Për dasmën e tyre është duke u folur prej muajsh dhe është konsideruar si një prej evenimenteve më të rëndësishme. Por, duke se princi William nuk është i gatshëm për ditën e shumëpritur. Të paktën kështu thonë disa zëra pranë tij. Sipas tyre, princi është shumë i pavendosur dhe madje në një krizë nervash. Kjo gjë në fakt është lënë të kuptohet edhe nga vetë deklaratat e tij. Në një prej tyre, William është shprehur se, “”natën nuk arrij dot që të fle, sepse jam në ankth. Bëra një provë një ditë më parë për ceremoninë dhe gjunjët e mi filluan që të dridheshin nga nervozizmi”. Megjithatë, këto për momentin janë thashetheme dhe ende nuk ka asgjë zyrtare. Fundja, kushdo bëhet nervoz para dasmës, duke qenë se është një nga ditët më të rëndësishme të jetës së njeriut. Dasma e princit me Kate Midleton është caktuar më datën 29 prill.