Natali Portman nuk e meriton çmimin OSCAR?

28 Mars 2011, 11:05Lifestyle TEMA

Të paktën nëse do dëgjosh atë që thotë dublantja e aktores së njohur, do besosh se Natali Portman nuk e meriton çmimin OSCAR në filmin “Mjellma e zezë”. Fillimisht doli një lajm se aktorja ka përdorur dy dublante për skenat e kërcimit. Më pas koreografi i filmi tha se 85 përqind të skenave janë të Natalisë. Por balerina që ka realizuar dublimet, thotë se vetëm në 5 përqind të rasteve shfaqet Natali. Në 95 përqind të skenave është ajo, balerina. Fytyra i është vendosur asaj me teknologji dixhitale. Balerina thotë se puna e saj nuk është shpërblyer.

Lini një Përgjigje