Basha: Do nxirrnim ushtrinë, një diplomat i huaj më nxiste. Nëse binte kryeministria, binte shteti

1 Shkurt 2011, 17:59Politika TEMA
Basha: Do nxirrnim ushtrinë, një diplomat i huaj më nxiste.

Ministri i Brendshëm, Lulzim Basha, ka deklaruar në dëshminë e tij përpara Komisionit Hetimor për ngjarjet e 21 janarit se kishte tentuar të nxirrte ushtrinë atë ditë, por presidenti Topi nuk e kishte lejuar një gjë të tillë. Ministri deklaroi se madje nje diplomat i huaj e kishte pyetur se a kishte mbrojtjen e duhur kryeministria kur nisi sulmi i protestuesve. Basha tha se diplomati i kishte thene se mund te perdorej ushtria per te mbrojtur institucionet. Basha tha se nëse do binte kryeministria, do binte shteti.

Basha akuzoi Prokurorinë se ka administruar dy predha dhe i ka futur në xhep. “Rrobat janë mbajtur të kyçura nga prokurorët,” tha Basha.

Ministri ka deklaruar se demonstrata e opozitës ka pasur si qëllim kryesor marrjen me forcë të Këshillit të Ministrave dhe largimin e qeverisë së zgjedhur.

“Ndonëse ky tubim kishte marrë përmasa kombëtare, mitingu dhe masa e njerëzve që sapo u vendos para forcave të rendit nuk u angazhua në një asnjë parullë politike dhe nuk pati fjalim, por nisi dhuna. Pa asnjë provokim dhe pa asnjë paralajmërim, elementët kriminalë të grumbulluar përpara nisën goditjen e forcave të rendit, në fillim me çadra dhe hunj që mbanin në duar dhe më pas dhuna u përshkallëzua. Më pas nisën të lëviznin pllakat e bulevardit dhe të godasin forcat e rendit”, është shprehur Basha.

“Qëllimi parësor ishte marrja me forcë e Këshillit të Ministrave dhe objektivi dytësor ishte shkaktimi i paevitueshëm i viktimave për vazhdimin e kauzës së tyre, vijimin gjendjes së anarkisë duke e çuar vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme”, theksoi ministri.

Basha ka deklaruar se gjatë provave të mbledhura nga Policia e Shtetit ka rezultuar se personat që sulmuan Kryeministrinë, kishin me vete shuma lekësh pothuajse standarde, gjë që tregon, sipas tij, se ata ishin paguar.

“Kishin shuma rreth 200 mijë lekë, kryesisht në prerje euro, kjo tregon se grupi që mori pjesë në sulm ishte i paguar”, ka deklaruar Basha.

Duke folur për SHISH-in, ministri ka theksuar se edhe pse policia ka kërkuar informacion, nuk është dhënë asgjë specifike për 21 janarin.

“Shërbimi Informativ nuk ka dhënë asnjë informacion specifik mbi ngjarjen e 21 janarit”, është shprehur Basha.

Ministri i Brendshëm ka theksuar se pas njohjes me 6 fletë-ndalimet e nxjerra nga Prokuroria për komandën operative të Gardës së Republikës, e ka cilësuar situatën si të papranueshme.

“I ndodhur para një situate të tillë kur nga një anë policia dhe garda kishin përballuar me sukses dhe kosto një sulm para Këshillit të Ministrave, nuk mund të mos shprehja habi dhe shqetësimin tim për atë veprim që e quajta të nxituar. Eliminimi i komandës operative të gardës do të thotë demoralizim i plotë i të gjithë efektivit dhe është një sinjal i plotë që i çohet policisë. Kjo ishte tërësisht e papranueshme”, tha Basha.

“Fola me kryeprokuroren dhe i shpjegova situatën që mund të çonte në një përshkallëzim të situatës. I kërkova sqarime duke i thënë se ishte e pajustifikuar dhe e dëmshme që e gjithë komanda operative të ndalohej… Më mori më vonë në telefon dhe më tha se duhet të pyeteshin secili prej tyre. I thash se secili prej tyre do të pyetej dhe nuk ekzistonte rreziku i largimit të tyre. Pas kësaj informova kryeministrin dhe kërkova takim edhe me presidentin e Republikës që e vura në dijeni për këtë çështje, por edhe për mosardhjen e informacionit nga SHISH”, theksoi Basha.

“Me ndërmjetësimin e një vendi partnerë në NATO u ra dakord që të 6 komandantët të pyeteshin dhe të ktheheshin në detyrat e tyre. Pavarësisht marrjes së tyre në pyetje, pala tjetër refuzoi marrjen e deklaratave me shkrim dhe insistoi në ndalimin e pjesshëm të tyre. Kjo ndodhi një natë përpara protestës së 28 janarit”, shtoi Basha.

Basha akuzoi opozitën se në demonstratë kishte infiltruar edhe Policinë Bashkiake të Tiranës dhe ata të Bashkive të tjera të drejtuara nga opozita.

“Ata kanë qenë të pranishëm në demonstratën e 21 janarit, janë të dokumentuara pamjet, dhe kërkoj të vihen përballë përgjegjësisë penale”, tha Basha.

Ai bëri me dije se pas 21 janarit, Policia e Shtetit ka revokuar të drejtën për armëmbajtje nga efektivët e Policisë Bashkiake, duke nënvizuar se “Policia Bashkiake që nga e enjtja nuk është më e autorizuar të mbajë armë”. Gjithashtu ministri i Brendshëm, akuzoi Prokurorinë e Përgjithshme nëse mosveprimet dhe veprimet e saj janë një rastësi apo pjesë e planit puçist.

18 komente në “Basha: Do nxirrnim ushtrinë, një diplomat i huaj më nxiste. Nëse binte kryeministria, binte shteti”

  1. skaran says:

    o luli vogel o dordolec,,,,

  2. MiriX says:

    Si do t’rrafi mami ty,
    O Luliiiiiiiii, o Luliiiiiiii,

  3. Ana says:

    Sigurisht qe do ta quash Ina Ramen pjese te planit pucist. Po kur te shpetoi lekuren per milionat qe vodhe per Durres-Kuksin dhe rrije si pule e lagur cfare e quajte ate. Tek e fundit mire ja ben se kshu kthehen gjerat. Ajo sapo erdhi ne prokurori prandaj i beri levizjet e prokuroreve qe te conte ne deshtim procesin tend prandaj mos u bej kaq mosmirenjohes.

  4. muco says:

    ja ky qyrrashi qe nuk ka me as nenshtetesine shqiptare,ja ky serbi i ndyre ,ik mor plere var nje gure ne qafe dhe mbytu.

  5. vetetima says:

    kam nje pyetje : cili nga te dy genjen Saliu kur thote qe Lulin e thirri Presidenti ne takim, apo Luli kur thote se ka qene ai qe i ka kerku takim Presidentit ?

  6. leon01 says:

    Ju po talleni me shqiptaret zoterinj.Fjala tallje tashme e ka humbur kuptimin.Ne fjalorin e gjuhes shqipe duhet te shtohet ndonje fjale e re e pathene ndonjehere qe te pershkruaj ate qe ju po u beni shqiptareve.Ngritet pushke dhe i vrate ne mes te rruges por ngritet dhe nje komision qe te hetoni cfare??Shkaku dhe pasoja jeni ju zoterinj dhe kete e dine mire shqiptaret dhe drejtesia nuk do te vonoje.
    Enveri nuk do ti kishte fare zili keto skenaret puciste.Perkundrazi po te ishte gjalle do tju kishte ngelur te gjitheve ne klase per kopjim keq dhe shume keq te skenareve!
    Falenderojme redaksine per hapesiren e krijuar

  7. vetetima says:

    LULI PARA KOMISIONIT PO BEN PROVA GJENERALE…, PREGATITET PE HETIMIN QE NUK DO TE VONOJE ! KESAJ RRADHE SKADIMI I AFATEVE NUK DO TA SHPETOJE NGA PERBALLJA ME LIGJIN DHE ME PROKURORET. VINI RE SI E QUAN PROKURORINE PALE – ESHTE NENVETEDIJA E TIJ QE FLET ! PALE, PROKURORIA ESHTE VETEM NE PROCES, PALA TJETER ESHTE I PANDEHURI !

  8. BABAI YT SHPIRTEROR E NXORRI USHTRINE NE ’97 DHE E PE SE CNDODHI …AI DIPLOMATI HUAJ BESOJ SE KA QENE , O I AMBASADES GREKE , OSE ASAJ SERBE ..GJYNAF DJALE ME SHKOLLE ,MOS IKNI PAS TE CMENDURIT SE RRUGA E TIJ TE CON NE CMENDINE .

  9. 21Janari says:

    Lulzim Basha – asi i Kryeministrit per zgjedhjet lokale – ju dogj Saluit ende ne dore!

  10. rrapi-i-treshit says:

    ca boni kshu me cuna Mos e ngani LULKEN se osht i mitur akoma
    Mos u boni pucista

  11. nicolla disha says:

    O. Lul Basha historia do te denoje. Ti po tallesh me vedin tend duke raportuar tek komisioni hetimore, sepse ky komision nuk ka as nje kopetence per te hetuar 21 janarin.

  12. ben says:

    Ky komisioni,nje gje nuk kuptoj,pse nuk pyet se si u vrane ato tre fakirat.

  13. dino chicago says:

    Luli:gjej nje fallxhore dhe shih cfare do ndodh me ty:1)Do behesh kryetar i bashkise Tiranes
    2)Do arratisesh dhe do kerkosh strehim politik diku ne Europe
    3)Do perfundosh ne burg per dy vepra te medha penale dhe shume te tjera te vogla

  14. andri says:

    Ca pedreri ky mor do fitoj saliu bashkine me ke lejlekun me da e fiyoi me ate qorin

  15. Nabukodonosor says:

    O Lulo edhe ti nuk i beson ato qe thua po cte besh.

  16. scutarino says:

    O Lul merri e piki tre pordha bashke…
    Pucista ju erdhi fundi. Skeni ku shkoni ma, ju kane kape keq me kto fakte dhe nuk keni shpetim… Sa i lumtun jam qe atdheu jem ka kta soj ministrash qe me rujne mu demokracine dhe nuk lane kerkend me na kthy edhe njihere komunizmin. Bravo Lul bravo. Edhe pse i ri, trimnija nuk te mungon. U vetflijove diten e 21 Janarit. Pa te ba syni terr. Faleminders Lul.
    Mos harro per ate muhabetin e pordhave….

  17. xenilirise says:

    Na cmendi ky “diplomati”, qe ben pakte per te thyer ligjin, u jep keshilla per te nderhyre me ushtri, per te bere tendera pa ligj…etj
    Ka emer ky apo jo? Mos duhet ta kuptojme qe eshte ai i cilesimit “burre shteti?
    LUL-it i ka ardhur koha ti kujtojme shprehjen e Erion Braces, ne Parlament, “…per copen e sapunit…”!!!!
    Ajo dite po te afrohet, LUL! Sinqerisht ta qaj hallin, por nuk e di do qeshesh apo do qash…!

  18. ...question says:

    ..sa pune te mire do ti bej Burgut 313 ky Luli, si llokum eshte!!
    .do te zihen te gjitheVIP-at e burgosur me njeri-tjetrin per ta patur dashnore. Dhe si kallup mire eshte, mund ti mbaje nja dy cope njeheresh!!
    Mos te harroje te marre me vehte edhe kompletin e piruneve 11mije euro, se do ti duhen per te ngrene mutin e vet!!!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje