Meta ia dorëzon Kuvendit ekspertizën e tij: Video është montazh. Dritan Prifti ka probleme me dëgjimin, pse unë i flas me zë të ulët në video?

14 Shkurt 2011, 14:55Politika TEMA
Meta ia dorëzon Kuvendit ekspertizën e tij: Video është

UPDATE- Kryetari i LSI thotë se ka punësuar një nga ekspertët më të mirë në Europë. Por pranon se ka analizuar videon e transmetuar nga Fiks Fare dhe jo videon e dorëzuar në prokurori nga Dritan Prifti

Kryetari i LSI ka shprehur gatishmërinë për tu hetuar për akuzat për korrupsion gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve. Meta tha se nëse rezulton se video është e vërtetë ai është gati të shkojë në qelinë më të errët. Por ai shtoi se video është montazh, pasi i ka bërë një ekspertizë të pavarur me ekspertë italianë.

“I kërkuam një ndër ekspertëve më të njohur në Itali, Dr. Ing. Antonio Federico, i cili brenda 2-3 ditësh ka bërë një analizë shumë të qartë tekniko-shkencore të gjithë materialit filmik bazuar mbi pyetjet e avokatëve të mi. Ai është presidenti i Komitetit Shkencor të Fondacionit për Zhvillim të Qëndrueshëm dhe e gjithë CV-ja e tij është për aktivitetin e modelimit matematiko-statistikor dhe e përpunimit të sinjaleve audio dhe video. Është projektues i sistemit të shpejtë të zbatuar nga Fondacioni Kordoni në fjalë për njohjen e folësit dhe për përpunimin statistikor të të dhënave biometrike dhe modelueses të sistemeve. Është prej gati 30 vjetësh konsulent i Fondacionit Hugo Kordoni për statistikën matematike të aplikuar në gjithësinë tonë kompjuterike. Autor i publikimeve në sektorin e njohjes së folësit, njohjen e modelit dhe të përpunimit të sinjaleve audio dhe akustike, dhe është nj CV shumë e gjatë e personit në fjalë. Njëkohësisht ai është një ndër ekspertët më të njohur jo vetëm në Itali por edhe në Europë, i cili ka bërë një numër të madh ekspertimesh fonike për llogari të organeve të gjykatës dhe prokurorisë italiane. Ndër më të rëndësishmet janë ekspertimi fonik në procesin nga më të rëndësishmit në Itali, që ishte rrëmbimi dhe vrasjen e ish-kryetarit të Partisë Demokristiane, Aldo Moro. Ekspertimi fonik i një prej çështjeve nga më tragjiket që ka bërë bujë në Itali, që njihet ndryshe si çështja “Acustica”,  ku si rezultat i përplasjes së dy avionëve humbën jetën me dhjetëra pasagjerë, i shumë çështjeve të tjera, i një përgjimi fonik që i është bërë Kryeministrit aktual të Italisë e kështu me radhë,” tha Meta.

Këtë ekspertizë Meta ia ka dorëzuar Kuvendit.

Megjithatë Meta ka pranuar se ekspertiza i është bërë videos që ka transmetuar emisioni Fiks Fare dhe jo videos që ka dorëzuar Dritan Prifti.

“Relacion paraprak, rezultate të analizës paraprake të sinjalit video të zërit. Në sekondën e 11-të ka ndërprerje, ndërrim skene dhe futje e siglës muzikore. Në minutën 1 e 33 sekonda, ndërprerje, ndërrim skene dhe ndërrim i sinjalit audio, në minutën 3 e 7 sekonda ka ndërprerje e ndërrim skene. Në minutën 3 e 3 sekonda ka filmim, përsëritje. Skena e mëparshme rezulton e përsëritur dhe e mbivendosur për katër sekonda. Në minutën 3 e 18 sekonda, ndërprerje prej tre sekondash, ndërrim i skenës i pajustifikuar shumë i shkurtër. Në minutën 3 e 53 sekonda ndërprerje, ndërrim skene. Në minutën 3 e 47 sekonda ka filmim, përsëritje. Skena e përsëritur është e mbivendosur për 6 sekonda. Në minutën e 4 e 15 sekonda, ndërprerje prej 4 sekondash, ndërrim skene i pajustifikuar shumë i shkurtër. Në minutën 4 e 58 sekonda, ndërprerje, ndërrim skene. Në minutën 4 e 54 sekonda, filmim përsëritje, skena e përsëritur është e mbivendosur për 4 sekonda. Në minutën 5 e 9 sekonda, ndërprerje prej 42 sekondash, ndërrim skenë. Në minutën 7 e 37 sekonda, ndërprerje prej 18 sekondash, ndërrim skene. Në minutën 8 e 7 sekonda, ndërprerje prej 52 sekondash, ndërrim skene. Në minutën 9 e 19 sekonda ndërprerje prej 1 minutë e 25 sekondash, ndërrim skene. 11 minuta e 0.1 fundi i regjistrimit të dy bashkëbiseduesit dalin nga skena,” tha Meta.

Duke folur përpara Këshillit të Mandateve, Meta tha se është habi pse ai flet më zë të ulët në video kur dihet që Prifti ka probleme me dëgjimin dhe në prani të tij duhet folur me zë të lartë.

Meta tha se për videon e tij, të cilën e quajti të manipuluar, janë vrarë katër vetë.

18 komente në “Meta ia dorëzon Kuvendit ekspertizën e tij: Video është montazh. Dritan Prifti ka probleme me dëgjimin, pse unë i flas me zë të ulët në video?”

