PS: Drejtori i policisë mashtroi

6 Shkurt 2011, 14:59Politika TEMA

Partia Socialiste ka akuzuar Drejtorin e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj, se mashtroi për ato që tha në komisionin hetimor. Deputeti i kësaj partie, Piro Lutaj, u shpreh se Byrgaj tha “të pavërteta tronditëse që nuk cenojnë vetëm statusin e drejtuesit të Policisë të një shteti anëtar të NATO-s, por liritë e çdo qytetari të një vendi demokratik në mes të Evropës, i cili është një hap larg anëtarësimit në BE”.

Në fjaën e tij, Lutaj tha: “Nuk mund të ndodhte ndryshe. Ky vartës i bindur i drejtuesve të operacionit kriminal të 21 janarit, Sali Berisha e Lulëzim Basha, do të mbronte në mënyrë fanatike gënjeshtrat dhe përkufizimet e palogjikshme të Sali Berishës e Lulëzim Bashës, se protestues të pajisur me “çadra pistoletë”, “thika me helm” dhe “gurë të gjetur në bulevard”, organizuan “grushtin e shtetit” dhe tentuan të marrin me dhunë pushtetin në Shqipëri.

Deklarata e tij ishte mbushur me një mori informacionesh që Burgaj i paska administruar para demonstratës e që bënin fjalë për sulm kundër kryeministrisë, kundër godinës së LSI, hapje të burgjeve, madje dhe sulm në banesën e kryeministrit.

Këto deklarime janë miope dhe qesharake, kur mendon se vetë Burgaj dhe vartësit e tij me shkresë zyrtare kanë konfirmuar mbarëvajtjen dhe masat e sigurisë për aktivitetit të datës 21.

Drejtori kukull, që drejton sot Policinë e Shtetit, nën influencat politike të Sali Berishës e Lulëzim Bashës dhe që deponon paturpësisht përpara “Komisionit Hetimor”, se demonstruesit para Kryeministrisë nisën goditjen e forcave të rendit, nuk thotë asnjë fjalë se kush e dha urdhrin që të derdhet në mënyrë të papërgjegjshme gazi lotsjellës mbi demonstruesit paqësorë e të pa mbrojtur, shumë nga të cilët nuk kishin mbërritur ende përpara Kryeministrisë?

Nxjerrja e makinës së ujit pa asnjë shoqërues, dëmtimi i forcave të policisë nga gazi lotsjellës, hapja e pjesës ballore të kryeministrisë, duke e lënë pa asnjë forcë policore, dhuna e shfrenuar ndaj kujtdo që kapej në rrugë, lokale apo dyqane – pa dalluar e pyetur nga vinin – është shembulli më i shëmtuar që Burgaj shërben në verbëri të plotë ndaj urdhrave të Bashës dhe Berishës”.

6 komente në “PS: Drejtori i policisë mashtroi”

  1. xenilirise says:

    Te gjitha sa thoni jane te vereteta. Por ju si ish-Gjeneral, duhet te na thoni edhe pse ky zyrtar policie eshte shnderuar ne kukull. Per aresyen me te thjeshte ne bote: eshte bere Drejtor i Pergjithshem i Policise, me nje karriere “minimale”. Detyra me e larte ka qene Komandant i Postes se Policise Qyteti Studenti! Nje njeri pa biografi profesionale, nuk mund te sillet si profesionist. Nuk besoni? Lexoni karrieren e tij, marre nga Jeteshkrimi, ne faqen zyrtare te Policise se Shtetit:

    “Nga data 01.07.1984 deri më 01.01.1992 ka punuar pranë Gardës së Republikës, me detyrën e Komandantit të Togës.

    Nga data 01.01.1992 deri më 07.03.1994 ka punuar pranë Pikës së Kalimit Kufitar Rinas, Tiranë.

    Më pas nga data 07.03.1994 deri më 16.10.1996 ka punuar në detyra të ndryshme pranë Degës Ruajtjes dhe Sigurisë së Objekteve Tiranë si dhe në Degën e Sigurimit të Objekteve të Ministrisë së Brendshme, si: Komandant Toge, Oficer Informacioni Gatishmërie, Komandant i Repartit të Objekteve dhe Komandant i Repartit të Përfaqësive Diplomatike.

    Për periudhën 17.10.1997 deri më 20.01.1998 ka kryer detyrën e instruktorit të përgatitjes fizike pranë Komisariatit të Policisë nr.3 në Tiranë.

    Nga data 20.01.1998 deri më 01.09.2002 ka punuar si Komandant Reparti pranë Komisariatit të Policisë nr.3 Tiranë.

    Ndërkohë nga 01.09.2002 deri më 01.09.2003 ka punuar si Komandant i Shërbimeve të Brendshme pranë Komisariatit të Policisë nr.3 Tiranë.

    Për periudhën 01.09.2003 deri më 14.06.2004 ka kryer detyrën e Përgjegjësit të turnit në Qendrën Operative dhe të Emergjencave në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Tiranë.

