Robert Pattinson, 24 vjeç, është një nga aktorët më të njohur të momentit, për shkak të suksesit të madh me sagën Twilight . Megjithatë, pavarësisht suksesit të madh, aktori britanik është shprehur për “Style” se i pëlqen që të ketë një jetë normale. “Hotele luksi, modele dhe stilistë që më rrethojnë? Të gjitha janë kurthe, unë dua një jetë normale”, është shprehur aktori. Robert vazhdon më tej, duke thënë se “nuk më interesojnë marrëdhëniet e rastësishme, dua që të njihem me personin. Nuk po bëj një deklaratë ekzistencialiste: thjesht dua një familje me dy ose tre fëmijë”.
Comments are closed.
Ja pra nje shembull i shkelqyer i botes se qyteteruar , pjekuri e plote , vetepermbajtje dhe vleresim serioz per jeten.
Vleresimet e mia me te larta !