Nesër do të zhvillohet në Tiranë një demonstratë popullore kundër drejtimit Salist të shtetit dhe pushtetit. Unë për vete do të marr pjesë, do të jem në radhë, do të jem paqësor, me duar në xhepa, nuk do të kem as armë as gurë, do të marshoj në heshtje, do të bisedoj me miqtë e mi, se nuk do të jem vetëm, do të bisedoj me njerëz të panjohur rreth e rrotull, por që na bashkon halli, halli i madh që na ka zënë, halli që quhet Sali, diktator…
Unë nuk jam i vetmi, as i pari, as i fundit që ngrihem kundër një diktatori, dhe kjo nuk është demonstrata e parë kundër një diktatori, historia botërore është jo vetëm e pasur por edhe e freskët në këtë drejtim.
Unë do jem nesër në protestë sepse dua të jetoj në një vend të lirë, dhe një vend i lirë nuk mund kurrsesi të drejtohet nga një diktator, unë do të jem nesër në protestë, sepse nesër do të jemi shumë, do të ndihem i mbrojtur nga turma, nesër do marr guxim, nesër unë s’do kem frikë, nesër unë do të jem “burrë”.
Po Ti, a do bashkohesh me ne? Mos ki frikë, hajde, bashkohu, ngrihu, për të ardhmen tënde, për të ardhmen e fëmijëve të tu (sot mbase nuk ke, por do kesh nesër, dhe e nesërmja vjen shumë shpejt). Të lutem, bëhu i arsyeshëm, hajde me ne, bashkohu me ne, të lutem, të lutem, bashkohu, ngrihu, bërtit, të dëgjohesh dhe ti…
Nëse Ti bashkohesh, ngrihesh, merr parasysh edhe një gjë tjetër: që vetëm nesër nuk mjafton… Asnjë diktator nuk largohet me një ditë, do të duhen disa ditë, javë e ndoshta muaj. Bashkohu me ne, në ditët, javët, e muajt në vazhdim…. Bashkohu me ne kundër diktatorit!
gjeneralmegafoni.com
Comments are closed.
Edhe une edhe ti edhe ai edhe ne te gjithe me lule e me nje qiri per deshoret e Atdheut,per ti thene diktatorit nuk je ngopur ende me gjak shqiptari???????..O te vrafte rrufeja..
Kam frike te protesoj…..
Une dua te protestoj, por kete here me te vertete kam frike te protestoj…se kisha menduar kurre se une nje dite do kisha frike— frike per te protestuar—
Kam frike te protestoj, i tmerruar po e kuptoj qe une nuk jetoj ne nje vend demokratik, kam frike te protesoj….se atje te vrasin……..
Kujdes vellezer nuk duhet te biem pre e provokimeve por gjithashtu nuk po dalim te jemi mish per top. Kete here nuk duhet te lejojme qe policite e rretheve te na kthejne mbrapa autobuset dhe makinat me protestues qe duan te vijne ne Tirane. Filmime dhe sa me shume filmime,nga njerezit dhe media.Te mbajme ne vezhgim cdo dritare ministrie dhe cdo tarace. Fytyrat e policeve ne uniforme dhe atyre civile. Sala mund te fshihet mbas tyre tani, por kur Sala te ike gjithe keta qe po vrasin popullin per 7% e Metes do perballen me larjen e hesapeve.
Kush eshte shqiptar, patriot, i ndershem, pak rendesi ne eshte demokratik,sociaslist,demokristian,republikan,ballist a cfar tjeter, vendin neser e ka ne demostraten homazh, per te nderuar gjakun e atyre qe rane me 21 janar dhe per te denoncuar vrasesin e tyre, se vrasesi eshte vetem nje Sali Berisha e obori i tij i felliqur e kriminal
homazhi i te premtes eshte nje detyrim human(qytetar) ne nderim te tre viktimave , vrare nga shteti kriminal, cdo njeri qe e ndjen veten brenda ketij niveli, te marin pjese ne nderim te tyre. vetem ne kete menyre i kthejme vlerat vetevetes dhe shoqerise qe pretendojme se jemi.
Te “armatosur” vetem me karafila e qirinj, kush te mundet edhe me aparate video!
Le te behemi nje trup i vetem per ti treguar te gjithe puçisteve qe sot gjenden ne pushtet se forca e zemra e popullit nuk mund ti duroje me keta uqer te zbritur nga mali qe motoja e tyre eshte “te hame sa me shume njerez”!Le ti tregojme bashkimin tone ne kete dite duke bere n jekohesisht nje tradite shqipetare ,kujtimin e te reneve qe u vrane nga dora makabre qe ka 20 vjet qe vret e qe per ironi te fatit tone quhet e mbahet “Burre shteti”!Le te mblidhemi sot te nderojme ata qe u piketuan nga snajperet e Saliut ,duke menduar per nje çast se fatin e tyre mund ta kishte ç’do shqipetar qe do lirine,demokracine e vertet.Poshte hajduteria e kriminaliteti qe sot eshte i veshur me ngjyrat e pushtetit!
Te bashkuar vellezer e motra,vetem si na e ka lene amanet BURRI I KOMBIT GJERGJ KASTRIOTI,do te hyjme dinjitoze ne rrugen e pandalshme te progresit.