Maqedoni: Opozita shqiptare reagon kundër presidentit Topi

11 Mars 2011, 11:17Rajoni TEMA

Partitë opozitare shqiptare në Maqedoni kanë shprehur keqardhje ndaj veprimit të presidentit Bamir Topi i cili dje gjatë qëndrimit në Shkup takoi vetëm liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Krerë të lartë të partive opozitare shqiptare të pyetur nga agjencia e lajmeve INA janë treguar të përmbajtur për të dhënë kritika publike për gjestin e tillë të presidentit Topi, i cili me veprimet e tilla siç thuhet krijon kushte për tendenca të favorizime dhe keqpërdorime politike.

“Ne jemi të indinjuar nga një veprim i tillë dhe sigurisht se nuk duhen të ndodhin veprime të tilla, sepse kjo mund të keqpërdoret sidomos në një fazë kur gjendemi në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Ne jemi të vetëdijshëm se Ahmeti këto takime në mënyrën e tij i shfrytëzon për qëllime politike dhe manipulime”, theksojnë nga PDSH për agjencinë e lajmeve INA.

Ndërkohë, edhe Demokracia e Re vlerëson nëpërmjet përfaqësuesve të saj se presidenti Topi duhet të sqarojë se përse nuk ka takuar edhe liderët e tjerë politik të opozitës shqiptare ,e cila në këtë periudhë ka mëse nevojë për një inkurajim politik duke pasur parasysh siç thuhet situatën e rëndë të shqiptarëve të krijuar nga qeverisja ku participon edhe BDI e Ali Ahmetit.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti deklaroi se në takimin me presidentin Topi ka biseduar për për situatën në Maqedoni, Shqipëri, zgjedhjet e parakohshme dhe Marrëveshjen e Ohrit në Maqedoni. (INA)

2 komente në “Maqedoni: Opozita shqiptare reagon kundër presidentit Topi”

  1. raimondi says:

    Ky Presidenti jone eshte nje Hajvan Politik —————-Pa asnje dyshim midis 10 milion shqiptareve ne Ballkan ky eshte me IDIOTI

    Ky ka nje shprehje idiotike ne fytyre dhe ne sjellje qe e tregon tamam se cfare Deficenti eshte ky lloj robi

  2. rexha italia says:

    MOS harroni zotrij se presidenti eshte figure shteti
    NUKE eshte faji i presidentit te shqipris kur cdo dy shqiptar duan nje PARTI me e keqja eshte se te gjitha keo parti mbrojne interesat e te huajve dhe jo ate te popullit

Comments are closed.

Lini një Përgjigje