SHUHET ELIZABET TEJLER. JETA E DIVES (FOTO)

23 Mars 2011, 14:21Lifestyle TEMA
SHUHET ELIZABET TEJLER. JETA E DIVES (FOTO)

Ikona e kinematografisë botërore, Elizabet Tejlër, është shuar në moshën 79 vjeçare. Një publicist i saj tha se ajo vdiq “paqësisht në një spital të Los Angelos”. Aktorja fitoi dy çmime OSCAR, por ajo ishte më shumë se aktore. Për shumë njerëz, ky është fundi i një epoke të artë të kinematografisë.

Tejlër, e martuar tetë herë, madje dy herë me të njëjtin burrë, është cilësuar si aktorja më e bukur në botë.

Gjithmonë e jetoi jetën në korsinë e shpejtësisë. Tejlër u bë aktorja e parë në botë që u pagua 1 milion dollarë për një rol.

Mori pjesë në më shumë se 60 filma dhe shfaqje televizive. “Të jetoje me të,” thoshte ish- shoqi Richard Burton, “ishte sikur jetoje mbi një vullkan. Ishte eksituese, por mund të kthehej në vdekje.”

Tejlër lindi në Londër, por kishte kombësi amerikane. Ajo mori pjesë në një film që në moshën 9 vjeçare. Shumë shpejt nisi karriera e saj e shkëlqyer. Në moshën 18 vjeçare ajo u martua për herë të parë, por ajo nuk zgjati më shumë se dy vite. Brenda 20 ditësh ajo u martua sërish.

Këtu nisi maratona e martesave. Por kulmin e ka pasur me martesën me Richard Burton. Aktori e kishte mbuluar Tejlër me diamante duke shpenzuar një djall për blerjen e tyre. Por problemet ishin të shumta. Divorci erdhi shpejt, por flaka nuk u shua. Ata u rimartuan sërish pas 16 muajsh. Unaza e propozimit ishte 72 karatësh. Martesa zgjati nëntë muaj. Kur aktori vdiq, Tejlër befasoi vejushën e tij duke thënë se kërkonte të varrosej me të.

“Kam fjetur vetëm me ata burra, me të cilët jam martuar,” citohet të ketë thënë aktorja.

Por jeta e aktores u shoqërua gjithmonë nga probleme shëndetësore për shkak të abuzimeve me drogën e alkoolin. Ajo kreu 30 operacione në 40 vite.

Aktiviteti i saj për bamirësi është shumë i njohur, sidomos në fushën  HIV/AIDS. Çmimet po ashtu janë të panumërta.

1 komente në “SHUHET ELIZABET TEJLER. JETA E DIVES (FOTO)”

  1. Burimas City says:

    ngushellime nga ana ime o ikone e filmave te pare vecse mu beka qefi qe nuk paske vojtur kur more fryme per heren e fundit ……i lehte qofte dheri moj ELISABET TEJLER

Comments are closed.

Lini një Përgjigje