Është fjala për z. Arvizu, të cilit Berisha i duket si “burrë shteti”
Nga Fatmir Toçi
Demonstrata e 21 janarit në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe ngjarjet që rrodhën pas saj janë kryetema e bisedave dhe debateve midis shqiptarëve kudo që janë, por edhe pjesë e rëndësishme e axhendës së institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare, të cilët, dukshëm të shqetësuar janë vënë në lëvizje për të qetësuar shqiptarët dhe për të zgjidhur krizën. Nuk kam ndër mend që nëpërmjet këtyre radhëve të bëj analizën e asaj që ndodhi dhe bilancin e rëndë që pasoi. Si pjesë e një force politike në këtë rreshtim kam qenë dhe jam i bindur në drejtësinë e kauzës së opozitës, që lufton me të gjitha mjetet paqësore e brenda kuadrit kushtetues për më shumë se një vit e gjysmë, për transparencën e leximit të vullnetit të shqiptarëve në zgjedhjet e përgjithshme në qershor 2009, për të evidentuar korrupsionin e thellë që ka përfshirë qeverisjen e vendit tim, për të evidentuar grabitjen fare hapur që po i bëhet pasurive kombëtare, për të evidentuar dhunimin e të drejtave dhe lirive më elementare të njerëzve, për të evidentaur rritjen e skajshme të varfërisë deri në kufijtë e mbijetesës, të veshura këto me propagandë e demagogji të pashembullt të një njeriu konfliktual që i ka hipur për së prapthi politikës shqiptare për dy dekada.
Por edhe këto të vërteta të hidhura, që tashmë dihen e shihen nga të gjithë shqiptarët, nuk janë qëllimi parësor i këtyre radhëve, edhe pse përvoja djallëzore politike e Berishës po bën të gjitha përpjekjet, duke vënë në lëvizje të gjitha strukturat shtetërore, përfshi edhe përfaqësitë e zyrat diplomatike të Shqipërisë në të gjithë botën, që ta largojë vëmendjen e shqiptarëve, mediave, institucioneve shqiptare të drejtësisë dhe të atyre ndërkombëtare të angazhuara, nga shkaqet e vërteta që e kanë futur vendin në krizë dhe që prej më shumë se një vit e gjysmë dhe i kanë nxjerrë njerëzit në rrugë për të protestur, paqësisht, por të vendosur.
Nuk kam për qëllim as të bëhem pjesë e debatit e të bind të tjerët për provokimin e pashembullt e diletant që shteti, nëpërmjet organeve të rendit dhe Gardës së Republikës, të cilat i përdor e i shpërdor z. Berisha sa herë që i nevojiten, u bëri njerëzve që sapo kishin nisur të protestonin paqësisht, me anë të një demonstrate të paralajmëruar dhe për të cilën ishte bërë njoftimi zyrtar i nevojshëm. Puna titanike e mediave shqiptare, por edhe e qindra e mijëra kamerave vetjake të pjesëmarrësve në demonstratë, dëshmitë e çdo pjesëmarrësi në këtë tubim e kanë nxjerrë në shesh të vërtetën tragjike se shteti vrau me armë luftarake tre civilë të pafajshëm, plagosi dhe lëndoi dhjetëra të tjerë, dhunoi dhe ndaloi këdo që gjeti në rrugë pas kësaj, dhunoi e shkatërroi mjedise e objekte në pronësi private. Dhe jo vetëm kaq, por bëri të gjitha përpjekjet demagogjike për t’ia faturuar vrasjet opozitës dhe, kur nuk ia doli, mori nën mbrojtje vrasësit edhe duke i shpërblyer, sulmoi Prokurorinë, SHIK-un dhe Presidentin e Republikës që nuk u bënë palë me të, kërcënoi opozitën dhe shefin e saj me arrest e, madje, me vdekje, insinuoi për grusht shteti nga njerëz që mbanin çadra në vend të armëve etj., duke e futur kryeqytetin në një terror të tipit fashist të paparë që nga shtatori i vitit 1998, ku në grushtin e shtetit të organizuar në atë kohë Berisha ishte përgjegjësi kryesor dhe i vetëm.
Ajo që më bëri të marrë penën e të shkruaj, të shprehem në një farë mënyre për të veçantat e asaj që po ndodh sot në Shqipëri është një prej prononcimeve të z. Arvizu, ambasador i SHBA-ve në Tiranë, për qëndrimin burrëror të kryeministrit Berisha. Dhe a e dini përse? Sepse me kërkesën e Tij, ai u tërhoq nga protesta e ditës së shtunë (një herë më parë ishte thënë për të ditën e mërkurë(!)), edhe për shkak të motit të ftohtë e me shi, që ai, Berisha, e kishte parë në internet në Ipod-in e tij(!). Në fakt, z. Arvizu është i sapoardhur në Shqipëri dhe, padyshim, nuk ka pasur kohë të njihet me historinë e këtij vendi, nuk ka pasur kohë as të mësojë sa duhet për historinë politike 20-vjeçare shqiptare, të mësojë për Berishën, Nanon, Metën, Ramën e të tjerët. Nuk ka pasur kohën e mjaftueshme të mësojë për shprehjet, fjalët e urta dhe kuptimet e tyre në gjuhën shqipe. Z. Arvizu, në vendin tonë nuk i thuhet burrë një njeriu që nuk e mban fjalën, apo, siç e thotë populli, që e dredh dhe kthen fletën nga të fryjë era. Te ne nuk i thuhet burrë një njeriu të akuzuar për vrasje, apo të akuzuar se ka urdhëruar që të vrasë. Aq më tepër nuk i thuhet “burrë shteti”. Një njeriu të akuzuar për vrasje, apo që akuzohet se ka urdhëruar të tjerët të vrasë ne në shqip i themi vrasës, apo më ashpër akoma e quajmë kriminel dhe për të ka ligje se si duhet trajtuar. Më parë vepronte Kanuni e zakoni, që do të thotë gjykimi popullor i kthyer në institucion. Sot, si në të gjitha shoqëritë e qytetëruara, vepron e duhet të veprojë ligji.
Një diplomat i lartë, mik i shqiptarëve dhe që përfaqëson një vend mik, e ka quajtur “burrë shteti” një njeri që mbron vrasësit e njerëzve të pafajshëm, dhe jo vetëm një herë gjatë këtyre dy dekadave. Do të mjaftonin ngjarjet e viteve ’96 – ’97, grushti i shtetit më 1998, dhe para pak kohësh tragjedia e Gërdecit për ta çuar para drejtësisë këtë njeri që nuk ndalet përpara çdo mjeti në interes të mbajtjes së pushtetit. Është quajtur burrë shteti një njeri, ndërkohë që të tillë njerëz ne në shqip i quajmë burracakë. Dhe dallimi kuptimor midis fjalës “burrë” dhe “burracak”, edhe pse kanë të njëjtën rrënjë, e për një të huaj duket sikur ngjajnë, është aq i përafërt sa janë të ngjashme dita me natën.
Ne nuk i themi burrë një njeriu që vjedh, siç ka bërë kryeministri i vendit me vjedhjet e vullnetit të popullit në zgjedhjet e fundit; ne nuk i themi burrë një njeriu që ka frikë, siç po bën Berisha me pengimin me çdo mjet të transparencës së këtyre zgjedhjeve; ne nuk i themi burrë një njeriu që bën pehlivanin në politikë, siç bën Berisha kur ndryshon çdo ditë, apo çdo orë qëndrimet e tij politike, ndaj opozitës, por edhe partnerëve tanë ndërkombëtarë; ne nuk i themi burrë, e aq më pak burrë shteti, një njeriu që shfaqet i papërgjegjshëm, politikisht e mendërisht në politikën shqiptare; ne nuk mund t’i themi burrë shteti, madje as burrë, por grua e ligë, një njeriu që shfaqet në Parlamentin shqiptar apo tribunat e tjera zyrtare si një gojështhurur ordiner duke përgojuar çdo njeri dhe familjet e tyre. Ne nuk i themi burrë, e aq më pak burrë shteti, një njeriu që ka marrë nën mbrojtje shtetarët hajdutë dhe vrarësit me pagesë vetëm e vetëm që të mos prishet rendi i goglave të qeverisë, mbi të cilat është ngritur pushteti i tij.
