Çifti Berisha feston Shën Valentinin në ditëlindjen e mbesave. Kryeministria vishet me zemra të kuqe (VIDEO)

14 Shkurt 2011, 14:59Politika TEMA

Kryeministri Berisha dhe e shoqja kanë zgjedhur Ditën e Shën Valentinit për të festuar ditëlindjen e dy mbesave të tij, Amlës dhe Dalilës. “Kryeministri Berisha sëbashku me bashkëshorten, zonjën Liri Berisha, iu bashkuan sot gëzimit të Amlës, e cila mbushi 7 vjeç dhe të Dalilës, e cila, ndonëse mbushi 10 vjeç vetëm pak ditë më parë, dëshiroi ta festonte atë së bashku me Amlën në Ditën e Shën Valentinit. Në një atmosferë të hareshme, nën një dekor festiv, tingujve të muzikës dhe ku padyshim nuk mungonte torta tradicionale për këtë rast, Amla dhe Dalila morën urimet më të bukura nga familja, mësuesit dhe shokët e shoqet, nxënës të klasës së parë dhe të katërt të shkollës Kosova, ku ato ndjekin mësimet.  Një përjetim i veçantë ishte edhe urimi i Zotit Berisha për to, të cilat kanë një lidhje të veçantë me gjyshin e tyre. Duke u larguar për pak nga angazhimet zyrtare për t’i bërë vend këtij gëzimi familjar, Zoti Berisha u ka uruar mbesave këtë ditë të shënuar për to, e cila, theksoi zoti Berisha, përkon edhe me një ditë të bukur që i dedikohet dashurisë, dashurisë për prindërit, dashurisë për shokët, dashurisë për njëri-tjetrin,” thuhet në një njoftim të kryeministrisë.

Ndërkohë kryeministria është pushtuar nga tullumbace të kuqe në formë zemre. Kurse përpara selisë së Kuvendit janë luajtur balada dashurie. Një projektor shfaqte në murin e godinës përballë kryeministrisë parulla e citate për dashurinë. Medieve u ka rënë në sy ky pasion i Berishës për dashurinë dhe ditën e Shën Valentinit. Më poshtë një video e zbukurimeve të kryeministrisë.

http://www.youtube.com/watch?v=eB4fwcgAErI

6 komente në “Çifti Berisha feston Shën Valentinin në ditëlindjen e mbesave. Kryeministria vishet me zemra të kuqe (VIDEO)”

  1. arsen says:

    Ky eshte Kryeminister!
    Jep shembullin i pari qe Shen Valentin duhet te kene edhe kalamaqet 7 edhe 10 vjec
    Gjynah se jane edhe femra!
    Do Zoti te kene fat e te festojne sot e tutje cdo Vit me nga nje dashnor te ri!
    Edhe 100 vjec

  2. 21Janari says:

    Kryeminisrtria ka marre ngjyrat e Pigalit…

  3. Epirioti says:

    Me ndonje zezak francez do martohen ato te shkreta se nuk ka shqiptar qe ua var atyre me ate nam qe u la trashegim krimineli Berishe

  4. raimondi says:

    Beriisha feston me mbesat.Po femijet e Atyre qe u vrane me ke do festojne more Sali , a?
    Apo keshtu e ka kjo demokracia jote -, eshte vetem per ty te tjeret ..te vdesin

  5. ponc pilati i shqiperise mundohet te laje duart e lyera me gjak te pafajshem,bashke me sorollopin e vete,

  6. mark zaho says:

    gjynah kush eshte trashgimtar i yt sali ram berisha, sa kane per tpagu ata tshkrete……..i ke lene pas nje mal me gjynafe qe as 7 breza nuk mjaftojne per me i la……je kriminel perfekt!!!!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje