Moses Lanham planifikon të hyjë në librin e rekordeve si njeriu më elastik në botë. Ai mund të rrotullojë këmbët e tij 120 gradë pas tij dhe sërish mund të ecë deri në 20 metra. Mendohet se Lanham vuan nga një sëmundje e quajtur hipermobiliteti. Amerikani e zbuloi këtë aftësi të tijën kur ishte 14 vjeç dhe pësoi një aksident. Por zbuloi se ndrydhja e këmbës nuk ishte një problem për të.