UPDATE- Kreu i LSI-së, Ilir Meta, ka reaguar pas kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit të tij. Ai ka këkuar nga ana e kryeparlamentares Jozefina Topalli që t’ia heqë imunitetin pa procedurë.
“Në respekt të interesit të përfaqësuesve të mediave, dëshiroj të konfirmoj vendosmërinë time për të përshpejtuar procesin hetimor lidhur me akuzat e bëra në drejtim të personit tim, në bazë të një montimi televiziv, të paraqitur nga përgjuesi, tashmë i njohur edhe për ju, dhe me këtë rast duke qenë se kam kërkuar përshpejtimin e këtij procesi me qëllim që të çmontohen të gjitha akuzat e montuara politike dhe televizive ndaj personit tim, në respekt të ligjit, në respekt edhe të opinionit publik, i kërkoj kryetares së Parlamentit dhe këtë do t’ja nis sot edhe me shkrim, në vazhdim të deklarimit tim për lënien e imunitetit në mënyrë vullnetare, që të autorizojë menjëherë heqjen e imunitetit tim pa procedura parlamentare, në mënyrë që prokuroria të mos ketë asnjë justifikim për tu thelluar dhe përmbushur të gjithë detyrimet e saj ligjore në këtë proces që unë e konsideroj shumë të rëndësishëm dhe për të cilin unë jam investuar në mënyrën më të hapur për të bashkëpunuar në respekt të ligjit, në respekt të opinionit publik dhe në respekt të një morali politik, i cili kërkon që gjithnjë, çdo politikan të tregojë vullnetin për të sqaruar të vërtetë. Unë jam i bindur që e vërteta do të triumfojë dhe e vërteta është ajo që unë kam deklaruar përpara jush që ditën e parë pas publikimit të këtij montimi televiziv,” ka deklaruar Meta.
Me poshte pyetje pergjigjet e Metes me gazetaret.
Z. Meta si e shpjegoni faktin që Prokuroria i ka paraqitur kërkesën Kuvendit për t’ju hequr juve imunitetin me akuzën për korrupsion aktiv, ndërsa për zotin Prifti me akuzën për korrupsion pasiv, kur ka dalë dhe një video tjetër, siç mendohet, ku z. Prifti merr 70 mijë euro dhe ka xhiruar veten e tij?
Kjo është një pyetje për prokurorinë. Natyrisht, ky është një proces politik sepse është i bazuar mbi akuza politike, megjithatë unë kam treguar gjithmonë dhe aq më tepër këtë radhë se jam nga ata politikanë që e lënë imunitetin me dëshirë, me vullnet, që kanë kurajon për t’u ballafaquar me ligjin, kurajon për tu ballafaquar me të vërtetën. Të jeni të bindur se ajo që do të ndodh është se çdo gjë do të bëhet transparente me ekspertizë vendase, me ekspertizë ndërkombëtare, të cilat tashmë ne i kemi realizuar nga ana jonë.
Në rast se ekzistojnë materialet origjinale me të cilat është bërë ky përgjim, të jeni të sigurt sikurse ua kam thënë edhe më parë se do të jetë akoma më e lehtë për të çmontuar të gjitha montimet televizive që i janë servirur opinionit publik, sepse ju e dini se teknologjia sot është e jashtëzakonshme dhe është e lehtë ta manipulosh, por është akoma më e lehtë të provosh manipulimin.
Z. Meta ,në analizën tuaj përse thoni që prokuroria ka ngritur një proces politik?
Kjo nuk më pengon mua për të përmbushur të gjitha detyrimet ndaj prokurorisë, pavarësisht nga rezervat që unë kam shprehur në lidhje me ecurinë dhe mënyrën sesi është vepruar për këtë çështje. Sepse u bë gati një muaj, kjo çështje duhet të ishte sqaruar, duhet të ishte mbyllur dhe secili duhet të kishte marrë përgjegjësitë e tij, por unë këto ja kam thënë, natyrisht në mënyrë konfidenciale në një letër Prokurorisë së Përgjithshme dhe për dijeni edhe ministrit të drejtësisë.
