Në ndryshim nga Ismail Kadare, që ka mbajtur zakonisht një lloj distance me ngjarjet e ditës në Shqipëri (së fundmi, me shkrimin e vet të publikuar në gazetën Illyria e të marrë nga të gjitha gazetat e Tiranës, edhe Kadare ‘zbriti në tokë’), Rexhep Qosja nuk lë ngjarje shqiptare pa e komentuar. Qosja mban qëndrime të troçta e nuk fshihet prapa frazave të rrumbullakosura. Mund të mos biesh dakord me të, por nuk mund të mos e çmosh për ndershmërinë intelektuale. Ai e thotë gjithnjë të vetën. Në ndryshim nga plot të tjerë, nuk prêt të kthjellohen ujrat e të qartësohen gjërat. Jo, e thotë të vetën në të nxehtë. Dhe merret vesh, se me këtë rrezikon, së pari duke mbjellë armiqësi tek një pjesë shqiptarësh (po të ish i merakosur për qetësinë e komfortin e vet, do bënte çmos ta evitonte këtë armiqësi; armiqtë në Shqipëri ta nxinë jetën), e së dyti në një kuptim intelektual (duke folur flakë për flakë mund t’i duhet në një të nesërme të ballafaqohet me përgënjeshtrime të qëndrimeve të tij të bëra nga koha që rrjedh e që ‘kthjellon ujrat’). Është e qartë, se ai nuk jeton me këtë kokëçarje, dhe me këtë tregon se është modeli i intelektualit publik modern. I bën nder vetes, dhe i bën mirë klimës së debatit public; në çdo rast, pavarësisht nga ajo që thotë.
Më poshtë kam shkëputur pjesë nga një shkrim i tij i publikuar në Gazetën Shqiptare, në të cilin ai nënvizon për të disatën herë rreziqet që i vijnë vendit e kombit prej regjimit të Sali Berishës.
1. Kriza që përjeton Shqipëria nuk është vetëm krizë politike; kjo është krizë e përgjithshme: politike, kushtetutare, shtetërore, ekonomike dhe morale.
2. Kriza që përjeton Shqipëria nuk është krizë vetëm e vitit të fundit, apo vetëm e dy viteve të fundit, por krizë e gjatë, që ashpërsohet posaçërisht shumë dhe që është ashpërsuar posaçërisht shumë gjatë të gjitha mandateve të Sali Berishës, qoftë si kryetar shteti, qoftë si kryetar qeverie: gjatë mandateve të tij kriza shqiptare gjithnjë bëhet krizë e pandërprerë, krizë e pa pushim.
3. Kujt nuk i ka rënë në sy lufta e vazhdueshme e Berishës me prokurorët e përgjithshëm të Shqipërisë, prej të të parit e deri te prokurorja e sotme? Lufta e tij me të gjithë prokurorët e përgjithshëm, me Arben Rakipin, me Theodhori Sollakun, e deri me Ina Ramën [ka harruar të parin fare, Max Haxhinë. M. N.], dëshmon qartë se jo me prokurorët, po me Sali Berishën, e me rrethin më të ngushtë të bashkëpunëtorëve të tij, diçka a shumëçka nuk është në rregull.
4. Përpjekjet për privatizimin e shtetit do ta fusin Sali Berishën në luftë politike dhe propagandistike edhe kundër kryetarëve të Shqipërisë: së pari kundër kryetarit të parë demokrat në historinë shtetërore të Shqipërisë, Rexhep Meidanit, mandej kundër Alfred Moisiut dhe, tani, në luftë kundër Bamir Topit.
5. Kryetari Bamir Topi, mjerisht, vazhdon të jetë gjysmëkryetar!
6. Sali Berisha kurrë nuk mund të dëgjohet, kur flet, duke iu drejtuar arsyes së njerëzve. Jo. Ai gjithmonë iu drejtohet vetëm pasioneve të tyre. Pasioneve! Si Musolini! Atyre që i mbajnë mend apo i kanë këqyrë vëmendshëm manifestimet e fashizmit, grimasat e Sali Berishës pashmangshmërisht ua sjellin në kujtesë Benito Musolinin.
7. Televizioni ABC-news gjithë ditën e përsërit parullën: Askush nuk mund të dhunojë simbolet kombëtare! Dhe, në prapavijë të kësaj parulle, që nxit pasionet kombëtare, e vë portretin e Edi Ramës! Mjaftueshëm për të nxitur ndonjë patriot kafenesh që t’i bëjë atentat Edi Ramës!
8. Cili regjim në këtë botë bën miting në një kohë, që opozita organizon protesta? Asnjë. Nuk e bëri as regjimi i Ben Alisë në Tunizi. Nuk e bëri as regjimi i Hosni Mubarakut në Egjipt. Nuk e bën, madje, as Llukashenko në Bjellorusi. Si ta bëjnë? Organizimi rezhimor i mitingjeve në të njëjtën kohë kur bën protesta a demonstrata opozita në të vërtetë është hyrje në luftën qytetare.
9. EULEKS-i, në thelb pushteti i tanishëm evropian në Kosovë, kërkoi që zgjedhjet e fundit në Kosovë të përsëriten në pesë komuna, kurse dyzetpërqind e votave të numërohen rishtazi. Ishte kjo një masë demokratike me të cilën Evropa në Kosovë u përgjigjej ankesave të partive që nuk ishin të kënaqura me rezultatin e vet dhe me nivelin e rregullsisë në zgjedhje në përgjithësi. Në Shqipëri, ku zgjedhjet gjithnjë janë të ngarkuara nga shpërdorime dhe parregullsi larg më të mëdha se në Kosovë, Bashkimi Evropian sillet ndryshe: nuk u përgjigjet kërkesave të opozitës dhe nuk kërkon rinumërimin e votave!
10. Atje ku sovraniteti shtetëror keqpërdoret aq gjithanshëm si në Shqipëri, atje ku sovraniteti i popullit uzurpohet prej aleancës pushtet-media si në Shqipëri, atje ku demokracia shpërdoret tmerrshëm, atje ku korrupsioni është bërë sistem, atje ku qytetarët e thjeshtë prej mëngjesit e deri në mëngjesin tjetër mendojnë si të ikin prej vendit të vet e të gjejnë kushte për jetesë në vende të tjera, siç po ndodh në shtetin shqiptar të privatizuar prej Sali Berishës me bashkëluftëtarët e tij, në të vërtetë me ujarët e tij politikë, atje ndërhyrja e Bashkimit Evropian, çdo lloj ndërhyrje e Bashkimit Evropian, është e ligjshme.
respublica.al
Comments are closed.
I nderuar akademi ka ardhur koha qe ato qe mendohen te thuhen haptazi!Sot Shqiperia nuk pengohet nga Europa pavaresisht se i takon asaj te flase pasi e ka trajtuar Shqiperine si femijen e njerkes(Amerikes)!Sot e mot i nderuar Akademik nuk eshte fajtore diplomacia Europiane paçka mendimeve te disa politikaneve europiane,sot krimineli Sali mbahet e mbrohet nga Ambasadpore te ardhur posaçerisht per kete pune!Sot shikoni thirrjet qe bejne pertej Atlantikut,qe nga sekretarja e shtetit e deri tek zv.e zv.te kesaj sekretare qe po e qan politiken e jashteme Amerikane me drejtimin qe po i bene!Shqiperia i dashur Akademik eshte sot nen sqetullen e nje Ambasadori i cili kriminelin Sali e quan pa pike diplomacie “Bure shteti”.Sot i dashur Akademik vendin e kontrollojne Devirolet,Delijorgjet,Salite,Metet,Nanot,e nje grup hajnash ku moralin e kane zevendesuar me amoralitet,ndershmerine me krimin ne mes te dites,e etiken qytetare me fjalorin me banal qe mund te kete nje gjuhe e folur.kjo eshte shqiperia sot e cilesuar si vendi i konçensioneve!Shqiperia eshte ne udhekryq nga ku jeni Ju Akademiket qe duhet te beni zerin e pare ,koha nuk pret ka rdhur momentoi qe fatet e ketij vendi mos ti’a leme nje krimineli qe vret diten e sjell Shakira naten per koncerte.Shikoni versionin e fundit per vrasjet e kryekriminelit Sali te nxjerra po nga goja e tij:Mire njerin qe e ka qelluar garda,po te tjeret kush i vrau!Pra shikoni deri ku shkon dora e tij kriminale e ndihmuar edhe nga eksperte qe provat po i çojne ne drejtim te pa ditur.Kjo eshte demokracia reale sot qe na u servir perpara 20 vjetesh e qe duam s’duam jemi te detyruar ta hame ,pasi eshte gatuar me mjeshteri nga “Miqte” e Shqiperise.