Këtu te ne ka do vite që askush nuk do t’u shkojë ndesh ndërkombëtarëve, aq më tepër SHBA-ve. Dhe aq më tepër kur bëhet fjalë për politikanët, që nuk duan ta njollosin biografinë se “rrezikojnë” karrierën e tyre nga “zemërimi” i Amerikës. Padyshim nuk mendoj se edhe kjo mënyrë komportimi në politikë ka të bëjë me burrërinë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për vendin kampion të demokracisë dhe fjalës së lirë. Kjo ka të bëjë më shumë me konformizmin e të bërit politikë në vendin tim të vogël, ku vazhdimisht zgjidhjen e problemeve më të mëdha kombëtare, rrugën politike që duhet të ndjekin liderët e saj për të qenë “në rregull” dhe të sigurtë në krekosjen e tyre para një populli të varfër dhe opozitës së shtypur e kanë lidhur vazhdimisht me humorin e më të fortëve në politikën botërore. Historia e 20 vjetëve të fundit e politikës së re shqiptare nuk është gjë tjetër veçse akrobacia e shëmtuar e liderëve të saj për të mbajtur sytë dhe veshët hapur dhe gjithmonë të vëmendshëm për të lexuar si duhet mesazhet që vinin nga jashtë, edhe pse në të shumtën e herëve këto mesazhe kanë qenë të palexueshme, të pakuptueshme e të padeshifrueshme, që kritikonin të dyja palët dhe u jepnin të drejtë të dyja palëve, duke u dhënë mundësinë të dyja palëve që të citonin dhe përdornin në luftën e tyre për pushtet ato pjesë që u shkonin pas shtatit. E meqë jemi te fjalët e urta, ka një fjalë të tillë në shqip që thuhet “as mish, as peshk”, pra, një gjellë pa shije që nuk hahet.
Po le të kthehemi edhe një herë te fjala që lëshua para pak ditësh, kur kryeministri i vendit tim dikujt, që me siguri nuk e njeh sa i si duhet, i është dukur me të vërtetë si burrë shteti. Në një kohë e situatë kur një vlerësim i tillë ka treguar fare hapur një anim të tepruar në vlerësimin midis palëve. Midis palës që provokoi, vrau dhe shtypi me dhunë një popull të pakënaqur deri në kufijtë e zemërimit, dhe palës që protestonte në mënyrë civile për më shumë liri e demokraci në këtë vend, kundër korrupsionit që i ka zënë frymën vendit dhe për një jetë më të mirë. Kërkoj ndjesë nëse shprehja ime duket e ashpër, por nuk ka qenë aspak prej diplomati, aq më tepër të paanshëm, që në një situatë të tillë të ngatërrohet burri me burracakun, burri i shtetit me vrasësin apo përgjegjësin për humbjen e jetës së njerëzve të pafajshëm.
Një deklaratë si kjo, në një kohë dhe situatë të tillë të ndezur, në vend që të qetësojë do t’i zemërojë më shumë ata që kanë zgjedhur rrugën e protestës për të shprehur qëndrimin e tyre ndaj qeverisjes aktuale, do të ndikonte negativisht në agravimin e situatës, madje më shumë se lajthitja e Berishës për të mbledhur qeveritarët e buxhetorët në një protestë ndaj protestës, pa kuptuar kundër kujt dhe përse!
Dhe për t’i shkuar deri në fund konceptit të burrërisë dhe “burrit të shtetit” në gjuhën shqipe. Manifestimi-homazh i datës 28 janar, i organizuar e drejtuar nga opozita shqiptare, për t’i bërë homazhet e duhura dhe të merituara tre qytetarëve të pafajshëm që i vrau shteti dhe veglat e tij ishte një shenjë burrërie, ishte një shenjë e respektimit të të vdekurve, një zakon i lashtë në vendin tim, por besoj edhe në vendet e tjera. Ata njerëz u vranë në rrugë, publikisht, ndaj dhe meritojnë nderimin, respektimin e zakonit dhe respektin e të gjithë njerëzve po publikisht. Ndërsa paburrëri apo burracakëri është ajo në batakun e të cilit ka rënë Berisha: nuk ka pasur kurajë të thotë një fjalë ngushëllimi për të vdekurit, madje është shprehur se pak ishin, mund të ishin edhe 300; ka dalë në mbrojtje të përgjegjësve të masakrasës të datës 21 janar, duke e kthyer edhe godinën e kryeministrisë në kullë ngujimi; ka nxjerrë urdhër që të shpërblejë ata që ushtruan dhunë ndaj një populli të paarmatosur, ku midis tyre janë edhe vrasësit, në vend që t’i hapë rrugë drejtësisë dhe të bashkëpunoë më të; sulmon institucionet e shtetit që nuk bëhen palë e krimit, në përpjekje për nënshtrimin përfundimtar të tyre; krijon alibira institucionale, duke poshtëruar gjysëmparlamentin ta duartrokasë e të vërë në punë komisione hetimore, për të hetuar çdo gjë përveçse vrasësit; vazhdon me fjalorin e tij të shthurur të ndotë mjedisn shoqëror shqiptar, duke u shfaqur si faktori parësor për irritimin e njerëzve, duke u pozicionuar si një provokator ordiner me pasojë destabilizimin e vendit.
Dhe për ta dalluar burrin, burrin e shtetit dhe burracakun, të nderuar miq e partnerë ndërkombëtarë, mjafton të vëreni shfaqjet, prononcimet publike dhe mediatike, qëndrimet dhe veprimet, mbështetjen që ka në popull të atij që u quajt “burrë shteti” vetëm sepse nuk ka shtyllë kurrizore dhe liderit të opozitës që kërkoi të bënte adetin ndaj të vrarëve nga dhuna e shtetit diktaturë dhe që është ngritur në protesta e kërkon zgjidhje të situatës me mjete ligjore në një vend që drejtësia dhe demokracia janë më në rrezik se kurrë.
Comments are closed.
Gjithe nderkombetaret tallen me ne : Europe e Amerike . Shikoni se ke ka sjelle Amerika per ambasador. Nje diplomat ( i thençin) me fytyre si daum.
Elza – shume bindes ky argumenti juaj. Habitem se si mund te gjykohet dikush nga pamja e jashtme / paraqitja.
Ne fakt to te informohesh pak do te kuptosh se ky eshte ne diplomat me nje karrier 30 vjecare the ka sherbyer ne Lindjen e Larget (nje zone jo pak problematike per USA).
Z.Fatmir! Respekte per shkrimin. Por mos harro nje gje. Amerikanet te lavderojne ose se je nje burre shteti me te vertete (qe per Saliun ata e dine shume mire qe nuk eshte) ose se pas ketij KULACI qe i dhane atij sa per te shuar “urine”e castit shume shpejt do te mbrije KERBACI per te (Saliun).Dhe besoj duhet ta dini qe ata e kane nje cike doren e rende.
Foli edhe Mr.Arixhiu.Afrimi nga Belgjika pershendert Salen nga Vicidoli me 2 pistoleta stilolaps.
Z Fatmir Toci kritikon ambasadorin amerikan e diplomacine amerikane se diplomacia amerikane eshte ambasadori amerikan ne shqipri se paska folur gabim e pa u matur. Z Fatmir Toci me vjen keq qe po ta them po ti qenke ftofur ne b… Po ku u bere ti mor zotri te kritikosh diplomacine amerikane qe komandon boten? Car note ke pas ne marksizem leninizem ti? 10 ma ha menja.Bejini yzmet amerikes se po ju iku edhe ajo do ngelni prap me rusin e kinen sic keni qene dhe e keni pare se cfare ju ka sjelle ajo.
dorand po ti ku je ftofur .
Z AdrianGJ, kur ky ambasador ka nje karriere diplomacie kaq te gjate 30vjecare siç thua zotrote ,si mund te jape nje deklarate kaq te nxituar,dhe nqs na krahason me lindjen e mesme……
Znj Elza, nuk kam ndonje opinion ne lidhje me delkleraten sepse nuk I di te gjithe historin dhe arsyet. Une thjeshte thashe se komenti juaj ne lidhje me pamjene e jashtme te ambasodorit ishte I ceket…. por mesa duket nuk e kuptove…
Ah dhe nje – thashe lindja larget dhe Jo e mesme me pare.
