Princi William dhe e fejuara e tij, Kate, nuk duan dhurata për martesën e tyre. Siç bëjnë të ditur mediat britanike, dy bashkëshortët e ardhshëm kanë kërkuar nga ana e të ftuarve që në vend të dhuratave, të ofrojnë donacione për elefantët në Tajlandë. Elefantët në Tajlandë në fakt janë në rrezik, pasi gjithmonë e më shumë po pakësohen. Aktualisht, në Tajlandë ka rreth 3500 elefantë. Por, dy bashkëshortët e ardhshëm pritet që të kërkojnë donacione edhe për familjet e ushtarëve dhe për Zelendën e Re, e cila u godit nga një tsunam pak javë më parë.