Kanë filluar bisedimet e para të drejtpërdrejta në mes të Kosovës dhe Serbisë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia para tri vjetësh, shkruan gazeta prestigjioze londineze “The Financial Times” (FT), raporton QIK.
Pasi jep prononcime të të dy kryenegociatorëve, Edita Tahirit dhe Borko Stefanoviqit, FT përkujton dështimin e bisedave të viteve 2006-2007, me ndërmjetësimin e Marti Ahtisaarit, emisarit special të OKB-së, që “shtyri SHBA-të dhe shumicën e vendeve anëtare të BE-së të mbështesin aspiratat shtet-formuese të shqiptarëve të Kosovës”.
“Kësaj radhe, Kosova ka më shumë ç’të humbë, ndërsa Serbia ç’të fitojë në rrafshin politik”, shkruan korrespondenti i FT-së nga Beogradi, duke konstatuar se të dyja palët duan të sigurojnë investitorët e huaj dhe të bashkëpunojnë me Perëndimin.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (GJND) shpalli në korrikun e vitit të kaluar se deklarata e pavarësisë e Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare, përkujton FT, ndërsa thekson se Serbia ka fituar simpati të BE-së me miratimin e rezolutës së përbashkët në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në shtator që bën thirrje për “dialog…për të përmirësuar jetën e njerëzve”.
Duke ilustruar mospajtimet që do të diskutohen, FT thotë se Serbia refuzon të pranojë vulat doganore me emërtimin “Republikë e Kosovës”, duke insistuar në referencën “UNMIK”. Për pasojë, prodhuesit e Kosovës nuk mund të transportojnë mallrat e veta nëpër Serbi. Të dyja shtetet janë pa dalje në det, por Serbia kufizohet me BE-në, shkruan FT.
Sipas gazetës, “vula me emërtimin ‘Kosovë’ mund të jetë e pranueshme nga të dyja palët”, ka thënë një diplomat kosovar, që nuk përmendet me emër. Duke dhënë një ilustrim tjetër të llojit të kompromisit që mund të gjejnë Kosova dhe Serbia në bisedime, FT thotë se Kosova ka kryesinë e CEFTA-së, një grupi të shteteve të Evropës juglindore që synojnë anëtarësimin në BE.
“Zyrtarëve të vendeve të CEFTA-s mund t’u duhet të mbajnë thjesht shenja me emrat e tyre personalë, pa tituj apo emra të shteteve”, konstaton gazeta londineze.
Ndër temat për diskutim përfshihen telefonia mobile, aviacioni dhe targat e automjeteve – “fusha ku pritet të ngrihet çështja e vështirë e sovranitetit”, përfundon FT.
Comments are closed.
Hashim Thaci dhe banditokracia e tij e kane vendosur ta bajne rrush e kumbulla pavaresine e Kosoves. Kjo bahet e qarte nga kjo gazete shume mire e informuar e Londres, e afert me Qeverine konservatore te David Cameron-it. Behgjet Pacolli e Hashim Thaci, dy banditokratet e perkrahur nga Sali Berisha e Boris Tadiqi, por edhe ambasadori amerikna Chris Dell, e kane per krenari te jene “zemergjere karshi vellezerve tane serbe”.
KOSOVA ESHTE E DESTINUAR TE HUMBI E PARA NUK ISHTE UCK QE LARGOJE SERBIN POR OTAN DHE POLITICA AMERICANE DO TE THOTE QE U GJETE NJE ZGJIDHJE PER MOMENTIN PER TE FUTUR POPULLSINE NE KOSOVE QE NE ATE PERIUDHE ISHTE NEPER KAMPE PA GJAKE NUK PAMVARSI ATA U MBLODHEN NE KUKES DHE SHIKONIN SPEKTAKLE SI BOMBARDONTE OTAN NDERSA SHQIPERIA NE LUFTEN E DYTE BOTERORE HUMBI 28 MIJE DESHMORE KURSE UCK ARITI TE GRUMBULLONTE 25 MIJE TI QUAJME USHTARE JOO PA GJAK NUK KA LIRI E KOSOVOT NUK JANE PER LUFTE
25.000? ….. nuk ishin as 1500..me 25000 trupa mund te coje kufirin ne Beograd ..dhe ata u perdoren nga NATO thjesht per informacione te levizjeve te trupave Serbe..me 25 000 trupa me lufte guerrile mund te shkaterrosh nja tre ushtri si ejo e Serbeve qe ne fund te fundit eshte nje ushtri e botes trete duke e krahasuar me NATO,e cila vetem beri ca bombardime kirurgjikale per ti tremb serbet,dhe shmangur destabilizimin e Europes perendimore nga dyndja e refugjateve kosovare si dhe ishte nje rast i mire per amerikanet per te filluar ndertimin e bazes “Bondsteel” qe do kontrolloje ne gjithe naften Ruse qe kalon aty prane ..shifrat ekzaxhiroheshin per te dizinformuar inteligjenc servis serb dhe per ti bere trupat e tyre te leviznin me shume qe te shiheshin levizjet e tyre nga paisjet satelitore te surveimit.. paret qe ne mblodhem dhe i dorezuam ne NYC per UCK u avulluan dhe u futen ne xhepajt e dikujt..end of the story…
Kosova nuk humb ne bisedime aspak —dhe Kosova nuk kthehet me mbrapa ne Serbi, kjo s’ka perte ndodhur kurre , pavarsishte se cfare thone keta minjte e grekut qe na levizin neper kembe ,
Ketu problemi eshte qe pala kosovare te mos terhiqet nga kekresat e saj aspak, dhe le te shkojne bisedimet ne deshtim,por te jete gjithmone ne sulm ne bisedime , t e jete agresive ne kerkesat e saj dhe t e mos pranoje asnje kerkese serbe
Nga ana tjeter kur te vije puna per te diskutuar sovranitetin — Pala kosovare duhet ti diskretitoje serbet duke ju thene se ata jane sjelle si pushtues per 200 vjet ne Kosove, sepse per gjithe keto vite ata kane kryer vetem Genocid te papare i cili harriti kulmin ne 1999
—-dhe aty ti permendi krimet e tyre monstruoze dhe tu kekrkoje serbeve qe te kekrojne nje falje publike per krimet dhe tu kekroje edhe truat e 2000 te zhdukurve qe jane rembyer ne Serbi, –
———–Se kjo eshte skandal ! Jane akoma 2000 te zhdukur dhe ne bisedojme me ta ???? !!!!!!-
Qeveria e Kosoves ka ne dore fatin e serbise per integrim europian, dhe duhet ta perdori per qellimet kombetare te saj,dhe ti terheqe per hundesh jo te shitet tek nje shtet qe jeton akoma ne mitologjine e shpikur nga propaganda shoviniste sllave.
Hiqini mor vllezer kosovar ato parrulla, “Kosova eshte Europe”. Kosova eshte Kosove, eshte Shqiperi dhe ka vetem nje aleat, SHBA-t, qe u shpetuan nga genocidi serb, se te ishte per europen do iu linte si Srebrenica, SHBA-t u dhuruan pavaresine. Europa nuk e do kombin shqiptar por gazin dhe naften ruse, ndaj harrojeni ate pergjithmone se do na ndihmoj. Edhe shqiptaret e deshen Shqiperine si gjithe Europa ne 1990, por Europa solli Salen dhe e coi vendin te arabet, turqit, grekerit dhe serbet e ruset pas tyre. Interesat ekonomike jane ato qe drejtojne politiken europiane, ndaj harrojeni ndihmen nga europa, vetem SHBA-t vazhdojne linjen e presidentit Wilson per mbrojtjen dhe forcimin e kombit shqiptar.