Emri i saj nuk bëhet i ditur, por kjo pilote britanike është e vetmja femër që patrullon qiejt e Libisë pas vendosjes së ndalim- fluturimit. Ajo ka në dispozicion një nga avionët më të përparuar në botë, një Typhoon, që kushton rreth 160 milion euro. Zyrtarët e forcave ajrore britanike thonë se ajo e meriton detyrën e saj për shkak të aftësive. Ajo është një pilote e klasit të parë.