Një në tre gra trishtohet pas seksit

31 Mars 2011, 10:09Lifestyle TEMA

Një studim i kryer nga Universiteti i Queensland në Australi dhe ai i Utah në SHBA, ka arritur në përfundimin se një në tre gra vuajnë nga trishtimi, ankthi dhe melankolia pasi kanë kryer seks. Studimi është bazuar në marrjen në pyetje të 200 femrave, 32.9% prej të cilave kanë thënë se kanë vuajtur të paktën një herë pas kryerjes së aktit seksual. Nëse tek disa femra, kjo gjë mund të shpjegohet me faktin se ato mund të jenë abuzuar seksualisht, studiuesit nuk kanë mundur dot që të shpjegojnë përse kjo gjë ndodh edhe tek femrat e ekuilibruara dhe që kanë një jetë të lumtur. Megjithatë, studimi është vetëm në hapat e parë dhe kjo përgjigje pritet që të jepet më pas.

Lini një Përgjigje