  1. ...question says:

    …s’ka gje Like, edhe po doli montazh e jotja, do te dale e vertete ajo e Mones, po ate ne çfare qelie do ta çosh!? se Mones nuk i duhen as shume salltanete te tipit “heqje imuniteti”.

    1. bllokman says:

      Si eshte puna e mones se nuk e ditkam? Por ma merr mendja qe shumat e kerkuara nga Mona Jane kolosale se ajo eshte me e babzitur se ky.

      1. eddy says:

        Q SHOKU SI TI EDHE PRIFTI DO SHKONI NE BURGE FRARE NA MBUSHE MENDJEN TI MOS PO FLET ME FSHATARET E COROVODES

  2. r.m says:

    Akoma ka shprese ky trap se do ta besojme?

  3. nicolla disha says:

    Meta thote qe ka bere ekspertize per te vjedhur Shqiprine. Eskpertiza e juaj nuk vlene sepse je kriminele. Nuk ka Shqiptare qe te beson ty.

  4. monserat says:

    O kokelope. Po behesh qesharak. Mos bej me deklarata se na hape barkun.
    Me qe ra fjala ku I gjete parate per te ndertuar ate vilen luksoze. Mos ti la gjyshi?
    ti duhet te shkosh vete ne burg vullnetarisht o plere.

  5. halo says:

    Thone qe njerzit qe bejne balta si ky nuk kan ftyre ,… po ky nje gje e surrrat me eshte nje meter katror nje faqe ma ka

  6. arsen says:

    Skandaloze!
    Pse ke pritur deri tani? Perse nuk e hedh ne gjyq “Fiks Fare”?
    Se cfare cfaqen ata ne TV, eshte puna e tyre.
    FJALA ESHTE PER VIDEON QE DISPONON PROKURORIA
    Ajo nuk eshte aspak e manipulauar. As ne ze dhe as ne figure!
    Ajo qe thua ti, eshte per videon e Dritanit me zv/ ministrin.
    KE VIDEOJA JOTE, TE DEL KOKA, TE DEL BLLOKU, TE DEL ZERI, TE DEL …BOJA
    HAJDUT

  7. maccles g.b says:

    kush duhet t’ja kete bere ketij ekspertizen e pavarur?????? e gjeta, monika kokemadhja!

  8. england says:

    Para disa vitesh kur brenda ne shtepine e tij ne nje ore të vone nje Grek zuri shqiptarin,dhe i thote se cfare kerkon ne shtepine time,shqiptari i thote (eqis dhulja)e pyet grekun ne se ke pune!!!Ne se shqiptari kishte hyrë per të vjedhur ne shtepine e grekut,por qe askush nuk mund ta akuzonte per një gjë të tillë as edhe vetë greku,pasi ai nuk eshte se kishte gjë ne duar,Rasti i (derrkucit cufo) ish kryeministri u kap me preshë në duar!Ku eshtë pare e degjuar që hajduti të thotë po e vodha.Per me teper ti leme në dore hajduteve te bejne vete gjyqesi!Ne pergjithesi të gjithe ata që vjedhin jane trima ngaqe riskojne lirine e tyre,e dine qe po qe se kapen do bejnë vite burgu,ndersa hajdut Meta meqenese eshte politikan mund te vjedhe,dhe nuk pranon ta gjykojne organet e ketij vendi ngaqe ka frikë pikerisht nga ato qe ai i quajti qeli te errta…

  9. Dajti says:

    Saliu e ka te fituar cmenduria e tij i ka kapur te gjithe banden qe ka pas.Shikoni si flet ky i pafytyri qe
    ka vjedhur aq shume sa mund te bleje jo nje ekspert por tere horrat qe ka kjo bote e ndyre.

  10. VL says:

    Shiko sa i eshte bere koka nga te vjedhurit !!!

  11. Epirioti says:

    Pse vila jote mbi kopshtin Botanik kushton 2 milione euro, dhe me pishine madje. Nuk te lahen mekatet ne ate pishine o kokeduce. E bere koder Malin e Tomorrit duke i marre guret e duke i shitur ne Greqi. Vrave njerez(punetore te varfer) ne guroren qe ke ne Linze. Helmove njerez me ilace te skaduara me ortakerine me Fahri Balliun prej 9 vitesh me te famshmen FUFARMA, brenda mjedisit te Profarmes. Si Luigji i XIV do perfundoni te gjithe ne gijotine. Shan protestuesit kokepalare ti o CALAMAN i Skraparit. Shikojeni si calon, nese e shikoni padashje duke ecur ne kafe apo ne rruge. Shtangist i korrupsionit

  12. rrapi says:

    genje genje se dicka do te ngelet…..

  13. nicolla disha says:

    Tek vidio Z. Meta te te del edhe kryti i palare.

  14. Falcon says:

    mire qe doli video jote se te kishte dale ndonje nga videot e Monikes,kur ti nuk je ne shtepi ,do kishe ikur naten nga shqiperia jo diten

  15. meta ka bere eksperizen ne napoli te italise, aty ku firmatot behen fallco, do me rrejt fshataret e vet, qe i mban me rrena,

  16. scutarino says:

    …per Temen. Rasti i perplasjes se dy avioneve nuk eshte ceshtja “Acustica” por “Ustica”. Ustica eshte vendi ne Itali ku ka ndodhur perplasja e avionit civil me nje tjeter avion. Ne Itali “il caso Ustica” eshte shume i famshem pasi eshte nje proces qe ka vazhduar me vite te tera.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje