Deputeti i Partisë Demokratike Gazmend Oketa ka kërkuar në komisionin e jashtëm parlamentar që konsulli grek në Korçë, Theodhoro Ikonomus të shpallet person “non grata” në Shqipëri. Duke reaguar për deklaratat e konsullit grek Ikonomus se në Korçë ka grekë, deputeti i PD-së Oketa kërkoi nga ministria e jashtme të marrë masa.
Ndërsa kreu i komisionit të jashtëm parlamentar Fatos Beja ka theksuar se duhet të bëhet kujdes me deklaratat pasi duhet të ruhen edhe marrëdhëniet me shtetin grek.
Në fjalën e tij përfaqësuesi i Ministrisë së Punëve të Jashtme Gazmend Turdiu theksoi se deklaratat e konsullit grek janë personale. Ai ka theksuar gjithashtu se gjatë takimit të ambasadorit grek në Tiranë Nikos Pazios në ministrinë e jashtme u diskutua në lidhje me këtë çështje.
Ndërkohë ditë më parë konsulli grek Theodhoros Ikonomu ka deklaruar në Korçë se në këtë qytet ka grekë ndërsa ka bërë thirrje edhe për bashkim në emër të Vorioepirit.
“ORA NEWS”
Comments are closed.
me mire te behen grek sesa te jetojne si skllever te nje shpellari qe ka 20 vjet,qe i percudnon.
Qendrimi i Oketes eshte qendrimi i nje demokrati te pavarur nga Berisha. Kontrasti i tij , zedhenesi i puneve te jashtme Gazmend Turdiu , flet si kodra pas bregut. Per sa kohe konsulli grek kryen takimet ne baze te pozicionit qe ai ka , do te thote se ai perfaqeson shtetin grek dhe asgje me pak. Qendrimi i Ministrit te Puneve te Jashtme , pra i qeverise shqiptare eshte i nenshtruar , bashkepunues me konsullin grek dhe rrjedhimisht qendrim tradhetaresh.
(Çdo zyrtar perfaqeson , kompanine shtetin apo organizaten …ku ai punon. Nqs zyrtari grek do te shkonte privatisht dhe pa qene ne marredhenie pune zyrtare me shtetin grek , vetem atehere ai do te cilesohej ne deklaratat e tij si personale)
—–Bravo Oketa !!!————Ja keshtu i duhet folur keture minjve greke
Ky eshte nje figure politike qe ne Shqiperi i ben shume njerez te besojne ne ecjen perpara.
Oketa eshte politikan i denje per te djathten.
Oketa eshte nje politkan shume i kerkuar dhe qe i ka rritur shume kreditet e tij politike. Tek ai jane varur shume shpresa per vazhdimesine e te djathtes.