë PS-së. Sipas tij në këtë sulm është e përfshirë dhe prokuroria, pasi një grup hetuesish ishin gati të hetonin kryeministrin fill pas arrestimit të gjashtë gardistëve. “Burime të tjera nga prokuroria më informojnë se në prokurorinë e shtetit  ishte përgatitur grupi i gatshëm me urdhër të prokurores së përgjithshme në bashkëpunim me kreun e shtetit”, tha ai para deputetëve demokratë. Berisha foli dje për armët që posedonin demonstruesit, si pistoleta në formë çadre, apo stilolapsi, bomba molotov. Ai foli dhe për thika me helm duke kaluar çdo fantazi të të pranishmeve, pasi sipas tij këto thika kishin helmin e gjarpërinjve të Mashkullores, që opozitarët i kishin mbledhur gjithë verën. Berisha sulmoi kreun e SHISH-t duke akuzuar se nuk kishte sjellë absolutisht asnjë informacion për 21 janarin.  “21 janari ka qenë akti më i shëmtuar në Shqipëri që nga viti 1924 e deri më sot. Një puc i organizuar nga trojka Rama, Ruci dhe Gjinushi, për të përmbysur me dhunë pushtetin e dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, për t’i kthyer Shqipërisë dhe shqiptarëve kohërat e republikave të bananeve, kohërat më të vështira e më të pasigurta”, ka deklaruar Berisha.  Sipas tij, protesta e 21 janarit ishte një grusht shteti i paralajmëruar nga vetë lidershipi i opozitës, që sipas tij është përfshirë nga një frymë fondamentaliste. “Puçi i 21 janarit ishte një grusht shteti i organizuar në përputhje me të gjitha rregullat e një akti të tillë të turpshëm. Ishte një grusht shteti që u paralajmërua në mënyrën më të përsëritur nga autorët e tij, Rama-Ruci-Gjinushi. Ishte një grusht shteti që u përgatit me frymën e një fondamentalizmi ekstrem, duke shfrytëzuar trashëgiminë më të zezë e më negative të PS”, ka pohuar Berisha. Ai ka theksuar se përdorimi i dhunës nuk është një risi për PS, pasi në vitin 1997 ajo ngriti armët për të përmbysur pushtetin e atëhershëm. “E vërteta është se kurrë kjo parti nuk ka ardhur në pushtet përmes votës. PS është trashëgimtarja e Partisë së Punës, në vitin 97 ajo përdori dhunën me armë dhe të gjitha mjetet për të ardhur në pushtet”, ka nënvizuar Berisha.  Ndërsa në grushtin e 21 janarit, sipas tij, në bulevard zbritën rreth 300 persona, kryesisht kriminelë, trafikantë dhe mercenarë.  “Në këtë grusht morën pjesë banditë, trafikantë, mercenarë, të cilët të armatosur, rrethuan për 5 orë këshillin e ministrave dhe kryeministrin, me vendosmërinë totale për ta pushtuar ndërtesën, për të larë hesapet me qeverinë e dalë nga zgjedhjet e lira. Urdhëra banditëve u jepte kryetari i pucit, ish-kryetari i sigurimit të shtetit Gramoz Ruci dhe ministri i qeverisë së Enverit, Skënder Gjinushi”, ka shtuar Berisha.  Ai ka shtuar më tej se mercenarët janë paguar deri në 300 dollarë për dhunën nga bosët e krimit të organizuar në krye të PS, që sipas tij janë Fidel Ylli, Sadri Abazi, Tomë Doshi, Koço Kokëdhima etj. Më pas kryeministri ka treguar disa porosi që sipas tij kryetari i PS u urdhëronte mercenarëve nga kullat binjake. “Sulmoni tek porta e kryeministrisë. Mos kini frikë, janë fishekë manovre, u thoshte ai atyre”, ka shtuar Berisha, i cili u ka dalë në mbrojtje oficerëve të gardës dhe policisë që më 21 janar mbrojtën selinë e kryeministrisë. “Po aq domethënëse është qëndresa e oficerëve të policisë dhe gardës, të cilët u treguan protestuesve se institucionet e shtetit nuk mund t’i pushtojnë kurrë”, ka deklaruar Berisha. Gjatë dëshmisë së tij të gjatë, kreu i qeverisë ka denoncuar praninë e personave me armë të sofistikuara në protestën e 21 janarit, si dhe paralajmërimet që sipas tij kryetari i PS Edi Rama bëri për grushtin e shtetit. “Një pjesë e protestuesve kanë ardhur me armë të veçanta, pistoleta, cadra-pistoletë, stilolapsa-pistoletë, etj. Duhej që nëse kryeministri nuk dorëzohej, të kalonte mbi kufomat që kishte paraqitur kryepuçisti Edi Rama. Për këtë ngjarje ne disponojmë të dhëna të shumta, por pjesa më e rëndësishme e kësaj ngjarjeje ishte në bunkerin e Fidelit, ku ndodhej Rama me Rucin dhe Gjinushin, si dhe me eksponentët e tjerë të mafias dhe të ashtuquajturët gazetarë, që do publikonin lajmet se, Berisha u arratis dhe se kërkoi strehim në ambasadën serbe. Të gjithë ishin nën komandë. Por të gjitha janë dokumentuara”, ka thënë Berisha. Lideri i mazhorancës ka prekur edhe çështjen e tabulatëve telefonikë, të cilat sipas tij faktojnë organizimin e puçit nga krerët e opozitës, përmes lidhjeve të tyre me krimin. “Tek tabulatët qëndrojnë lidhjet e tyre me krimin, lidhjet e tyre me puçin. Ka edhe dokumenta të tjera, që kryeministri do t’ia dorëzojë këtij komisioni dhe komisioneve përkatëse”, ka deklaruar Berisha, i cili edhe këtë herë nuk i ka kursyer akuzat ndaj institucioneve. Madje, ai ka shkuar më tej kur ka thënë se plani parashikonte deri edhe vrasjen e tij dhe se për këtë plan kishin bashkëpunuar edhe presidenti i Republikës dhe prokurorja e përgjithshme. “SHISH nuk ka sjellë as informacionin më të vogël. I ka pasur sytë e lidhur dhe veshët të shurdhër. Ndërkohë, në kuadër të këtij puci, prokurorja e përgjithshme urdhëroi arrestimin e zinxhirit të gardës, në mënyrë që të nesërmen puçistët të sulmonin institucionet e pambrojtura. Ndërsa presidenti, në reagimin e tij të parë, nuk citonte një herë të vetme fjalën “dhunë”. Presidenti i Republikës u kërkonte të gjithë faktorëve që të negocionin, ndërkohë që zëdhënësit e tij të pashpallur në Top Channel shpreheshin se Berisha duhet të negociojë me banditët. Unë kam dijeni edhe për lidhjet mes zonjës Rama dhe zotit Rama, por kjo është në tagrin tuaj”, u është drejtuar Berisha anëtarëve të komisionit.

Berisha: Jo dialog pa u zbardh 21 janari

Kryeministri Sali Berisha mbyll dyert e dialogut me opozitën deri në zbardhjen e ngjarjeve të 21 janarit apo deri në ndëshkimin ligjor të puçistëve siç i quajti ai. “Ne kemi respektuar dhe do të respektojmë opozitën me vendosmëri të madhe. Jemi të hapur për çdo dialog, por kjo pasi puçistët të marrin ndëshkimin e merituar ligjor” tha Berisha. Kreu I qeverisë duke folur para deputetëve demokratë, vlerësoi përfshirjen e ekspertëve amerikanë në zbardhjen e 21 janarit ndërsa e vlerësoi të domosdoshëm, ngritjen e komisionit hetimor nga parlamenti në kushtet kur sipas tij prokuroria u kompromentua.“Në një institucion hetimi fund e krye të kompromentuar, me projekte dhe plane të qarta të stadit B, hetoj ekspertë e prokurorë, juristë të shkëlqyer të këtij vendi dhe unë kam besim të plotë tek ky hetim dhe shqiptarët do të kenë besim të plotë tek ky hetim. Ngritja së komisionit hetimor për hetimin e puçit u bë i domosdoshëm për shkak të kompromentimit total të procesit të hetimit në prokurorinë e përgjithshme” tha Berisha. Po dje në mbledhjen e komitetit ndërministror të integrimit kryeministri theksoi se do të ketë bashkëpunim në parlament me ata që dënojnë dhunën. Ata të cilët duan të dënojnë puçin, dhunën, zjarrin, plumbat, tritolet, ndaj institucioneve shtetërore dhe besoj se bashkëpunimi në parlament është rruga më e mirë për të ardhmen e tyre dhe të vendit, do të ketë hapësirë të plotë” tha Berisha. Por ai sërish e kërcënoi kreun e opozitës se do të përballet me ndëshkim fatal nëse do të ripërsërisë sipas tij 21 janarin.

Akuza për Topin, “merr ryshfete për gjyqtarët”

Kryeministri është në fillim të rrugës në sulmet e tij ndaj kreut të shtetit Bamir Topi. Pasi e akuzoi se është pjesë e grushtit të shtetit dje Berisha ka folur për korrupsion në KLD në emërimin e gjyqtarëve duke etiketuar direkt kreun e shtetit që është njëkohësisht dhe kryetar i KLD-së. Sipas kryeministrit duhet menjëherë reformë në sistemin e drejtësisë dhe rregullimi i emërimit të gjyqtarëve që sot propozimet i takojnë kreut të shtetit dhe më pas marrin miratimin në Kuvend. ”Duhet të jemi për procedurat e emërimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, sipas raporteve më serioze ndërkombëtare, janë dhe ndofta problem më madhor, në emërtesat. Ky problem është bërë më madhor, për shkak të monopolizimit të tij, jashtë procedurave transparente. Këto mënyra emërimi, transferimi, lëvizjeje , komandimi të gjyqtarëve kanë ngjallur me kohë shqetësimin në radhe të parë të komunitet të gjyqtarëve të cilët janë të dekurajuar dhe të çorientuar, nga një politikë e tillë personale, që sipas një raporti bëhet mbi baza ryshfeti të qarta që ata duhet të paguajnë për tu emëruar dhe më pas u marrin qytetarëve, për të paguar investimin e tyre”, tha Berisha duke folur për ryshfetet në emërime. Duke iu drejtuar ministrit të drejtësisë në mbledhjen e komitetit të Integrimit Berisha tha më tej: “Zoti ministër, si anëtar i Këshillit të Lartë të drejtësisë, mendoj se duhet të kërkosh ndryshimin rregullores së KLD-së. Duhet të kërkosh përcaktimin në këtë rregullore të proceseve dhe të procedurave më transparente të emërimit të çdo gjykatësi dhe çdo prokurori, pasi ato që ne kemi lexuar në raportet ndërkombëtare janë tronditëse, të papranueshme, të dëmshme për vendin dhe duhet të marrin fund sa më parë. E vërteta është se asgjë nuk ndikon më keq në korrupsionin dhe funksionalitetin e këtij sistemi sesa fakti që thoshte njëri nga reporterët në një raport që solli, në mos gabohem në fillim te verës, ku ata emërohen kundrejt pagesave dhe marrin ryshfetet për të paguar investimin që kanë bërë. Ndërkohë, kjo është një emergjencë dhe çfarë do që të kushtojë Këshilli i Lartë i Drejtësisë do të ketë mbështetje nga qeveria për një reformë të thellë transparence në emërimin dhe funksionimin e saj”.