—- Shkelqyer ka folur Rexhep Qosja –
— E ka trajtuar shkrimin e tij si Fenomen –dhe tamam keshut flitet.— Nuk trajtohen prblemet qe ka shoqeria jone sot
e udhehequr nga Politka e Sales duke folur per detajet……., por duke folur per Fenomenin qe ka prodhuar dhe prodhon ky Kryeminster sa here eshte ne krye
–Dhe ja vetem Qose di te flasi ne menyre te tille …FENOMENALE…– Great speech !
E ndoqa Rexhep Qosen ne Shqip, TCH, diten e hene. Absolutisht analiza me e kthjellet per realitetin shqiptar. Si ka mundesi qe ata qe jetojne gjerat ne shqiperi nuk i kuptojne dot gjerat ashtu si i shpalosi akademiku Qosja. per nje gje shqetesohem per ate ndarje te trocte qe beri Qosja mes rrezikut te komunizmit e fashizmit, nuk ka me te keqe se nje ideologji pasionante si ajo e fashizmit te berishes. njeri pa argumente vetem i bazuar ne emocione. njeriu qe po privatizon shqiperine. edhe e majta nuk di te protestoje, shume e vertete…sikur keto fjale te tij te bien ne vesh te popullit shqiptar dhe te kuptohen aq drejt sa i paraqet Qosja.
Simply the best! Qosja ose “Vdekja na vjen nga sy te tille” eshte dhimbja kombetare qe flet. Nuk e di perse nuk e coi deri ne fund dhe ta shpallte Berishen FATKEQSIA E KOMBIT. Sidoqofte eshte i vetmi qe ka folur kaq qarte dhe kaq hapur. Me njerez te tille ky komb ka akoma shprese.
E degjoj dhe lexoj, sa here me jepet mundesia, profesor Qosjen. Mrekullohem me mendjen e tij, perhere te fresket, edhe ne momente nga me te veshtirat per Kombin tone te perbashket! Perse, nder te tjera, bashkohem me qendrimin e Qosjes ndaj “profesorit” berisha (besoj nuk kam gabuar qe e kam shkruar emrin e ketij me “te vogla”.
Se pari, edhe une kam statusin e “doktorit te shkencave”, por perhere kam druajtur ta shpreh. Kam realizuar rreth 10000 ore mesimore, kam drejtuar tema disertacioni e kursi… Sot, nga qytetar me nje nivel, te themi mesatar, te jeteses, zotnia e tij berisha, per “nevojat e shtetit”, pra jo te mijat, me ka nxjerre ne pension te parakohshem!!! Me teper, tash se fundmi edhe nje ulje tjeter ne nivelin e jeteses se familjes sime: kuptoni, me 15000 leke ne muaj, familja ime zbret ne kufirin ekstrem te varferise!!? Ndaj, nje aresye me shume per te mos e votuar kete “njeri”! Si une ka edhe mjaft e mjaft te tjere.