    Më pas nga data 14.06.2004 deri më 10.12.2005 ka kryer detyrën e Shefit të Rajonit të Policisë në Qytetin Studenti pranë Komisariatit nr. 1 Tiranë.

    Nisur nga përvoja dhe rezultatet e larta në detyrë është emëruar dhe ka punuar si Drejtor në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Kukës (10 dhjetor 2005-07 dhjetor 2007) dhe në Drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër (07 dhjetor 2007-korrik 2008).”

    Prej ketej DREJTOR I PERGJITHESHEM!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

    E per te treguar sa inferior eshte, lexoni se cfare ka vendosur ne CV: “Ka përfunduar kursin e plotë të “Drejtimit dhe menaxhimit të lartë të Policisë” (Master në Polici) organizuar nga Misioni PAMECA në vitin 2007”. Komandant toge veretete por qenka MASTER-axhi jo shaka, si MINISTRI!!!!!!!!!!!!

    Nga njeri kaq i vogel profesionalisht, por me nje nivel te tille inferioriteti per arsimimin dhe kontributin ne polici, mos prisnit gje tjeter?????????????????

  2. gerti79 says:

    po pse cfare prisni ju qe ky te dale qe u vrane 4 burra ne mes te dites kot me kot? qe vrasjet ishin te qellimshme dhe qe kryeministri apo edhe njerezit qe zbatuan kete urdher duhet te japin doreheqjen?
    po jo mor zoteri se nuk ka shanse qe te ndodhe kjo. Te pakten nuk tha qe e paswh Edi ramen me kobure duke bere vrasjet.

  3. fortunato65 says:

    dihet qe drejtoret jane nen urdherat e ministrit te brendshem qe identifikohet me emrin e BASHES.eshte normale le te perdorim fjalen e drejtorit te policise qe ai merr dhe zbaton çdo urdher qe i vjen nga basha dhe i cili i merr nga berisha.Pra ATE DITE AI KA ZBATUAR KETO URDHERA DHE PERGJEGJESIT JANE BERISHA DHE BASHA .te tjeret jane vrasesit e ketyre personave qe kishin te vetmin faj qe protestonin per lirine etyre dhe per nje pushtet pa korrupsion

  4. ekita says:

    Me beri pershtypje nje fjali nga artikulli i mesiperm: Piro Lutaj, u shpreh se Byrgaj tha “të pavërteta tronditëse që cenojnë…. liritë e çdo qytetari të një vendi demokratik në mes të Evropës, i cili është një hap larg anëtarësimit në BE”.
    Eshte jo per t’u habitur por shume qesharake sesi socialistet ne kete vend shpresojne akoma tek fuqia e propagandes dashakeqese dhe tek paturpesia e tyre per ta pershkruar realitetin te bardhe ose te zi, sipas nevojave te rastit. Keshtu, kemi gjithe keto kohe qe na u shurdhuan veshet nga thirrjet e “Opozites te Bashkuar” per Demokraci, per ecje perpara, per Integrim ne BE etj, per te shpetuar Shqiperine nga “Diktatura e Sali Berishes” etj, dhe tani, papritur e pakujtuar, meqe keshtu ju duhet per momentin, ky fare deputeti na thenka me plot gojen se Shqiperia ne fakt na qenka nje “vend demokratik në mes të Evropës, i cili është një hap larg anëtarësimit në BE”?!! UAU, shyqyr qe ju shpetoi e verteta nga goja! Po more shoke komuniste, ashtu eshte vertet dhe sepse e dime qe eshte ashtu, prandaj jemi te bindur se ju nuk luftoni per asnje gje nga ato qe shkumezoni neper dhembe, por vetem per ta shkaterruar kete demokraci dhe per ta larguar kete vend ne 10000 hapa larg anetaresimit ne BE. Vertet per te qeshur… Kjo gazete po ja kalon edhe Zerit te Popullit per nga perkushtimi per te prishur sa me shume pune. Urime!…

    1. Gramozi says:

      –Ooo INJORANTE e PASHPIRTE….Kaq njeri i ndyre je sa merresh me nje pike e presje te SOCIALISTEVE—–shiko njehere “demoktaturen”dhe GENJESHTRAT e shpellarit….Dhe ai thote:::TE NJE VENDI DEMOKRATIK::..Nuk thote te nje qeverie demokratike…..Po ca do presesh nga ju….Ju jeni HAJDUT..VRASES…INTRIGANTE te PACIPE……….

  5. gnt75 says:

    dihet qe drejtoret jane nen urdherat e ministrit te brendshem qe identifikohet me emrin e BASHES.eshte normale le te perdorim http://www.informohem.com fjalen e drejtorit te policise qe ai merr dhe zbaton çdo urdher qe i vjen nga basha dhe i cili i merr nga berisha.Pra ATE DITE AI KA ZBATUAR KETO URDHERA DHE PERGJEGJESIT JANE BERISHA DHE BASHA .te tjeret jane vrasesit e ketyre personave qe kishin te vetmin faj qe protestonin per lirine http://www.informohem.com e tyre dhe per nje pushtet pa korrupsion http://www.informohem.com

Comments are closed.

Lini një Përgjigje