24 komente në “Berisha dëshmon për puçin: Donin të më eliminonin”

  1. arsen says:

    Zoteri! Mjaft me fjalime!
    Ne komision hetimor shkohet me dokumenta, fakte, grupfakte!
    Cudi sesi kane kaq durim “juristet” e nderuar te Komisionit??!!!!
    Nese nuk i disponon, duhet ti gjesh, sepse ndryshe….do denohesh PER DESHMI TE RREME!

    1. eddy says:

      helem i mbledhur nga gjarprinje ishin lyer thikat pistoleta ne forem cadre po coheni ne spitalin psiqiatrik se ky ka ikur nga mendja iturpe turpe

      1. shqipja says:

        SA KAM QESHUR ME KETO QE LEXOVA …KRYEMINISTRI I VENDIT TONE KA MBARUAR .DHE DEMOKRATI ME I FLAKTE E KA HUMBUR SHPRESEN TE KY NJERI .NEXHMIJA E MESON NE DARKE SE CDO TE THOTE TE NESERMEN .NDOSHTA ESHTE NE ATE FAZEN QE KALOI ENVERI 82 – 85 ,DHE NUK DUHET TA BEJME ME SHUME FAJ SE NEXHMIE BERISHA PO (S)NA QEVERI SIC DUKET ….

  2. AlbinoBlackSheep says:

    Disa Morracake? Ke quan morracak ti moj bushter plake? Ke egzekutuar tre njerez te pafajshem qe protestonin me duar ne xhepa.Kryeministria eshte vetem nje ndertese dhe te most te genjeje mendja se je i paprekshem.Vazhdon te sjellesh mort e tragjedi per shqiptaret por edhe dita kur hesapet te lahen do vije.

  3. huri says:

    Ashtu thoshte Ramiz Alia dhe Xhelil Gjoni,dhenderi i Hysni Kapos ne vitin 1990.Na quanin morracake.Sot po na quan morracake ti Sali Ram Palla.Ec e jep njehere llogari per vrasjet dhe per 20 vjet qe na morre ne qafe,dhe pastaj ta shohimse kush jane morracaket.Dhe ne jemi morracake ,ti na ke lene morracake,sepse parate tona dhe pronat tona ti dhe vetem ti me robt qe i ke rreth vehtes na i keni marre duke na lene morracake.por po vjen dhe dita jone kur te mos kemi mes nesh morracakeve.Atehere ti me uturakun ne dore,do besh rreshtore ne dhomen e burgut e do shfrysh me vehte,une morracaku une morracaku.

  4. bllokman says:

    Sa turp qe ky hale eshte shqiptar…ky do vra me buke ne goje, sduhet treguar meshire per ate dhe familjaret e tij, gjakpiresat e popullit, ik vdis mor farë e keqe

  5. velo says:

    Ky i marre me emrin Sali akoma nuk e ka kuptuar qe nuk e shohim dot me sy jo me te degjojme pallavrat e tij. Ku i ka faktet e grup faktet, le qe nuk i duhen perpara nje komisioni lolosh .

  6. Ndoc Sukaj says:

    Lajmi Shum i rende u transmetua drejteperdrejte nga shum kanale televizive Shqiptare dhe Boterore.Ne Shqiperi nje vend qe e vuajti Diktaturen per shume vite ndodhi nje gje qe nuk kishte ndodhur me pare ne historine njerezore Diktatori i Vdekur i shqiperise shum vite me pare u ngjadh dhe erdhi perpara komisionit qe po heton,,pucin,,me fytyren e Sali Berishes.Shum njerez u tremben shum kameramane dhe gazetare te mediave me prestigjoze Shqiptare dhe Boterore iken me vrap duke lene dhe kamerat te instaluara ne salle.Vetem pak prej tyre ato me,, trimat,,gazetaret e TV Klan,TV ,,ABC NEWS, TVSH e disa te tjere madein TVPD munden te qendrojne ne krye te detyres per te informuar publikun mbi veprimtarine e grupit ,,PUCIST,, qe me 21 Janare tentoi te merrte pushtetin e dale nga vota e vjedhur me dhune e me stilolapsa tip ,,Pistolete,, dhe me cadra qe ,,Helmojne Demokracine Diktatoriale,,Ky Lajm nuk eshte aspak i rreme mjafton qe te telefononi ne numrin pa pagese tek televizioni i Cakallit dhe ai do tjua konfirmoje Lajmin ne menyre precize Fiks fare pasi disponohen filmime te pa montuara dhe qe mund te shfaqen ne cdo kohe.U pyeten eksperte te njohur Boterore te cilet dhane shpjegime sipas litereatures se ,,OKSFORDIT,,dhe thane se kete fat pra ate te ,,Ringjalljes se Diktatorit ,, e kane pak apo aspak vende qe jetojne ne planetin Toke. Kete here shpresojme te kemi qene me fat pasi nuhatjen per te zbuluar ,,pucistet,, nuk mund ta kete asnjeri tjeter pasi vendi yne ka kohe qe po vuan nga ,,Grupet Puciste,, ne Prokurori ,SHISH,Presidence te cileve sipas lajmeve me te fundit do tu reduktohen apo shkurtohen ,,Shoqeruesit,, e pa afte.

  7. pelasgian3 says:

    Erdhi koha qe ky bjeshkarak te quaje dike morracak!!!! Hapuuuu dhe, hapuuuu dhe.
    Cmenduria dhe djallezia e ketij psikopati nuk ka kufij. Ky po e cjerr ligjin dhe kushtetuten nga te gjitha anet. Zoti na ndifte me kete. Duhet te bejme c’eshte e mundur qe ky kellire dhe oborri i tij te marrin denimin e merituar nga populli

  8. nicolla disha says:

    Berisha i coroditur po i cuan shqiptaret morracake. Berisha ka falementuar, mendia po i ike, kurse populli po e tuleron berishen e cmendur. Tunezia u clirua nga rregjimi, edhe Egjipti eshte gati ne clirime nga rregjimi. Kurse shqiperia vazhdon te jetoje nen kthetrat e berishes. Shqiperia nuk do te kete integrim me berishen.

    1. VL says:

      Ti thua ta bejme shqiperine si Tunizia dhe Egjipti ??? Pse aq poshte kemi rene ne te sillemi si kafshe sic bejne ata ?? Neve gjasme e mbajme veten si vend Evropian.

      Pse kaq te etur per shkaterrim mor njerez. Saliu eshte kafshe, por nuk ia vlen te shkaterrojme vendin tone per te.

  9. england says:

    i respektuar moderator komentin qe ju e fshite,pasqyronte nje reagim timin ne lidhje me ofendimet e kryeministrit drejtuar popullit te tij,pra nga cpo kuptoj ne se kreu shtetit ka te drejte te na shaje,e ofendoje,te na vrase,e masakroje nderkohe ne sna mbetet gje tjeter,vetem heshtje,ose komente perkedhelese per vrasesit…

  10. Atdhetari says:

    More fund o i shkrete. Enveri u be paranojak para vdekjes po ti je bere skicofren fare. Shef endrra me sy hap. Kriminel!

  11. liberali says:

    sali gomarit i ka hy lepri ne barke

  12. Claus says:

    Une mendoj se duhet te marre inicitiva dhe te perpilohet nje liste ku njerezit te kene vene emrin e tyre e firmosur dhe ti dorezohet komisionit parlamentar me moton: “Edhe une jam pucist”.

  13. Ermal says:

    O c’do na degjojne me veshet, ky njeri duhet lidhur se s’di c’flet. Antena brenda familjes eshte me e besueshme se fjalet e Berishes. O Berishe, kur te hysh ne burg o dhembe-kalbur, do kesh kohe te besh triologji me perrallat e tua. Po kur i ke hequr morrat ti ore kokecep, kur coje berrat ne bjeshket e Vicidolit? Vertete ne nuk kemi vaske floriri si ti dhe Iliri, por kemi zemren dhe ndergjegjen e paster dhe kur shihemi ne pasqyre na del fytyra 100 here me e bukur se ajo germadha jote dhe e asaj turidjegures tende Argite. Do ju zene hakat e popullit, por pse ta heqin ne kurriz pasardhesit e tu, se ti vete e ke marre rrugen, burgu eshte pak muaj larg per ty, per LUL-in tend, Gencin, Fatmirin, Ilirin, Ristanin dhe gjithe keta kapteret e tu qe kakarisin lart e poshte.

  14. saimir says:

    Kush e mban mende vdekjen e te ndjerit Hoxha,a s’ishte katandisur edhe ai ne kete gjendje perpara se te ndahej nga kjo bote,ku kembes i thoshte dore e dores kembe!Kujt nuk i kujtohet se si ne fund te jetes se tije ,”te cilen vetem ai nuk e dinte”,i dukej vetja sikur ishte ne vitet 47,sikur te gjithe i kishte armiq,sikur donin ta vrisnin,sikur donin ti benin puçe!Kush nga Ju nuk e mban mend qe nje “Mik” i tij i rinte te koka e ku ne fakt ai priste sa te jepte shpirt!Kush nga ju nuk eshte ne gjendje te beje paralelizma sot me kryemisterin tone!Populli yne i vyer ka nje shprehje “Kush i bene gropen tjetrit bie vete brenda”.A si ngjan edhe ai te ndjerit?

  15. Frederik says:

    Helmi i Mashkullores i mbledhur gjate veres ???!!! Ky njeri perfundimisht ka rrjedhur dhe eshte mire te luaje ndonje rol te Makbethit .
    Komisioneret politike te Saliut: Zoti Berisha , ka mundesi te te pyesim se cfare pyetje deshiron te te bejme?
    Kryeministri- Ju mund te me pyesni mue se ku e gjeten helmin qe do te lyenin thikat apo çadrat .
    Komisioni- Po z. Kryeminister , mund te na thoni se ku e gjeten helmin te implikuarit ne kete puç shteti per t’u vrare ju nepermjet thikave me helm , apo plumbave me helm?
    Kryeministri – Po kemi te dhena te bollshme qe do t’i japim me vone se helmin e kane mbledhe ne Mashkullore gjate veres anetaret e PS me porosi te Gramoz Ruçit dhe Skender Gjinushit . Po , po me porosi te tyre. Ata kujtojne se do te na e hedhin ne, se nuk e mblodhen helmin ne gjarperinjte e Vjoses ne Tepelene apo ne Hormoven e Skender Gjinushit, qe te shpetonin. Po jo ata s’mund te na e hedhin dot ne se ne kemi informacione se donin te na helmonin me gjarperinjte e Çerçiz Topullit .etj, etj.

  16. Falcon says:

    hahahaha ky felliqsire qe akoma nuk di te eci ne asfalt quan shqiptaret morracak..ky legen qe ne 1992 na lypte leke nepermjet gazetes Liria se donte te ndertonte ambasaden shqiptare ne waashington ,kur dhe sot e kesaj dite ajo eshte vetem nje vrime e zeze brenda dhe jashte ..brenda eshte vetem fole korrupsioni dhe injorance,,,keti shpellari qe akoma nuk di te perdori sapun dhe uje, po lahet vetem te xhumone e trete mbas henes mevludit,duhet ti japim nje mesim qe mos ta harroj ne breza ..ai dhe kjo kjo tribu neanderthalesh te vucidolit qe ai e quan familje ,,,mjafton te shofesh fytyren tende prej kali dhe ate te argites qe duket sikur eshte perplas me deren e markates Tiranes merret vesh cfare jeni dhe nga vini ..shqiptaret do te groposin ..o lavire e serbise

  17. Bangkok says:

    Ky njeri ka marre fund nga te gjitha drejtimet. Berisha duhet te internohet ne Korene e Veriut ku ai mund t’i praktikoje fare mire keto metodat e veta komuniste.