Se dyti, me ardhjen per here te dyte ne pushtet, bashke me monstren meta, nje femija im (perfundon studimet universitare me mesatare mbi 9-te, specializohet ne disa shtete evropiane…) largohet nga puna… dhe vendin e tij e ze nje kanakar i ketij kryeministri… Dhe a e dini c’ ndodh: personi qe merr detyren, perpara se te firmoste aktin e marrjes se detyres, i kerkon femijes tim se ku e ka internetin, sepse, ai nuk eshte ketu?!! Ja pra keta jane monstrat berisha e meta, por edhe pak nga ata qe i ndjekin nga pas…
… me thuaj nga vjen, te te them se kush je… Dhe, tashme te gjithe e dine nga vjen berisha, por edhe meta, por edhe… mjaft te tjere nga “sera” e tyre…
shume e vertete z.Rexhep mbetet nje etalon, per ne dhe na ben te ndjehemi se raca jone ka origjine humane,por shikoj cdo dite me keq ardhje ate qe tha i urti jone jo(sabri godo), tmerr nuk shoh popull….. ku eshte populli, kjo me kujton nje leter qe i drejtova botuesit z mero baze, dhe qe sot e kesaj dite nuk mora pergjigje, dhe e kuptoj mospergjigjen e tij , tmerr…… te gjithe ne ,shpjegojme,komentojme,diskutojme, i tregojme njeri tjetrit sa dime dhe cfare duam,shkurt shesim moral teorik, kur vjen puna ne realitet….atje ne rruge,demonstrate marrim me autobuse, njerez nga rrethet a thua se ne tirane jane zhdukur opinionistet, anale istet,gazetaret,shout e fytrat e konsumuara te tv .pra tek ne mor zoterinje konsumohet nuk prodhohet , eshte PATOLOGJI ku doktori ja ka marre doren pacientit ne kte rast (shoqerise shqipetare) qe pretendon per nje jete dinjitoze,tmerr……
shume falenderime z.Qosja,
per analizen e sakte, per te verteten e artikuluar, per punen e tij te palodhur, per atdhetarine e paster qe tregon!
Sa lum Historia e Shqiperise kur ne te hyjne dhe behen pjesetare per ta nderuar, njerez te tille si REXHEP QOSJA!
Z.Qosja Si gjithmone brilant ne analizat tuaja.Je krenaria e kombit shqiptar. Faleminderit qe ekzistoni.
Analize e sakte dhe e bazuar ne fakte. Duhet te lexoni vrerin qe derdhin sot vellezerit tane ne Kosove kunder Qoses se u shau Berishen. Mentalitet klanor ne maksimum.Gazetat Zeri,Express,Koha jane mbushur me fyerje ndaj tij.Duket se fara Berishiane e percarjes eshte mbjelle mire dhe po lulezon ne Kosove. Vellezerit tane ne kosove gezojne me vuajtjet tona.U hapem dyert dhe ndame buken me ta dhe ata na e shperblejne keshtu.
Te gjitha pikat e permendura nga profesor Qosja kalojne permes nje personi te vetem;Sali Berishes.Ky njeri trazon boten e madhe per ta futur me zor ne boten e tij te vogel.Nuk ka mundesi te fitoje logjika,atje ku dikush leviz guret e çmendurise.Hiq kete se me tha ashtu,hiq kete se fle menjane,hiq ate se rri zgjuar,hiq ate se do te marre karriken mua;ky sikur nuk eshte shkeputur nga kapriçot infantile akoma,per te cilat flet Frojdi!.Imagjino aspiratat e nje populli per te jetuar dhe u zhvilluar me mire,te zena peng nga kapriço te tilla femijnore,ku personi eshte burre 70 vjeç.Mire atij i iku truri;po ne qe i ndjekim avazin?Njoh mjaft shqiptare qe jane pasuruar lehte,dhe dikur do ta paguajne haraçin e batakçillekut;te gjitha paguhen ne kete bote,kur vala te kthehet pas.Nje si R.Qose te ndrin mendjen;Berisha as kete rast nuk di ta shfrytezoje!