Vetem ne Shqiptaret i bejme temenara amerikanve. Ne vende te tjera ka nje urrejte te madhe per politiken amerikane ku janevene bomba ambasadave aemrikane si ne Tanzani apo ka protesta te fuqishme kunder politikave amerikane. Ne bejme te kunderten. Madhe kemi surrat edhe i levdojme amerikanet…Ti shuahsh nje krimineli si Berisha “burre shteti” eshte skandal
Sa per Evropen, ajo dergon tek ne njerez qe korruptohen lehte. Shikoni zotin Koke-Bosch, qe pervec berjes pale me Berishen u kthy edhe ne nje pijance te rendomte. E keta njerez do na keshillojne ne
Ky mund te kete edhe 300 vjet karriere diplomatike por krahasuar me Z.Withers komentet jane te teperta.
Or ju njerez qenkeni te gjithe te prire per dhune. Ua ka prishur mendjen Edi Rama. Si Saliu si Edi rama njesoj jane. Pse ta shkaterroni Shqiperine kot se do partia socialiste karrige ????
Sa injorante !!!
I nderuar Mero Baze, mos e ndyros gazeten me kesoj emrash si Toci. Si deputet (vaj medet…) t’u tregoje Fatmir Toci shqipatereve se sa taksa paguan biznesi i tij ne shtet. Te tregoje Toci se cfare shkolle te larte ka mbaruar. Pastaj te guxoje e te shkruaje dokrra. Mero te duam shume. Mos e perly gazeten me Tocat…
Ambasadori i Amerikes duhet te verifikohet se a eshte kinez apo amerikane. Amerika tallet me shqiptaret duke derguar nje Ambasador kinez ne shqipri.
eshte normale se ku vendos kemben amerika,ka nje kosto te rende, kjo duhet te kihet parasysh nga bolitikanet tane sidomos nga edi i cili duhet te performoje me teper ne kte drejtim , ose do degjojme dhe disa vjete te tjera salihen.
Z.Fatmir ! Megjithese shprehesh qe nuk do te analizosh ,ke bere nje analize te thelle te figures se Berishes dhe fjales se Ambasadorit Amerikan. Me thene te drejten edhe une u inatosa shume kur degjova fjalen e tij per Berishen ,se vetem burre shteti nuk mund te quhet ai … … … Prandaj te pergezoj per demaskimin qe i ben figures se Berishes ,duke i shtuar analizes tende ,se po te kishte qene vetem pak, fare pak burre ai plehre, tani do te kishte dhene doreheqjen e t’a thyente qafen si Leka Zogu i Pare . E te mos kishte vend as per t’u varrosur ketu ne Shqiperine tone. Persa i perket Ambasadorit Amerikan , mendoj ka qene kaq entuziast per anullimin e tubimit te Berishes sa e kane kapur te papregatitur . Shtoj ketu , edhe e ka besuar vertet qe Berisha do te bente tubim … Por kush do t’i dilte atij ne tubim nuk e kuptoj ?! Ne nje kohe qe i gjithe populli ( veco ketu kabinetin e tij dhe deputetet e PD )i majte e i djathte e njeh e nuk e sheh dot me sy .
ti o dorand ja ke fut pordhes se se njef fare fatmir tocin as, ka qene ndonjehere komunist as e ka menduar ndonjehere te jete ndersa ky miku jot berisha ka qene antar i partise dhe sekretar partie mendohe pak cdo te thoshte ne ate kohe sekretar partie fatmir toci vin nga biznesi qe e ka ngrit me thonje ska hedh ndonje firem per 700 mije euro apo ku ta di une mos flisni kot kur si njfni njerzit
Deklarata e ambasadorit nuk ka sesi te jete e nxituar sepse ajo zyrtarisht tregon opinionin e SHBA per gjendhjen ne Shqiperi. Pse nuk u nxitua SHAB per te komentuar ngjarjet ne Egjipt apo Tunisi???