Por kjo nuk është fare e rëndësishme. Unë e kam sfidën time, në raport me ligji, me të vërtetën dhe me opinionin publik dhe nuk do t’i shmangem, përkundrazi e kam kërkuar dhe jam plotësisisht i disponueshëm për ta përshpejtuar këtë proces. Jam paraqitur me kërkesën time që në fillim vet në prokurori dhe është një rast shumë i mirë, kërkesa zyrtare për heqjen e imunitetit, sepse kjo heq çdo justifikim për të zvarritur hetimin dhe zbardhjen e kësaj çështje.
Comments are closed.
natyrisht! “pa procedure”…!!!!!
Je mesuar zotrote TE SHKELESH LIGJIN
Heqia e imunitetit ka kuptim. HIQET ME CEREMONI !
Kushedi sa e bukur do te jete edhe CEREMONIA E ARRESTIMIT ?
SA KE VJEDHUR TI NUK KE ME NEVOJE PER DEPUTET POR NUK DO TI GEZOSHE HIDHE NJE HERE SYTE NGA VENDET E LINDJES KU PO PERFUNDOJNE TE CORUPTUARIT
I mbeti koqeveja kryq Metes.Ka surat akoma kokemelçia te beje lojra me gjoja dorezimin vullnetar te imunitetit.E zgjuar kjo Ina Rama qe kerkoi njekohesisht heqjen e imunitetit per te dy.
Me procedure te rregullt dhe me cilesimin per dyshime ne lidhje me afera te piseta korruptive. Prokuroria nuk funksionon me “Kanunin e Viçidolit”… o pusht skraparlli
… te shohin ne ditet ne vijim a do te beje edhe dorezimin vullnetar ne burg ky turp i kombit tone. Mos te harroje te marre me vete edhe kerriçin qe i dhuroi Tadiç.
-Serbia i bashkoi ne 1992 Gazideden, Berishen dhe Meten, per te luajtur skenaret politik te Beogradit!
Imuniteti duhet ti hiqet ne menyre te rregullt, ligjore, sic e parashikon ligji dhe procedurat parlamentare. http://www.informohem.com Cdo procedure tjeter ne kundershtim me ligjin, sado “demokratike” te duket, eshte ne kundershtim me Ligjin dhe do ta beje “neser” te pagjykueshem Meten, pikerisht per kete arsye. http://www.informohem.com Ai do te dale dhe do thote “qe une isha i gatshem, por skam faj une pse Topalli shkeli procedurat…” Nuk duhet ta hame kete “hile” parlamentare. Shteti funksionon me ligje, jo me politike.
http://www.informohem.com
z. meta ne duam te shohim gjerat sipas procedurave jo sipas deshirave tuaja apo te kan dhene siguri jozesala
Ti nuk ke ftyre me ti drejtohesh Shqiptareve per imonitet. Ty te kapen duke vdhjedhur Shqiptaret. Ty te kapen duke jetuar ne kurrizin e Shqiptareve dhe turpi te ka mbluhar. Mentaliteti i juaj ka treguar se jo qeverisje per popullin, por qeverisje per kurropsion. Me korropsionin qe te xunen si kupil therrash ke treguar se nuk do t’ia dije per Shqiptaret. Me ne funde u sbolua mentaliteti i Mets qe eshte vetem per te grabitur Shqiptaret.
Imoniteti te hiqet si mbas procedurave kushtetuese. Dhe jo si mbas kushtetutes te Ilir Metes, te Topallit, te Berishes.
duht te hiqet imuniteti i sali berishes dhe te bllokohen te gjitha pasurite e vjedhura nga populli te ketij dhe dy kopukva te tij,pa keta dy zagaret e tij iken dhe vajten per lesh arapi
Ky Meta kot del neper televizione sepse nuk e degjon as kushi me. Ku ka popull qe i lexon se qfare thote Meta.