UPDATE- Gazeta Tema ka vendosur si politikë editoriale të saj të mos i kushtojë shumë hapësire asaj që rëndom quhet kronikë e zezë. Por çdo ditë bombardohemi me informacione të panumërta për krimin dhe vdekjet në vend aq sa ndonjëherë mendon se ky Shqipëria ka 300 milionë banorë. Telegrafikisht po sjellim vetëm disa ngjarje të mëngjesit të sotëm për të kuptuar sa e frikshme dhe e rëndë është situata.
Librazhd, burri vret gruan, e hedh në përrua, më pas vetëvritet
Krimi brenda familjes ka goditur sërish qytetin e Librazhdit. Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur disa ditë më parë ku burri në bashkëpunim me nënën e tij vrau bashkëshorten, një tjetër krim brenda familjes ka ndodhur në një fshat të Librazhdit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Hotolisht të Librazhdit ku 46-vjeçarja Behije Çepi, nënë e katër fëmijëve është goditur me mjete të forta nga bashkëshorti i saj i cili më pas e ka hedhur atë në një përrua. Me pas autori ka vrare veten duke u vetevarur.
Vlorë, makina del nga rruga, dy të vdekur
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e dy personave është regjistruar mëngjesin e sotëm në qarkun e Vlorës. Sipas informacioneve të fundit, një veturë e drejtuar nga shtetasi Sami Hasani ka humbur kontrollin si pasojë e shpejtësisë dhe ka dalë nga rruga. Burime policore bëjnë të ditur se nga përplasja kanë gjetur vdekjen shtetasit Klaudia dhe Edi Hasani, 23 dhe 15 vjec, e para bashkëshortja ndërsa i dyti nipi i drejtuesit.
Punonte në lartësi, bie dhe vdes punëtori
Forcat e policisë së Lezhës kanë arrestuar në flagrancë Seit Hafizin, 52 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Lezhës, me punë drejtues ligjor i firmës “Elsaen” në “Sakë” të Shëngjinit. Siç ato konfirmojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij u bë për arsye se punëtori i kësaj firme që merret me prerje blloqesh betoni, Marash Malota, 45 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Ishull Shëngjin, ka gjetur vdekjen ndërsa punonte, duke rënë nga lartësia.
Elbasan, sekuestrohet arsenal armësh, 4 në pranga
Policia e Elbasanit gjatë operacionit të koduar “Devolli” ka bërë të mundur sekuestrimin e një arsenali armësh dhe arrestimin e katër personave. Burime nga policia e Elbasanit bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Ervin Basha 28 vjeç i dënuar më parë me 14 vjet burg për trafik femrash, Altin Beqiri, 21 vjeç nga Gramshi, Ardis Çekrezi, 21 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe Sokol Hoti 24 vjeç lindur në Berat dhe banues në Qerret të Kavajës.
Durrës, bllokohet trajleri me hashash
Policia shqiptare në portin e Durrësit ka bllokuar një trajler me targa Shkupi, në të cilin po transportohej një sasi lënde narkotike. Lajmin e bëjnë të ditur burime policore lokale, sipas të cilave trajleri, me targë “SK 959 TR” vinte nga Maqedonia. Ai ishte i mbushur me hashash dhe kishte si destinacion Italinë, saktësojnë burimet, pas kryerjes së hetimeve paraprake.
Comments are closed.
te gjithe popullsia ku kane ndodhur vdekjet,te organizohen ne demostrate,dhe te protestojne ne shesh, kunder patologjise se vetvetes
Fukarallek maskarallek!
KUR ethane historite
se u bashkuan ndonje dite
fisi i maceve me minjete
Me falni redaskia e Temes por si ju shpetoje ai lajme ku djali i asaj deputetes socialiste vrua shokun e tije dhe….
ne shqiptaret jemi popull i shqetesuar dhe eshte veshtir te mbldhemi ne vathe…kto ngjarje do ndodhin dhe si ndalon dot asnje qeveri..