Prifti filmon veten duke marrë ryshfet 70 mijë euro

12 Shkurt 2011, 09:42Politika TEMA

Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar Kuvendit heqjen e imunitetit për Ilir Metën e Dritan Priftin, të akuzuar për korrupsion. Eksperti amerikan zbulon videon e fshirë në kompjuterin e Priftit, ku ai filmonte veten duke marrë ryshfet

Prokuroria e Përgjithshme ka dorëzuar kërkesën për heqjen e imunitetit të deputetëve Ilir Meta e Dritan Prifti. Kërkesa vjen pas hetimeve që janë bërë për një video të publikuar në media më 12 janar. Në video shfaqet zv/kryeministri duke kërkuar nga zyrtari i partisë së tij të bëjë pazare korruptive. Video shkaktoi shumë debat. Prokuroria e Tiranës nisi hetimet dhe pasi gjeti elementë të veprës penale ia nisi dosjen Prokurorisë së Përgjithshme për shkak se bëhej fjalë për hetimin e njerëzve me imunitet parlamentar. Edhe pse nuk ka një njoftim zyrtar mësohet se akuza ndaj Metës është për korrupsion aktiv. Kurse akuza ndaj Priftit është korrupsion pasiv.

Prokurorja e Përgjithshme e bazon kërkesën për ndjekjen penale të Ilir Metës në dy pika: Së pari, në dëshmitë e Dritan Priftit, të cilin e citon se: regjistrimin e ka bërë për shkak të kërkesave dhe ndërhyrjeve për favore, kërcënimeve, urdhrave dhe presioneve të bëra nga Ilir Meta gjatë ushtrimit të detyrës. Sipas dëshmisë se Dritan Priftit, të cilës i referohet prokurorja e Përgjithshme, veprimet jo në përputhje me ligjin janë edhe rastet e fiksuara në video, që kanë të bëjnë me ofrimin e shumës prej 700 mijë euro dhe 7% të aksioneve për dhënien e koncesionit te një hidrocentrali.

Pika e dytë ku mbështetet prokurorja e Përgjithshme për të kërkuar heqjen e imunitetit të Ilir Metës dhe ndjekjen penale të tij është konkluzioni i një eksperti amerikan, konkluzion i cili i bashkëlidhet kërkesës për imunitet. Në këtë konkluzion mes të tjerash thuhet se:  “Videoja qe është transmetuar në programin televiziv dhe që gjendet në USB-në (e dorëzuar nga Dritan Prifti si provë), në fakt është vetëm gjysma e videos. Videoja e plotë gjendet në sistemin e kompjuterik (po ashtu të dorëzuar nga Dritan Prifti si prove). Duket se videoja e plotë është ndarë në dy video të ndryshme, shprehet eksperti, duke shtuar se nuk ka gjetur prova që personat që jepen në video janë tjetërsuar. Eksperti thotë gjithashtu se nuk ishte në gjendje të pastronte segmentin audio të videos me pajisjet që kishte në dispozicion. Data në BIOS dhe koha në kompjuter ishin në përputhje me datën dhe kohen aktuale në Shqipëri.” “Si rezultat, konkludon eksperti, duket se te gjitha datat dhe kohët e dhëna më parë në këtë raport janë te sakta”.

Prokurorja e Përgjithshme thotë në kërkesën e saj se “sipas konkluzionit të aktit të ekspertimit, rezulton se videoregjistrimi është i patjetërsuar dhe shkalla e gabimit është zero”.

Ndërsa historia për ndjekjen penale të Dritan Priftit për korrupsion pasiv, në bashkëpunim, megjithëse bazohet tek videoregjistrimi i bërë prej vetë zotit Prifti, ka marre një rrjedhë të papritur. Në kërkesën e saj për heqjen e imunitetit të Dritan Priftit, Prokurorja e Përgjithshme është bazuar sërish tek akti i ekspertit amerikan për të njëjtin material të dorëzuar prej Dritan Priftit. Në kompjuterin ku zoti Prifti kishte hedhur materialet e regjistruara prej tij, eksperti thotë se ka zbardhur edhe një video e cila ishte fshirë nga aparatura. Përmbajtja e kësaj videoje të fshirë shpjegohet në kërkesën e prokurores se Përgjithshme për ndjekjen penale të Dritan Priftit për korrupsion pasiv. Prokurorja e Përgjithshme shkruan se: “nga ekspertimi teknik i provave materiale ka rezultuar se në to ekziston edhe një video tjetër e cila është fshirë dhe që është rikuperuar nga eksperti. Në video janë të regjistruar dy persona, ish ministri Dritan Prifti dhe ish zëvendësministri i Ekonomisë, Leonard Beqiri. Këta shtetas, sipas asaj që evidentohet në video, kanë zhvilluar biseda për përfitime financiare të parregullta që vijnë nga ushtrimi i funksioneve te tyre publike”.

Prokurorja e Përgjithshme thotë se në këtë video në një moment shihet që Dritan Prifti dhe Leonard Beqiri ndajnë mes tyre një shumë parash prej 70 mijë eurosh. Nga provat e grumbulluara, thotë prokurorja e Përgjithshme, ka të dhëna të mjaftueshme që të çojnë në dyshimin e arsyeshëm se deputeti Dritan Prifti ka kryer veprën penale të korrupsionit pasiv në bashkëpunim. Korrupsioni aktiv, për të cilin akuzohet Ilir Meta, parashikohet në kodin penal si vepër qe dënohen nga 1 deri në 5 vjet dhe me gjobe nga 500 mije deri në 2 milionë leke. Ndërsa korrupsioni pasiv në bashkëpunim, për të cilin akuzohet Dritan Prifti dënohet nga 4 – 12 vjet dhe me gjobë nga 1 – 5 milionë leke.

8 komente në “Prifti filmon veten duke marrë ryshfet 70 mijë euro”

  1. gnt75 says:

    Ishalla po i vjen fundi ketij hajduti qe e paraqit veten http://www.informohem.com si njeri me vlera,vlera e tij e vetme eshte qe me kete qe beri po i shkurton ditet Saliut.

    http://www.informohem.com

  2. ...question says:

    …Meta Aktiv, Prifti Pasiv !? Berisha versatile !!!!

  3. albaniac says:

    1 gje nuk po del qarte ketu…
    Prifti i lepin menderbythen Rames kur del dhe thote se eshte gati te beje aleance me opoziten mbas dorezimit publik te videos.Koklopa i kerkon asaj me menopauze qe drejton kuvendin qe ti heqe imunitetin cunit te llastuar nga Kucova Idriz cami eshte ulur ke preheri i malokut dhe po i ……..
    1 gje pra nuk eshte e qarte se kush do te hyje ne deren e Par-zoo-lentit Shqipetar si mazhorance lsi e goditur keq apo camet si 1 “force e re”
    ncncncncnc……

  4. raimondi says:

    –Njeri nga Kavaja tjetri nga Elbasani –hahahahahahaahahahaha –Oh zoti i madh ca korupsioni skandaloz lol

  5. nicolla disha says:

    Ti hicet imoniteti i Metes me procedura te forta, qe mos te jete i zoti te kthehet me ne parlament. Meta na e kishte kerkuar qe ti hicet imoniteti pa procedura. Nuk ka faje Meta sepse, ai eshte mesuar te shkele kushtetuten per te grabitur Shqiptaret. Por kesaje rradhe te rrespektohet kushtetuta pik per pike, per imonitetin e Metes. Ju faleminderit!

  6. Falcon says:

    kjo eshte administrata e sali berishes ..do cuditemi vertet kur te marrim vesh pislliqet e saliut ,topalles etj etj

  7. gnt75 says:

    Kjo cfar po ndodhe me Priftin dhe “rrethimin” e tij politik, qofte ne te djathte apo ne te majte, eshte sikur dikush te jashtqite ne ww.informohem.com ventilator dhe ti permute te gjithe te tjeret qe i ka rreth tij. Ky eshte nje prototip i nje politikani aktual shqipetare dhe te kota jane perpjekjet e paleve qe tipi i plotikanit te tille te etiketohet i djathte apo i majte. Mjerisht, http://www.informohem.com populli gelltite ate cfar i ofron edhe media, e cila, eshte pjese e interesave partiake, ne vend se te jete ne anen e se drejtes.

    http://www.informohem.com

  8. raimondi says:

    —Ky Dritani te falet se eshte hajdut i mire dhe i ndershem — ——–E ka filmuar veten per ta bere me bindese videon –looooooooooooooool hahahahahahaha
    Sa me pelqen ky dreq kavajsi looooooooool

    Ore po ketu ligjet qenkan skandal —–ai aktivi denohet me deri ne 5 vjet — ndersa pasivi deri ne 15 vjet ??????
    C’eshte ky lloj denimi mor aman ?-
    Njelloj si te thuash indiferenti me i rezikshem se fajtori
    Nderoni ligjet se po leme nam
    Hajde shifemi Loool

Comments are closed.

Lini një Përgjigje