Gazeta 55, e njohur si një e përditshme pranë qeverisë, në një shkrim editorial të botuesit të saj Fahri Balliu, akuzon kryetarin e shtetit se së bashku me Prokuroren e Përgjithshme, Ina Rama, kanë gisht në atë që e quajnë tentativë për puç. Në shkrim Balliu shkon edhe më tej kur thotë se kanë të regjistruara telefonatat që ka bërë Ina Rama e Bamir Topi gjatë protestës së 21 janarit.
“Përse në deklaratën e orës 5 të 21 janarit, pasi kishte mbaruar çdo gjë, Topi, jo vetëm që nuk e zë me gojë kryeministrinë, por nuk flet fare për dhunë. Dhe madje, në asnjë deklaratë të tij, nuk flitet për dhunë. Po kështu edhe shoqja Rama. Dhunë dhe kryeministri nuk zënë dot me gojë. Sigurisht, togfjalëshi “Bulevardi Dëshmorët e Kombit” ka qenë emri i koduar i operacionit të tyre, dhe u duket se duke thënë ashtu, mund ta hedhin në Lanë bashkëfajësinë e tyre. Kurrë dhe asnjëherë!
Shokë dhe shoqe strucër! A nuk keni ngritur telefonat ju, nga ora 2 e çerek e deri në 5? Ç’kujtoni, se ato bisedat tuaja mbeten si tabulate egjiptiane, apo mendoni se vetëm ajo firma juaj, kur t’ju teket dhe për budallallëqe e shpifje, fut në përgjim telefona? Jeni aq të zbuluar prej kaq kohësh, sa ndihen edhe fëshfërimat lirike të teksteve, ndihen ngazëllimet, ndihen shpresat për të qenë të lirë nga ligji, nga shteti, demokracia, koalicioni, dhe për të dalë në jetën e atyre skeçeve banale të uzurpimit nga egërsia komuniste e Bllokut, tek perversiteti i kokainës të shoqeve Rama-Kristaq,” thotë në shkrim Balliu.
“Ju, për të fituar Edi i Netës, ia vutë kazmën çdo gjëje, në themel dhe kujtoni që ishit ju shteti; dhe kujtoni se ishit ju ligji. Kurrë! Ka një mijë mekanizma me të cilat, e vërteta kap të ligën, mosmirënjohjen, mashtrimin, shitjen e shpirtit. Ku shkove shoku Topi, në 12 e 30, kur kalove në Bulevard? Ku është telefonata jote, drejtuar dhunuesit dhe kryehorrit të Shqipërisë, Edi Ramës, bashkëpunëtorit të revistës së Sigurimit “në Shërbim të Popullit”, kapterit të ekipit të Dinamos,’ vijon më tej shkrimi.
Komisioni hetimor “thërret” Topin
Komisioni parlamentar që po heton sjelljen e institucioneve shtetërore para, gjatë dhe pas 21 janarit ka shtuar në listën e tij edhe marrjen e informacionit nga presidenti i Republikës. Ky ishte institucioni i vetëm që nuk ishte përmendur kur u listuan drejtuesit më të rëndësishëm, që do të thirreshin në seancë dëgjimore nga komisioni. Tani për tani, komisioni ka vlerësuar vetëm marrjen e informacionit prej presidentit. “Duhen mbledhur informacioni dhe të dhënat paraprake që janë përcjellë tek presidenti i Republikës për organizimin kriminal të 21 janarit. Duhen informacionet që presidenca ka pasur gjatë rrethimit 5 orësh që iu bë kryeministrisë, informacionet para edhe pas rrethimit, si dhe komunikimet me prokurorinë, gardën, SHISH dhe Ministrinë e Brendshme”, deklaroi një prej deputetëve demokratë. Të njëjtën gjë me shkrim, komisioni e kërkon edhe nga kryeministri Berisha, si dhe disa informacione të tjera nga ministri i Brendshëm dhe Shërbimi Informativ i Ushtrisë. Nga deputetët demokratë do të kërkohet informacion edhe nga polica bashkiake e Tiranës për rolin që ka kryer ajo gjatë 21 janarit, si dhe nga disa polici të tjera bashkiake, të cilat sipas deputetëve demokratë e kanë të paligjshme pjesëmarrjen në një tubim politik.
Comments are closed.
balliu ka qene nje karagjoz gjithe jeten dhe ai vertet ka sjellje shume femerore qe te ben te qeshesh dhe te mendosh………ngelet kavanoz bosh i sali berishes
Bahri Falliu akoma gjalle qenka ky ish gazetari i ZERI I POPULLIT
I ka marre nja 3 tendera me vlere 100 milion euro goca e ketij kokemishit
Fahri Balliu eshte bashkepronar me Irir Meten dhe Sali Berishen qe prej 2002 ne “Fufarma”, kompania e vetme farmaceutike qe ka ekskluzivitetin e “Profarmes”. A Mundet ndonje nga gazetaret te nxjerre dicka me teper, pse ore populli do denoncoje keta mafioz, c’ben media, vetem lajme politike dhe botime te buletineve te shtetit dhe opozites do japi.
Une “gazeten 55” e blej cdo jave me shumice, sepse e perdor per leter higjenike ne WC, duke ditur se letra me te cilen shtypet kjo gazete eshte e cilesise se larte, ne antiteze me zhgarravinat dhe mashtrimet me te cilat e mbush Fahri.
z fahri balliu me sa di qofsha i gabuar ka tentuar si kandidat te behej komunist , ky lej fen aktual dhe sot meqe atehere s’beri prokopi, u be i djathte, dhe vetem duke pjerdhur me goje, ka vene goxha dhjame, dhe tenton te shesi moral si puna e kurves,
Mortja qe sju ha. Sulmoni Bamir Topin dhe mbani Ilir Meten. Plasa duke ju thene mos perdorini as methamphetamine se sjua mbajne trute e thara, e mos i perzieni as pijet se e keni pijen e keqe. Po sju mer vesh koka. Shiko cfare beni tani.
Mos u merni me Balldhiun. E shikoni apo jo se cfare antropomorfi eshte: me qeliza gomari. Balldhiut pas ores 9.45 te paradites nuk i punon me truri
Ka shkruar vizitori I Beogradit ne 55
Po mire mo si s’kane nje cike turp keta DEBILAT E SALIUT ,S’LANE NJERI PA AKUZUAR,,KETA PASKERKAN QENE LEGENA TE SHPUAR,PO NGA ATA ME SHUME VERA
NJE PLEHRE QE VERTITET NE ZYRAT ME PLEHRA DHE BOTON NJE PLEHRE …KY ESHTE BALLIU !
Nqs nje surrogat pergjonka telefonatat e Presidentit te Republikes dhe Kryeprokurorit te Republikes, atehere kjo eshte nje argument me shume se pse duhet te iki kjo qeveri…
Pleniumet e Enver Hoxhes i mbani mend???E njejta gjuhe…..shpif sa me shume se do gjesh ndonje gje rruges….Saliu do ngrej fond per spiunet…Ju jap para te shpifni.Ne kohen e diktatures ka funksionuar keshtu: 1 njeri dmth sekretari i partise te hiqte nga puna dhe te conte ne ferme,2 njerez sekretari me kryetarin e frontit apo nje deshmimtar te rendomte me shpifje te fusnin ne burg ose ne internim dhe kur beheshin 3 njerez sekretari i partise dhe dy deshmimtare te rreme te pushkatonin …..
AQ SHUME PO LOZ SALI BERISHA ME NIPERIT DHE MBESAT PLAY STATION,SA TE GJITHE LOJERAT ELEKTRONIKE I FANEPSEN NE ENDER DHE TE NESERMEN I THOTE NE KONFERENCAT E SHTYPIT.NUK MBETI THIKE ME HELM APO ARME STILOLAPS E PLAY STEJSHENAVE PA NA E NXJERRE SI PJESE E PUCIT.OSALI,MOS LUAJ KAQ SHUME ME NIPER E MBESA SE TE GJITHA LODRAT E KOMPJUTERIT PO NA I HEDHE NE REALITET,NEPER PUCE PREJ VERTETI
Kush i ka regjistruar telefonat? Fahiu? Sander Frangaj? Apo Frrok Luli Cupi?
E VINI NE DYSHIM SE NUK I PERGJON ?? PRESIDENTIN E BEN VETE ,PROKURORIN VETE ,SHEFIN E SHIKUT VET ,PARLAMENTIN VETE …NUK QUHEMI ME MIRE REPUBLIKA E BERISHOSTANIT ?