Berisha: Ina Rama mashtroi SHBA-në. Unë i kisha bashkërenduar gjërat me ambasadorin amerikan. Këto janë përpëlitjet e fundit të horrave e lavireve të bulevardit

27 Janar 2011, 11:55Politika TEMA

UPDATE- Kryeministri Berisha ka vijuar me akuzat ndaj kryeprokurores Ina Rama. Ai ka thënë se ajo ka mashtruar hapur, madje në krah të ambasadorit amerikan, Arvizu, kur tha se nuk ka asnjë padi nga policia për organizatorët e demonstratës. “Duhet të jap një paralajmërim tjetër Prokurores së Përgjithshme. Thuaju shqiptarëve me çfarë cilësie mashtrove se nuk është bërë padi, kush ta dha porosinë të deklarosh se nuk është bërë padi për dhunim të institucioneve kushtetuese. Duhet ta thuash, këtë ta kërkojnë të gjithë këta burra e gra, ta kërkojnë të gjithë burrat e gratë e Shqipërisë që panë se djemtë e tyre për 5 orë rresht u sulmuan në mënyrën më barbare jo tek pragu i shtëpisë së tyre, as edhe te shtëpia e gjyshërve të tyre, por u sulmuan në mënyrën më barbare në mbrojtje të institucionit kryesor kushtetues ekzekutiv i vendit, Këshillit të Ministrave. Duhet të shpjegosh cili të urdhëroi, nga të erdhi ky urdhër. Mashtrove edhe në prani të një përfaqësuesi të vendit më të madh në botë  e më mik të shqiptarëve në botë. Harrove se  përfaqësuesi i vendit mik, me të cilin po flisje, kishte qenë edhe tek unë dhe ishin bashkërenduar të gjitha gjërat e ti veprove në këtë mënyrë. Unë të kërkoj t’u thuash shqiptarëve, se ti kryeson një institucion kushtetues, kush të urdhëroi, kush të detyroi të mashtrosh publikun, të bësh  një mashtrim kaq të rëndë. Unë mbaj këtë qëndrim, sepse secili prej jush, sepse çdo shqiptar, i ri dhe e re e këtij vendi do të dijë gjithçka luhet e zhvillohet, çdo tentativë që bëhet për të cenuar lirinë e tij. Këtë nuk do mund ta bëjnë kurrë. Këtë ne e kemi faktuar. Por ne jemi vend demokratik dhe bëjmë transparencën,” tha Berisha. Deklarata e tij u bë gjatë një pritjeje për familjarët e punonjësve të policisë dhe gardës, të cilët ishin në detyrë gjatë demonstratës së 21 janarit.

Berisha citoi një nga punonjësit e policisë që tha se qëndrimi në Irak i ishte dukur lule në krahasim me atë që kishte ndodhur para kryeministrisë. “Së pari, dua t’ju përshëndes juve, të përshëndes të gjithë familjet, të përqafoj fëmijët, të përshëndes të gjithë bashkëshortet, prindërit, vëllezërit, motrat, familjarët e të gjithë efektivit të Policisë së Shtetit dhe Gardës së Republikës, të shpreh vlerësimin tim më të madh, respektim më të thellë për punën e shkëlqyer që ata bëjnë në mbrojtje të rendit, të sigurisë dhe jetës së qytetarëve shqiptarë. Unë dua t’ju përshëndes juve, fëmijët, bashkëshortet, prindërit, vëllezërit, motrat e efektivave të Policisë dhe të Gardës, të cilët në datën 21 janar do të përballeshin me një nga sulmet më barbare, më çnjerëzore e më mizore, të cilin Amarildo Yzeiri e kishte përshkruar sot në media në mënyrën më të saktë. Për mua, – thoshte ky oficer i Policisë së Shtetit – muajt e qëndrimit në Irak kanë qenë lule, krahasuar me ato orë sulmi të tërbuar mbi ne, para institucionit kryesor kushtetues ekzekutiv të vendit Këshillit të Ministrave,” tha Berisha.

Berisha tha se kryeministria nuk merret kurrë. “Situata është tërësisht nën kontroll. Janë përpëlitjet e fundit të horrave e lavireve të bulevardit, por janë përpëlitje të dështuara, të mjera. Ato që i bëjnë nuk dinë ku do të fusin kokën, nuk dinë se si do të shpëtojnë. Ju garantoj se unë kam një zotim, një vendim, asgjë nuk do të zhvillohet jashtë institucioneve të këtij vendi, ndonëse ka prej tyre, të cilat janë të drejtuara nga njerëzit e bulevardit, nga horrat e bulevardit. Por kjo nuk më pengon kurrë të respektoj institucionet, se ato nuk janë individët. Edhe atë ditë nuk u mbrojt Sali Berisha, por u mbrojt ekzekutivi kryesor i një shteti të lirë, u mbrojt një qeveri që ka dalë nga zgjedhje ët lira. Ky është koncepti. Ndaj ata që mendojnë se mund të përdorin institucionin për të dhunuar ligjet e këtij vendi, do të kenë fatin e horrave të bulevardit dhe asnjë tjetër,” tha Berisha.

