Francezi ngjitet në kullën më të lartë në botë

29 Mars 2011, 10:17Lifestyle TEMA

Një francez ka arritur të ngjitet në ndërtesën më të lartë në botë, kullën Burxh Kalifa në Dubai, e lartë 828 metra. Alen Robert, 48 vjeç, i cili gjithashtu njihet si “njeriu merimangë”, për gjashtë orë arriti të ngjitet në ndërtesën që ka mbi 160 kate. Për dallim nga herët tjera, Robert përdori litar, për të përmbushur kushtet që i kishin vendosur për t’u ngjitur në kullën në Emiratet e Bashkuara Arabe./RFE/

1 komente në “Francezi ngjitet në kullën më të lartë në botë”

  1. Frederik says:

    Ky eshte me i çmenduri ne bote , por dhe me i zoti.

Comments are closed.

Lini një Përgjigje