Quhet Aimee Mullins, është 35 vjeç dhe ka një karrierë të shkëlqyer si modele, atlete dhe aktore. Tashmë ajo është imazhi i ri i L’Oréal Paris. Të gjitha këto, 35-vjeçarja i ka arritur me një handikap të madh, pa këmbë. Megjithatë, asgjë nuk e ka penguar atë që të sfilojë me patericë dhe të bëhet një nga ikonat e prestigjiozes së famshme franceze, L’Oreal, përkrah Beyoncé, Gwen Stefani, Diane Kruger dhe yjeve të tjerë. Para se të bëhej një ikonë e bukurisë, ajo ka qenë atlete në lojërat paraolimpike në Atlanta në vitin 1996 dhe zuri vendin e parë në 100 dhe 200 metra si atlete. 35-vjeçarja mori pjesë edhe në lojërat në Vankuver 2010 dhe historia e saj ka bërë xhiron e botës.