10 komente në “Berisha: Ina Rama mashtroi SHBA-në. Unë i kisha bashkërenduar gjërat me ambasadorin amerikan. Këto janë përpëlitjet e fundit të horrave e lavireve të bulevardit”

  1. arsen says:

    Ke shume te drejte!
    Ajo ka mashtruar edhe per Ilir Meten
    Ajo ka mashtruar edhe per Gerdecin
    Ajo ka mashtruar edhe per Rrugen e Kombit
    Ajo ka mashtruar edhe per Genc Rulin dhe gjithe “genjeshtrat” per qeveritaret e tjere
    Ajo duhet shkarkuar . Ajo po na mashtron te gjitheve!

  2. Claus says:

    Nuk e kuptoj o njerez, si nuk i del nje kryeprokuror qe ti flase rrepte por me gjuhen e ligjit?
    Aq frike e paskan? Ashtu hoqi Haxhiajn, Rakipin, ate para Rames qe nuk po ja kujtoj dot emrin,qe me eshte dukur gjithmone si Berija dhe tani po i versulet kesaj.
    Edhe “Silvia” ka faj se duhet ta peshonte me mire vendimin ku u zgjodh si kryeprokurore se kur te ulesh ne ate karrige duhet te kene peshe fjala dhe vendimet qe jep dhe me e rendesishmja duhet te dish mire me cilin ke te besh.
    Perse nuk thone ate fjaline “magjike”, “Zoti Kryeminister, nese llap akoma te ngre akuze per pengim hetimi qe e percakton ky apo ai nen, te lutem leri deklaratat shpifese se ky nen apo kod te ngarkon nga ana penale.” Pastaj hajde flasim.
    Para kryeprokurorit amerikan rrinte suse vete presidenti Klinton ne ceshtje Levinsky, ky i cmenduri kryetar fisi llap,shpif,shan,mashtron,vret dhe nuk i hyn gjembe ne kembe. Le ta degjoje budisti Arvizu tani se e ka ne origjinal, meqe e quan edhe “burre shteti”.

  3. LORA says:

    Dy vjet e gjysem i kaloi me sulme mbi ‘Don Sollakun”,me pas me mashtrimet dhe fshehjen e dokumentave te vjedhjes galopante ne rrugen Durres-Kukes,me pas me dhembe e me thonj per te hedhur krimin qeveritar ne Gerdec mbi kurrizin e Ushtrise(mushkes) e per te mbyllur me procedure gjyqet e Bashes e Mediut,me pas ne nje lufte,nuk e teproj fare me kete krahasim,te paprecedente per nje vit e gjysem per mbulimin e vjedhjes se vullnetit te Sovranit,tash me “grushtin e shtetit” ‘te Opozites; nuk i kam renditur te gjitha.Sidoqofe ,dua te pyes: Kur dhe cfare qeveris Ky gjenerues i pashtershem krizash qe per mua jane grushte te verteta shteti?????
    Une vete di se mbajtja e vendit ne thonj krizash permanente eshte kopertura me e mire e Dr.Tyryry-se per te vetmen pune qe ben,kusarine e paimagjinueshme me parane e me pasurite e shqiptareve,te mos e shohesh e mos ta kuptosh do te thote te jesh ose i verber ose handikapat.

  4. saimir says:

    Z.fenomen !Per ke popull e ke fjalen per ate qe v ret apo ate qe mbyt!Ku ke te drejte morale Ti personalisht te flasesh ne emer te popullit te martirizuar nga klika qe Ju drejtoni e komandoni.C’fare kerkoni te na thoni me fjalen “genjeu vendin me mik”,kush i ha me keto berthama qe servir nje kriminel si Ju ku kerkon akoma te mbeshtetesh tek ata qe per 20 vjete te mbajne me paterica.Me thoni ne cilin vend ndodh kjo e per ç’fare arsye ndodh.Z.Fenomen kete radhe nuk do te kete as Vranick, ‘ as Prode te te shpetojne .Ka ardhur koha se bashku me kapteret ” shpallur “Gjenerale” te japesh llogari para ketij populli qe per 20 vjete rrjesht e ke vrare,mbytur ,hedhur ne ere,plaçkitur,rembyer pronat,instaluar diktature,e ke futur ne lufte civile(97 ),e ke qeshur e tallur ne nje parlament qe ka prodhuar vetem politikeprostitucioni,e ke perdhosur,e rimbyt e vret e se fundi kerkon si ai i mùbyturi te kapesh pas fijeve te flokeve te amerikaneve me shpresen ose te shpetosh ose te marresh me vehte sa te mundesh.Klika qe ju drejtoni pavaresisht syve te fryra nga pagjumesia per te dale nga pozicioni ku je zytur,nuk ka me asnje shprese per te shpetuar e per te mbijetuar.Ate qe i ke bere ketij populli s’ka mik qe te shpeton ,qofshin keta te veshur me petkun e diplomacise,personaliteteve apo te ndonje sherbimi qe ti ke aderuar prej me shume se 20 vjete.Sado qe ti te mbledhesh pas vehtes je nje pakice e pa perfilleshme per nje popull qe ka vendosur te te ndjeki hap pas hapi deri sa te marresh denimin e merituar .Kudo qe te shkosh ,e te strehohesh ky popull te ka prere nje flet arest te madh e internacional si Ben Ali.Kapitulli Juaj eshte mbyllur njehere e pergjithmone sado gardiste e familje policesh te kesh me vehte.Te gjithe jemi te pergatitur :Me mire nje fund me tmerr se sa nje temerr pa fund.Poshte diktatura e injoranteve e drejtuar prej jush e e pasuar prej Meteve e atyre qe ngrysen kazinove te Europes.

  5. Claus says:

    Po jap ne origjinal dhe te perkthyer paragrafin e pare te nenit 46 te kushtetutes se Rep.Fed.Gjermane meqe degjova para disa ditesh se e dashuroka aq shume dhe do ta zbatoje ne logun e burrave te Jozefines.
    “(1) Ein Abgeordneter darf zu keiner Zeit wegen seiner Abstimmung oder wegen einer Äußerung, die er im Bundestage oder in einem seiner Ausschüsse getan hat, gerichtlich oder dienstlich verfolgt oder sonst außerhalb des Bundestages zur Verantwortung gezogen werden. Dies gilt nicht für verleumderische Beleidigungen.”
    “Nje deputet nuk lejohet te merret ne pergjegjesi penale ose administrative gjate kohes qe eshte deputet per shkak te deklaratave ose votes ne Bundestag, ne komisionet ku ben pjese ose dhe jashte tyre.
    Kjo nuk vlen per deklarata ofenduese me karakter shpifes.”

    Ja pra o kryetar fisi se c`thote ajo kushtetute qe e ke aq per qejf. Ti do te ishe i pari qe do te pergjigjeshe deri me nje per ato shpifje dhe genjeshtra qe nxjerr nga zorret qe i japin gojes tende ate ere te qelbur bashke me ate kryetaren tende te logut te burrave.

  6. Falcon says:

    ti vete e vure Ina ramen mer gje e trashe si shoqen e vajzes .tani e sulmon..dihet taktika jote ..ti nuk je vetem nje grua e keqe asgje me teper … ske lene njeri pa akuzuar dhe mbajtur neper goje..nje burre qe merret vetem me thasheetheme dhe shpifje quhet kurve jo burre..te ka mbaruar vajguri dhe ti vete e di kete prandaj dhe fytyra te eshte bere si rrecke e vjeter

  7. Ledian says:

    Po ka kryeminister ne bote te perdor keto fjale te ndyra. Cfare turpi na perfaqeson edhe ne bote. Prandaj sna do njeri ne. Popull kafshe na thone, Se kerkojme te drejtat tona edhe e vetmja menyre eshte me revolucion e Sali Idiot Berisha sakrifikon gjithe shqiperine perpara Se te le karrigen. Po saliu te kthej kaseten para 12 vjeteve ne 98 ate qe beri ai ne shtator te 98 ate ta konsideroj puc shteti edhe dhunim te instutucioneve ekzekutive. Poshte Saliu

  8. ben says:

    Ky eshte psikopat,si mund te flase nje kryeminister keshtu.I fut ca furce vulgare per ameriken,dhe ambasadorin,pastaj del ne teme ashtu sic e di ai.Ky akuzon per mashtrim,por harron qe eshte super mashtrues.Ka nje jave qe vetem mashtron.(mashtrime vetm per rastin e 21 janarit,sepse te gjithe e dime sa sistematik eshte per mashtrime)

  9. Falcon says:

    hahahahah ku ka lavire si ty Salushe Berisha ,ku ka lavire si Argita dhe shkelzeni yt….fundin e lavireve do kesh shume shpejt..merr dhe ilir meten dhe ngujohuni ne apartamentin tend..flini bashke

Comments are closed.

Lini një Përgjigje