  18. dino chicago says:

    BOBOBOBO si e beka ky i rreshqitur Telenovele..”Donin te me vrisnin mue…!”Si duket edhe vet e ndjen qe e ka mbushur kupen,por,ai duhet ta di qe lepuri qellohet kur del nga ferra..plus duhet ta mendoj se hak e ka bere per ta vrare ndonja 1000 here dhe Shqiptari nuk i ka ndyre duart ti marre jeten..Ai po..I ka ndyre duart dhe i ka lare prape duke i vrare naten e duke i qare diten shume shqiptare…!

  19. Bangkok says:

    Sali “trimit” i ka hyre lepuri ne bark. Me siguri “fle” cdo nate ne kullen e tij te quajtur Kryeministri pasi ka frike mos ja rrembejne naten.
    Familja e tij me ne krye Argiten ka vene nje pasuri te madhe me djersen e popullit shqiptar e tani kane frike se po i vjen fundi dhe nuk do te kene mundesi te vjedhin me shume. Turp ti vije! Ato fjalet ” rrugacet e lavirat e bulevardit” qe Saliu etiketone popullin e vuajtur jane me te pershtateshme per familjaret e vet qe kane vjedhur e vazhdojne te vjedhin gjithe pronat e shqiptareve. Habitem se si i ze gjumi naten pas vrasjeve se tre shpirtrave te pafajshem! Habitem se si nuk vendosi nje lule apo nje qiri per ata njerez fatkeqe! Ai nuk eshte njeri, por as edhe kafshe nuk eshte! Me siguri eshte nje qenie jashtetokesore i ardhur me mision per te shkaterruar nje pjese te vogel te planetit tone qe quhet Shqiperi.

  20. akskel says:

    o zot na ruaj ky zoteria ka nevoje te shkoje ne ndo nje plake ose hoxhe te shkruhet se do ket shkelur ne ndo nje vend te keq .ja thashe ne fillim fjalen zoteri per respekt te gazetes tema por me keto qe nxjerr nga goja ky eshteme mire ti thuash zoteri ver llapes .a e kupton ky se cfar flet apo para kujt po flet ky ne rregull eshte se mos ata qe e degjojne ja me te mire te gjithve ju duket vetja si antaret e byrose politike qe degjonin xhaxhin se si memeti do vriste enverin me bastun pushke ne nje takim qe do te bente a e kuptoni ne dore te kujt kemi rene

  21. england says:

    E kujt nuk i duhet liria ta coje jeten dem burgjeve duke te vrare ty!Ti tashme je i vrare,dhe ti vete e ke kuptuar kete,pushteti ka filluar te lekundet nga protestat masive,nje termet pritet te ndodhe ne ditet ne vazhdim,lumi njerezve pritet te vershoje ne te gjithe shqiperine,koha jote perendoi o zoti Sali!Pamvaresisht se ti kishe menduar te thyeje cdo rekord ne mbajtjen me dhune te pushtetit,ndoshta kishe bere hesapet se pas vdekjes kujt do ja lije mbreterine!por qenke gabuar,morracaket,flokepalaret,dhe ato qe ti i quajte horra po te japin shkelmin e fundit drejt gremines.Ku i ke faktet,provat,dhe grupfaktet qe deri dje ja kerkoje opozites per zgjedhjet e 28 qershorit?sot endrrat qe shef gjate nates me puciste qe duan karrigen tende,na i servir ne komisionin e perbere me ushtaret e tu si te verteta,njesoj si babai yt shpirteror shoku Enver qe instaloi pergjate bregut te liqenit ne Pogradec gjithe armaturen e rende,se ne endrrat e tij ishin sllavet ato qe donin ti merrnin fronin e mbajtur perjetesisht!Ku jane cadrat pistolete,po thikat helmuse,si eshte e mundur qe policet e Lulit nuk arriten te asgjesojne dhe nje te vetme?Shqiptaret te njohin se kush je,por je bere gazi i botes zoti kryeminister,je bere personazh per barsaleta!!!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje