Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Michael Bloomberg, i ka çuditur qytetarët e vet, duke u veshur si superheroi i amerikanëve, Spiderman. Por, e gjitha kjo ka ndodhur për bamirësi. 69-vjeçari, që prej 10 vjetësh drejton bashkinë e Nju Jorkut, ishte ftuar në darkën e përvitshme të bamirësisë të Inner Circle a Nju Jork dhe nuk është menduar dy herë kur i është kërkuar që të vishet si Spiderman. Tashmë atë kanë filluar që ta quajnë me humor edhe “Spider-Mike”