Ambasada e SHBA nxjerr paralajmërim edhe për mitingun e PD, korrigjon njoftimin për protestën e PS

17 Shkurt 2011, 19:13Politika TEMA

Ambasada amerikane ka shtuar një tjetër lajmërim në faqen e saj në internet ku paralajmëron qytetarët që të kenë kujdes edhe nga tubimi që pritet të organizojë qeveria më 20 shkurt. Ambasada thotë se tubime të tillë edhe pse kanë nisur si paqësore, janë kthyer në të dhunshme. Ambasada shton se nuk ka informacione për vendin ku do të zhvillohet tubimi. Ambasada kishte paralajmëruar më herët edhe për protestën e Partisë Socialiste më 18 shkurt. Por në një njoftim të rregulluar, është hequr pjesa ku thuhet se protesta mund të zgjasë disa ditë. Në njoftim është specifikuar se protestuesit do grumbullohen në dhjetë pika të ndryshme e do marshojnë drejt zyrës së kryeministrisë në këmbë.

16 komente në “Ambasada e SHBA nxjerr paralajmërim edhe për mitingun e PD, korrigjon njoftimin për protestën e PS”

  1. ben says:

    Po lene nome edhe keto.Japin deklarata,mbas nje ore e rregullojne,te nesermen e pergjysmojne.Mere me leng se mishi u maru.

  2. bbb says:

    Pse nuk dhan ketaparalajmrime ne Egjypt ose Tunizi??? Jeni te poshter, gjithe bota ju ve dinamit or xhandar vrases te popujve…

  3. nicolla disha says:

    Pse nuk thua ti. Ambasada Amerikane eshte kthyer si telvizioni Shqiptare me njoftimet.

  4. hasan says:

    Po bejne dhe keta si kministri yne.Me duket se ju ngjit semundja Avziut.Flet perçart i shkreti.Si do ti kene ligjet valle keta amerikanet, se te semuret e tille nuk pranojne kurre qe jane te semure?

  5. 21Janari says:

    SHBA nuk jane me ne gjendje te formulojne qofte edhe nje njoftim te sakte per shtetasit e saj. Ky eshte kulmi! Kjo do te ishte e paimangjinueshme pak kohe me pare. Cfare po ndodh keshtu?

  6. Elza says:

    Ambasada e SHBA zyra e shtypit e Pd?

  7. dymi says:

    Nuk ka faj edhe Amerika, me siguri qe e ka nje hall te madh edhe ajo,qe nuk e ndjen ose ben sikur nuk e ndjen eren e keqe qe del nga gjirizi i PD.

  8. ben says:

    Te dielen ju dua ne tubim te PD te gjitheve. Nuk do ti le kokepalaret dhe laviret e bulevardit te me marrin zyren mua. Sllogani i tubimit eshte”Rrofte 7%”.Jeni te lutur te sillni fotografi te heroit te demokracise Ilir Meta.Gjithashtu po patet mundesi sillni postera te Milloshevicit,Fazllicit dhe ndonje harte detare te detit Jon.Flamujte Serb e Greke do u shperndahen pjesmarresve ne tubim para godines se PD. Perpara trima dhe mos harroni thirrjet” E duam Evropen si gjithe Shqiperia

  9. Dino USA says:

    Prit kur te shohim ndonje dite Z.Arvizu ne miting me Berishen,bile jo ne tribune por ne krye te ndonje kuadrati,me pllakaten “Rrofte sa malet Sali Berisha!”Ky e pesoi si ne ato prrallat me magji:e preku Berisha dhe u kethye robot PD-ist

  10. Nabukodonosor says:

    Me ben vertet cudi,por ambasada po behet qesharake qe kur ne krye eshte Arixhiu.Persa i perket antimitingut te dates 20 me duket si protestat e “vullnetareve te Enverit”.Ne thelb prape nje komunist i regjur i udheheq.

  11. saimir says:

    Ambasade ne identitet!Eshte bere tellalle e PD!Le te na thote kur eshte caktuar data e koncertit me L.Gaga,me rihanen,me Cilieten se besoj se e dine.A do ta mbyllin ambasaden me dt.20 apo eshte partia e tyre!Dhe tjeter here ne komunikim mos dilni me me Amb.Amerikane por me Amb.Arviziane.Turp

  12. Rajmonda says:

    Cudi paska frike edhe nga tubimi i PD,por jo mo mos ki frike se ai eshte “burre shteti”,po i the ti anulloje ai ne vend e ben.Pika qe sju bie vetem ju dilni me deklarata,skam pare ndonje ambasade tjeter te beje keshtu.

  13. fule says:

    Kam mar vesh se po bejne namin ne administrate per anti-mitingun e se djeles. Nuk shpeton dot njeri kesaj radhe pa u paraqitur me detyrim ate dite.

  14. gnt75 says:

    Amerikanet e kane per shtetasit e tyre por ne fakt ky eshte nje lloj intimidimi qe i behet popullit shqiptar.Nuk kemi pse marrim 2 leje per mitingje ne,nje ne polici dhe tjetren ne Ambasaden Amerikane,ne kemi jeten tone ne shtetin tone.

    http://www.informohem.com

  15. Falcon says:

    tani dhe cmimin e caracave do ta vendosi ambasadori amerikan ne shqiperi…zot cfare budallalliku

  16. Ermal says:

    Ambasada Amerikane e ka ulur fare profilin e vet me figuren e ketij delenxhiut i ardhur ne Shqiperi ne ndihme te Berishes nga ndonje lobim i Tom Rixhit apo Wesli Klarkut. Nuk besoj se ka pas ndonje rast ne historine e ketyre 20 viteve kur shqiptaret ta kene pare me dyshim administraten amerikane dhe kjo nga perdorimi i shume standarteve te dyshimta “demokratike”.
    Nuk ulen gjakrat duke u bere pale z. Avziu, por duke i thene gjerat drejt e ne sy Berishes si nje njeri i koruptuar, mashtrues dhe me se fundi vrases. Ky eshte standarti i vertete demokratik qe njohim nga SHBA-te!

Comments are closed.

Lini një Përgjigje