Që nga ora 02:00 e mëngjesit të së dielës, akrepat e orës do të shkojnë 60 minuta më përpara. Ndryshimi i orës ndodh dy herë në vit, ndryshimi veror, që është ky që do të ndodhë të dielën dhe ndryshimi dimëror, i cili ndodh më 30 tetor. Ky ndryshim ndodh në të gjitha vendet e Europës, me përjashtim të Rusisë. Në botë, Japonia dhe vendet afrikane nuk e aplikojnë këtë ndryshim.