Shuma e shpenzuar nga qeveria për ditën e 20 shkurtit shkon në 450 mijë euro. Të gjitha këto para paguhen nga arka e shtetit, pasi koncerti festiv është i regjistruar në shërbim të ditës historike të Shqipërisë. Shpenzimet mbulohen nga buxheti i shtetit dhe taksat e të gjithë qytetarëve. Secili prej këngëtarëve ditën e djeshme ka marrë të paktën 5 mijë euro për këngët në podium dhe me gjithë organizatorët shifra shkon në 50 mijë euro vetëm për këngët dhe muzikën. Po kështu përgatitjet e fonisë, podiumit, pankartave, aksesorëve dhe të tjera kanë shkuar po në 50 mijë euro shpenzime.
Nga ana tjetër organizimi i mbështetësve, transporti i tyre me autobusë shkon në 50 mijë euro të tjera, ku çdo mjet është paguar nga 10-20 mijë lekë të reja sipas largësisë. Nga ana tjetër fishekzjarret dhe flamujt kanë pasur një kosto tjetër. Shpenzimet më të mëdha kanë shkuar në reklamat dhe spotet publicitare, që shkojnë deri në 200 mijë euro, përgatitje, shpërndarje dhe transmetim me pagesë nëpër televizione. Këtu hyjnë edhe dietat që do të përfitojnë drejtuesit e lartë të institucioneve që do qarkullojnë me makinat e punës dhe me naftën që do përfitojnë për udhëtimin. Shpenzimet shtesë shkojnë në rreth 100 mijë euro. Të rrumbullakosura shpenzimet për koncertin festiv të ditës së djeshme shkojnë deri në 450 mijë euro, një shifër e përafërt me koncertet e tjera festive të organizuara nga Partia Demokratike dhe Qeveria më parë. Kujtojmë se vetëm në fushatën elektorale të vitit 2009, këngëtarët që kënduan himnin e PD-së, të udhëhequr nga Çiljeta Xhilaga, përfituan jo pak, por 500 mijë euro në një muaj e gjysmë./ama-news.al
Comments are closed.
Mbeshteteni Berishen dhe jetoni fukara te gjith jeten tuaj. Po te ishte burre human Berisha do te ndihmonte fukarate e shkundur ne Shqiperi qe dolen duke bertitur Berisha Berisha. Habitem shume me nje popull qe nuk e kuptone te arrdhmen e vet.
TE PAGUHET NJE FESTE NGA CONTRIBUABLI I SHTETIT DHE TA TRANSFORMOSHE NE MITING PARTIAK VETEM NE ALBANIE NDODHE ISH PRESIDIDENTI CHIRAC VETEM PSE PUNESOJE DISA PERSONA NE BASHKINE E PARISIT KALOI NE GJYQE MEGJITHSE PAGOI EDHE RROGAT QE ATA KISHIN MARE ATY ESHTE MEGJITHMEND NJE EGJIPT TUNIZI ASNJEHERE MOS TE MENDOHET QE KY VEND NDODHET NE EUROPE
Ne londre hellabanianz ben sherr massiv ne trafalgar square me thika, atje ne shqiperi komunisti plak sali fazlliqi ben miting me leket e taksa paguesve- e pasaj duhet me thirr fort o sa mire me qen shqiptar oe oe
Kjo eshte njera nga faturat qe vetem rendojne e pandalur rendojne xhepin e ekonomise dhe garantojne
varferimin e perditshem te njerzve.S’ka rruge tjeter pervec refuzimit me cdo mjet te kesaj qeverisje gangstere qe qeveris vetem kusarine e krimin e asnje pune per te qene.
shqiptaret pranojne varferine por pa idhull nuk jetoin dot,qofte dhe kur idhulli eshte idiot apo tradhetar dhe kriminel (me keq se Kinezet)
PAGUAJME TAKSA NE SE BEN ALI UA GJEN VENDIN NE GJOKSET E CILJETES …
PAGUAJME TAKSA NE SE UDHEHEQESI UA GJEN VENDIN NE GJOKSET E CILJETES …
Ne si popull kete meritojme,mos edhe me keq.Na ka vene kemben ne fyt nje kriminel i cmendur dhe ne –
rrime e bejme llogje Kavaje e lagu se lagu. Cfare llogari bejme se ku sa leke harxhoi Saliu per Ciljetat e
,ai po na merr jeten sic ndodhi me 21 janar.Prandaj zgjohuni sa nuk eshte von dhe ta sikterisim kete
satrap e te shpetoje Shqiperia dhe e a rdhmja e femijve tane.Me Sali Berishen dhe kopistet e tij nuk ka
asnje shans te behen zgjedhje te lira e te ndershme. V.F.L.P.
v.s.l.p
Natryrisht pushteti do kete shume simpatizante sepse kjo opozite ka difektin e madh qe nuk perdor karten e patriotizmit
–Sala kur ishte ne opozite ngjirej per patriotizmin ,
i bente gjithe pushtetaret spiune te grekut , dhe kur erdhi Sala ne pushtet e mbushi qeverine me spiune te grekut
–Ndersa kjo opozite nuk thote nje fjale per patriotizmin –edhe kerkon te fitoje pastaj …..
I ka ngele fiksim komunistit te mutit,nga koncertet e Enverit.