Miroslav Lajçak do bëjë të qartë mesazhin e BE-së për lirinë e medias

1 Shkurt 2011, 15:08Politika TEMA

Të enjten, drejtori menaxhues për Ballkanin, Miroslav Lajçak, pritet të bëjë të qartë mesazhin e BE-së mbi lirinë e medias.

Këtë deklaroi Maja Koçijançiç, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë për Politikë të Jashtme dhe Sigurinë në BE kur u pyet mbi zgjerimin e kërkesës së komisionit hetimor për tabulatet telefonike edhe për gazetarët, jo vetëm për zyrtarët e lartë, të akuzuar nga kryeministri Berisha si pjesë e puçit të 21 janarit.

“Siç e dini, ne po i ndjekim nga afër zhvillimet dhe ajo çfarë duhet të ndodhë, ajo çfarë Shqipëria duhet të bëjë është që të fokusohej në axhendën europiane. Këtë e kemi përsëritur shpesh se do të shohim të gjitha aspektet e ndryshme për atë çfarë po ndodhë dhe Miroslav Lajçak do të diskutojë mbi këtë pikë të enjten. Ju e njini qëndrimin tonë mbi të drejtën e fjalës, lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes dhe kjo është një çështje që do t’ua bëjmë shumë të qartë. Më shumë se kaq nuk mund të them gjë për momentin”, është shprehur Maja Koçijançiç, zëdhënëse e përfaqësues së Lartë të BE-së.

Liria e shprehjes konsiderohet si një ndër parimet themelore të demokracisë dhe liria e medias është pjesë përbërëse e kriterit politik të Kopenhagenit.

2 komente në “Miroslav Lajçak do bëjë të qartë mesazhin e BE-së për lirinë e medias”

  1. xenilirise says:

    Kushedi se sa do ta “frikesoje” dhenderin boshnjak, vizita dhe deklarata e ketij burrit! Bubuja cka me na gjete!

  2. arsen says:

    Futjani kot!
    Para ca ditesh po mereshit me Hungarine! Edhe aty me te njejtin problem.
    O Lajthaj!
    Shqipetaret nuk presin vizita “me la gojen”!
    Shqipetaret presin te degjojne FJALEN TUAJ TE FUNDIT.
    OSE ZGJEDHJE TE PARAKOHESHME, OSE “SIKTER” NGA DESHIRA PER NE BASHKIMIN EUROPIAN!
    Mbase do jete me mire ti bashkohemi “baballareve'” turq, qe na lane 500 vjet ne erresire dhe qe mesaduket ndjehen mire jashte BE

Comments are closed.

Lini një Përgjigje